Vdekja e Olldashit, politika ngushëllon në Facebook

Redaksia Online November 21, 2013 10:24

Vdekja e Olldashit, politika ngushëllon në Facebook

Në rrjetet sociale dhe në media qarkullojnë ngushëllimet dhe mesazhet për vdekjen e ish-ministrit te Transportit dhe deputetit te Partisë Demokratike, Sokol Olldashi

Majlinda Bregu

Lamtumirë Koli!
Lamtumirë miku im i mirë!
Paç paqe në atë botë më shumë se trazirat e kësaj që le!

 

Oerd Bylykbashi

Koli, do të të kujtoj ashtu si në diten e parë kur u njohëm në gjimnaz në 1988. Do të të kujtoj si nxënës i shkëlqyer, inteligjent, i shkathët, poet i talentuar dhe me kitarën tënde në dorë. Të mbaj mend në qindra momente të tjera në këto 25 vite miqësi e punë. Mbi të gjitha, do të të kujtoj atë ditë të ftohtë të shkurtit 1991, në palestrën e gjimnazit “Naim Frashëri”, kur mes nxënësve që protestonim dhe solidarizoheshim me grevën e urisë së studentëve, ti u ngjite mbi kokat tona mbi një shkallë druri të mbështetur në mur. Në atë moment ti u bere lider i të gjithë neve. Ai do jetë imazhi që do ruaj përgjithmonë për ty, mik i vjetër! U prehsh në paqe Koli!”

 

Fatos Nano

Një humbje e madhe për politikën shqiptare. U prefsh në paqe miku im

 

Mesila Doda

Lamtumirë miku im! Ishe më i mirë seç duhej për këtë botë. Zoti të dhëntë paqe!

 

Lulzim Basha

Koli do të mbetesh përjetë mes nesh!

 

Eduart Selami

Ndarja tragjike e Sokol Olldashit nga jeta është një humbje e madhe për të gjithë miqtë e tij. Familja humbi njeriun e shtrenjtë. Partia Demokratike një përfaqësues të shquar dhe shoqëria shqiptare një luftëtar të lirisë.
U prehtë në paqe…

 

Kastriot Islami

I dashur Koli! Sonte morëm vesh një lajm tronditës deri në fund të pabesueshëm. Një ngjarje e rëndë për familjen e të afërmit, miqtë, kolegët, të gjithë ne… Uroj të prehesh i qetë. Zoti i dhëntë forcë familjes!

 

Shegushe Ligori

Kam biseduar me të kur ishte ministër i Transporteve për punimet në rrugën që i mori jetën! Fliste me shumë pasion për këtë investim! Madje edhe për ristrukturimin e rrugës së vjetër për ta bërë atë turistike… Ngushëllime familjes dhe të afërmve të deputetit e politikanit të karrierës, Sokol Olldashi!

 

Taulant Balla

Një lajm i hidhur në këtë mbrëmje për të gjithë ndarja nga jeta e kolegut tonë, Sokol Olldashi. U prefsh në paqe, Sokol!

 

Piro Lutaj

I trishtuar pa masë për aksidentin tragjik, i cili i mori jetën kolegut tim Sokol Olldashi, nuk gjej fjalë për të ngushëlluar familjarët e Sokolit, në mënyrë të veçantë bashkëshorten dhe 2 djemtë. U prehtë në paqe Sokoli i paharruar!

 

Rudina Seseri

Ngushëllime dhe keqardhje për Sokol Olldashin dhe familjen e tij në këtë mbrëmje të vështirë.

 

Andis Harasani

Refuzoj ta besoj lajmin për mikun tim, Sokol Olldashi!

 

Astrit Bushati

Humbëm një mik! Ndihem keq! Pushofsh në paqe, Kol!

 

Alfred Peza

E tmerrshme… E takova mikun dhe kolegun tim Sokol Olldashi sot në 18:30 në barin e hotel “Rogner”

 

Bamir Topi

Mbrëmë bashkë me të gjithë shqiptarët mësova me dhimbje të thellë vdekjen tragjike të deputetit Sokol Olldashi.
Humbëm një njeri të vlerë, një veprimtar të madh të demokracisë së re shqiptare, humbëm një deputet të spikatur.
Në këtë ditë të tmerrshme për familjen Olldashi ndjehem pranë saj me ngushëllimet e mia më të thella për ikjen e papritur gjatë një aksidenti fatal.
Së bashku me Teutën dhe vajzat i jam pranë Kozetës, bashkëshortes, fëmijëve dhe vëllait të të ndjerit Sokol Olldashi në këto ditë të vështira , të trishtuara dhe të pikëlluara për ta dhe për të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e çmuan Sokol Olldashin.
Mendimet dhe lutjet e mia më të ndjera në këtë ditë zie janë për familjen Olldash.
Zoti u dhëntë forcë e kurajë për të duruar këtë humbje të madhe!

 

Redaksia Online November 21, 2013 10:24
Komento

10 Komente

  1. DREAM November 21, 10:48

    Shume “prekse’ dhe mesazhet e ktyre ciganeve …ashtu politikaneve ….tipike e atyre qe urrehen per asgje dhe ne fund me perplasjen e ftohte te vdekjes …dashurohen .

    BERRISHE ,do e kesh jeten e gjate …do ngelesh ktu me kufomat e tua !

    Reply to this comment
  2. Ledja November 21, 11:19

    Nje humbje e madhe per nene e tij, gruan, femijet, te afermit, miqte, shoket, komshinjte, koleget. Nje humbje e madhe per te gjithe. Le te prehet ne paqe shpirti i tij

    Reply to this comment
  3. Marin November 21, 12:21

    Sokol Olldashi dinte shume gjera si deshmitar, por ishte edhe protagonist. Klani serb qe vepron ne politiken shqiptare duhet te jete shume i gezuar nga mbyllja e gojes se tij. Une besoj me shume ne pisten e dergimit per “gjah”.

    Reply to this comment
  4. Horri i Bulevardit November 21, 12:44

    Ngushellime familjes Olldashi

    Por para disa koheve ngushellova ate nene te nxjerre jashte shtepise se saj qe jeten ja mori i ftohti ne nje lulishte ne Durres.

    Reply to this comment
  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. November 21, 14:45

    “HORRI i BULEVARDIT ” ,pervecse ngelesh alegorik ,je edhe shume SINJIFIKATIV !
    Dhe une do te ngushelloja te jemen ,KOZETEN .
    Ai qe eshte atje lart ne QIELL e di te verteten .
    Uroj qe te mos kete qene …….. HAJDAR ,ZHULAL,PASHKO ,GAZIDEDE ,ARBNOR ,HOXHA ,TREBICKE i radhes apo ku di une .

    Reply to this comment
    • beni November 21, 15:46

      Iku cubi i berishes!

      Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit November 21, 19:28

      Puna eshte Totila i nderuar, se po shof shume hipokrizi, jemi rritur me mentalitetein se sa do te keqija te kete bere nje person, kur vdes, duhet patjeter te themi fjale te mira, megjithese te gjithe e dime se jan fjale fallso, sa per sy e faqe, qe te dukemi burra te mire.
      Nuk e di por une kam komplet tjeter mentalitet dhe kam bindjen se po te kisha dicka ne dore, ne politike, do ta kisha cuar Shqiperine ne BE, ne kohen kur hyne vendet e para si Polonia, Cekia e Hungaria, se nuk di te genjej, e them cope ate qe eshte e mire dhe po ashtu sdi te fsheh ate qe eshte e keqe, por di te vleresoj ate qe me do te miren.
      Do ta kisha bere realitet fjalen e kosovareve se Adolfin e kemi patur daje, qe do te thote, se Gjermanine do ta kisha prioritet se e di qe ste genjen me lajka, por kur vendo te ndihmoje, ta ben ate pa kushte.
      Me vdekjen e Olldashit po luhet nje loje e piset, kaq di te them. Per mua ai ka qene pjese e krimit si politik dhe ordiner. Faktet jane dhene ketu me qindra here, nga komentues te ndryshem.

      Reply to this comment
  6. Jorgo November 21, 14:55

    U prefsh ne paqe , dheu qe do rije mbi trupin tend te jete i lehte miku im Koli , ne dotete kujtojme dhe cdo here qe do marim ate ruge ku Ju firmoset te bej Autobank , do shuajme motorin e makines , do tete leme nje cigare te dredhur miku im ne ate kilometer te pa besueshem qe mori jeten tende dhe trazoi shpirterat tane , i Perjeteshem Kollllllllllll

    Reply to this comment
  7. nasruddin November 21, 15:30

    PSE KAQ HIPOKRIZI TE PANEVOJSHME?

    Ne raste tragjike te mortjes shqyptaret e kane zakon te harrojne inatet dhe kunderveniet politke dhe te ngushellojne familjet e viktimave. Por po te abstrakoemi nga ritet tribale te shqyptareve dhe t’i kthehemi realitetit lind pyetja: Pse te gjithe tani pas vdekjes se Sokol Olldashit vrapojne me ngut qe t’i shpallen miq per koke Sokol Olldashit dhe t’i kendojne elegji dhe t’i thurrin hymne sikur te ishte nje Skenderbe i syte i Shqypnise. Po te kthejme koken prapa do te kujtohemi se te njejten menyre perdori politka shqyptare per Azem Hajdarin duke e shpallur kete CUB Mali si Pishtar te Demokracise. Po te kthejme koken me vone prapa do te shikojme sesi Sali Berisha e perdori si nje LETER BYTHE Sokol Olldashin ne zgjedhjet e per kryetar Partie ne PD. Por po te hetojme dhe zhbirilojme kuserine makaber ne rrugen Durres-Kukes krahas emerit te kusarit te besimit te Sali Berishes Lulzim Basha do te lexojme edhe emerin e Sokol Olldashit si minister i transporteve qe e vulosi kete rruge si nje shembelltyre te abuzmit total te pushtetit me fondet publike. Mbase i takon Edi Rames t’i pergjigjet nje pyetje krejt te sinqerte: A do ta kishte kallezuar ne Prokurori Edi Rama Sokol Olldashin sikur te mos kishte vdekur per dosjen e pambyllur te vjedhjeve monstruoze te fondeve publike ne rrugen Durres-Kukes? Sic beri me socialistin e korruptuar te Vlores Shpetim Gjika? Mbase duhet te pyesim edhe biznesmenin Duka te firmes AIBA per te zbardhur si i fitoi Olldashi zgjedhjet ne Shijak dhe Durres me gangsteret e tij te mafies se droges dhe prostitucionit, qe tani politka dhe media po i bejne reklame si nje arritje e madhe e suksesit ne jete.
    Keto pyetje nuk i ben ASKUSH dhe GJITHKUSH ngutet te kendoje elegji per Sokol Olldashin, nipin e Dashnor Mamaqit, besnikun dhe tradhetarin e Saliut dhe te PD-se se tij por askujt akoma nuk i shkon ne mendje te krahasoje aksidentin e Kosta Trebickes me te Sokol Olldashit se mund te gjeje shume gjera te ngjashme dhe enigmatike. Ne fund te fundit deputeti aktual kundershtar i Lulzim Bashes si nje hije e BOSIT Sali Berisha mund te jete “ndihmuar” me aksidentin e tij fatal ne nje moment akoma me fatal per te ardhmen e PD-se. Sepse mund te pyesim pa ndrojte:

    A MUND TE RRESHQASE KAQ LEHTE NJE FUORISTRADE AUDI Q4?

    Reply to this comment
    • beni November 21, 15:52

      Politika e shqiprise eshte me hipokrite se kudo ne bote!
      Nderohet I korruptuari,Bashkepuntor me boset e droges,prostitucionit dhe me ne fund ne fjalimin e tij te fundit,kerkoj te tregoje se esht njeriu i ndershem,si Drapri si Enveri!Jam i lumtur qe nuk jetoj ne nje shoqeri me llum te zi te hipokrizise dhe me njerez qe te vrasin naten e te qajne diten!!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*