Vdekja e të riut në Francë, reagon Ambasada Shqiptare: Ndjekim çështjen

December 23, 2017 10:38

Vdekja e të riut në Francë, reagon Ambasada Shqiptare: Ndjekim çështjen

Ambasada shqiptare në Francë ka reaguar pas lajmit të rëndë që tronditi opinionin publik, ku i riu shqiptar, Florenc Beqiraj, ndërroi jetë pas një jave në gjendje kome.

I ati i 23-vjeçarit deklaroi se mjekët francezë i kishin hequr aparaturat që mbanin në jetë të riun, duke e çuar atë në vdekje. Në reagimin e saj, ambasada thekson se do të ndjekë nga afër çështjen, duke shtuar se pret përfundimin e hetimit zyrtar.

Deklarata e plotë:
Duke u nisur edhe nga interesimi i veçantë mbi rastin e shtetasit zotit Florenc Beqiraj, i cili ndodhej prej disa ditësh në gjendje kritike në spitalin Nord të Marsejës (Francë), Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton me hidhërim të thellë se, sot pasdreke, ai është deklaruar i vdekur nga autoritetet spitalore franceze.

Për këtë gjë, janë njoftuar familjarët e të ndjerit, përfaqësuesit ligjorë të familjes, dhe Ambasada e Shqipërisë, e cila që prej njoftimit të ditës së parë e ka ndjekur nga afër rastin e të ndjerit Beqiraj, në kontakt me autoritetet policore dhe gjyqësore-hetimore dhe me ato mjekësore-spitalore të qytetit të Marsejës, si edhe me të afërmit e tij, i shpreh familjes dhe të afërmve të të ndjerit për këtë humbje të të dashurit të tyre, ngushëllimet e saj të sinqerta, si edhe ato të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Duke vazhduar ta ndjekë nga afër çështjen si me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit zyrtar lidhur me rrethanat e vdekjes së të ndjerit Florenc Beqiraj, ashtu edhe me përfaqësuesit ligjorë të familjes, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë janë të angazhuara maksimalisht për të qenë pranë të afërmve dhe për kryerjen e lehtësimin e të gjitha procedurave të parashikuara në këto raste sipas ligjit.

Ajo risjell gjithashtu në vëmendje se mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqipërisë është prioritet kryesor i veprimtarisë së qeverisë, e më posaçërisht i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe i përfaqësive të saj në botë.

December 23, 2017 10:38
Komento

3 Komente

  1. adri December 23, 18:51

    Te kerkohet qe qeveria Franceze te paguaje demshperblim falijareve te viktimes 300 milione euro.
    Ambasada Franceze ne Tirane te keroje falje per krimin vrasjen e shqipetarit nga te burgosurit dhe policet me origjine arabe qe kane kryer vrasjen dhe te kerkoje ndershkimin dhe publikimin e identitetit te tyre.
    Nse ambasada Franceze nuk e ben kete te kerkohet largimi i abasadorit dhe ambasades Franceze nga shqiperia . Shqiperia nuk ka nevoje te kete mardhenia diplomatike me nje shtet kriminel e vrases si Franca.

    Reply to this comment
  2. Arben December 23, 20:35

    Nga televizori po e ndiqni edhe ju

    Reply to this comment
  3. edmond December 23, 20:47

    INFORMACION
    Mbi vdekjen e te riut shiptar ne Marsjejë te Frances
    Ne rradhe te pare i shpreh ngushellimet te sinqerta familjes per humbjen tragjike te djalit te tyre te vetem.
    Te gjitha informacionet e meposhtme jane informacione zyrtare, nuk ka asnje interpretim nga ana ime.
    I ndjeri Florenc Beqiraj ka mbrritur ne France para 19 muajsh dhe ka depozituar nje kerkese per azil. Pasi ka kaluar te gjitha proçedurat e azilit nga ana e autoriteteve franceze (prefektura e vendit ku ka qene i instaluar ne France) ka nxjerre urdherin per tu larguar nga Franca. Ky urdher leshohet per te gjithe ata persona kerkues azili qe konsumojne te gjitha proçedurat per nje qendrim legal ne France dhe siç dihet porta e vetme e nje qendrimi legal ne France eshte azili ose mbrojtja internacionale ne zbatim te Konventes se Gjeneves dhe Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut.
    Urdheri i leshuar nga Prefekti per tu larguar nga Franca mund te kundershtohet ne gjykaten administrative ne dy shkalle,pra edhe apel.
    Disa dite para ngjarjes se rende, i riu eshte kontrolluar nga policia dhe duke konstatuar se qendrimi ne France ishte i parregullt, e ka ndaluar dhe mbyllur ne qendren e ruajtjes administrative.
    Keto Qendra ndodhen kryesisht ne afersi te aeroporteve dhe mbahen personat te cilet jane “te debueshem” nga Franca ne drejtim te vendit te tyre te origjines. (ne frengjisht CRA. – Centre de rétention administrative). Me te mbrritur ne kete qender, personi ka te drejte te telefonoje ku te kete nevoje, pra edhe ne vendin e origjines, ka te drejte te angazhoje nje avokat dhe te kundershtoje mbajtjen e tij te mbyllur ne kete Qender. Per te gjitha keto veprime, personi asistohet juridikisht nga juriste te nje shoqate jo-qeveritare qe jane aty vetem per te kerkuar te zbatohet ligji dhe vetem per te ndihmuar personin. Bisedat me personat e mbyllur behen gjithmone me perkthyes.
    Ne rastin e qendres se Marsejes ku u mbyll i ndjeri, juristet i parkasin shoqates “Forum réfugiés – Cosi”. Fatkeqesia ka ndodhur me daten 14 dhjetor dhe i riu eshte derguar me urgjence ne Hopital Nord te Marsejes. Shoqata ka dale me nje komunikate duke e cilesuar si nje tentative vetvrasje. Ne komunikate eshte theksuar gjithashtu qe nga juristi i Shoqates, te riut i ishte propozuar mundesia per te rihapur dosjen e azilit per rishqyrtim (jane raste te rralla por ekziston kjo mundesi) por ai e kishte kundershtuar duke shprehur deshiren per tu kthyer sa me shpejt prane familjes.
    citimi nga komunikata sa thashe me siper : L’association, selon laquelle la tentative de suicide est “inexpliquée”, précise que ce migrant avait renoncé à faire réexaminer sa demande d’asile et souhaitait “retourner au plus vite en Albanie et rejoindre sa famille pour les fêtes de fin d’année”.
    Pavaresisht nga deshira per tu kthyer sa me shpejt, kthimi me avion ka proçedura qe duhen respektuar: kontaktohet shteti i origjines qe duhet te konfirmoje shtetesine e personit dhe gatishmerine per ta pritur, gjithashtu eshte koha e prenotimit te biletave te avionit qe nuk priten sot per neser. Mbyllja ne Qender nuk mund te zgjase me shume se 45 dite, nese kalojne 45 dite pa u debuar drejt vendit te origjines personi lirohet.
    Gjithashtu, po ne kete komunikate, theksohet se dy muajt e fundit ne kete qender jane bere shtate tentativa per vetvrasje.
    Media ka dhene vetem kete njoftim me sa jam ne dijeni:
    “Une enquête judiciaire est en cours pour déterminer les circonstances exactes” des faits, a déclaré la préfecture qui précise par ailleurs que des travaux sont en cours au CRA “pour améliorer les conditions de séjour ainsi que la sécurité du personnel et des ressortissants”.
    “Një hetim gjyqësor është në proces për të përcaktuar rrethanat e sakta” të fakteve, ka deklaruar prefektura, e cila gjithashtu sakteson se po behen punime në CRA “për të përmirësuar kushtet e banimit si dhe sigurinë e stafit dhe shtetasve (te huaj)”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*