Vdekja e turistes ruse, Gjykata vendos edhe 30 ditë burg për Ermal Fatajn

September 6, 2017 13:41

Vdekja e turistes ruse, Gjykata vendos edhe 30 ditë burg për Ermal Fatajn

Gjykata e Sarandës ka zgjatur arrestin me burg për Ermal Fatajn, duke vendosur edhe 30 ditë të tjera paraburgim.

Ermal Fataj është i dyshuari i vetëm për vrasjen e turistes 15-vjeçare ruse Ksenia Riok.

Sot skadonte afati i masës së sigurisë prej 45 ditësh burg vendosur nga gjykata e Sarandës në datën 24 Korrik.

Akt-ekspertiza e ADN-së për ngjarjen e 24 korrikut i është dorëzuar pasditen e djeshme prokurorit të çështjes në Sarandë nga Laboratori i Policisë Shkencore.

Rezultati i akt-ekspertimit është sekret hetimor dhe do të mbetet në tagrin e prokurorit për të bërë me dije ose jo për publikun, të dhënat në lidhje me hetimin ku do të përcaktohet nëse ka përgjegjësi penale e 31-vjeçari Ermal Fataj i arrestuar si i dyshuar për ngjarjen.

Në helikat e skafit të Fatajt u gjetën disa fije floku, ku ekspertët kriminalist kishin për detyrë për t’i krahasuar me flokët e viktimës. Shkak për vonesën e analizës së ADN u bë djegia e një llampe në pajisjes që kryen krahasimin.

September 6, 2017 13:41
Komento

1 Koment

  1. Arben September 6, 16:44

    PRITE TA LESHOJNE EDHE KETE,

    KA VRARE NJERI, JO MIZE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*