Vdekja e turistes ruse në Ksamil, prokuroria: 45 ditë burg për pronarin e skafit. Provat që e fundosin

July 23, 2017 14:48

Vdekja e turistes ruse në Ksamil, prokuroria: 45 ditë burg për pronarin e skafit. Provat që e fundosin

 

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 45 dite, me qëllim pritjen e aktit te ekspertimit, për Ermal Fatajn, i cili dyshohet të jetë personi që ka goditur për vdekje me mjet lundrues “skaf” shtetasen ruse, 16 vjeç, pak dite me pare ne Ksamil.

Gjykata do ta shqyrtoje ditën e hënë kërkesën e Prokurorisë.

HETIMI I PROKURORISE

AUTOPSIA

Ne baze te veprimeve proceduriale te deritanishme rezulton se:

Mesditen e se premtes, shtetasja ruse K.R. dhe nena e saj, kane hyre per t’u lare ne zonen e ishujve te Ksamilit. Vajza eshte larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta me vone, eshte konstatuar se vajza pluskonte e pa jete ne uje. Ky fakt eshte konstatuar nga disa turiste te tjere, te cilet kane njoftuar policine dhe me pas, ne vendngjarje eshte afruar me not edhe nena e vajzes.

Pas kryerjes se autopsise, rezultoi se viktima kishte disa gervishtje te thella ne pjesen e kokes, si edhe ne pjesen anesore te trupit, te cilat i kane shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandes, ka krijuar dyshimet se vajza mund te jete goditur nga nje mjet lundrues qe leviz ne ate zone. Jane kqyrur nje numer i madh varkash dhe skafesh qe sherbejne per transportin e turisteve nga bregu per ne drejtim te ishujve te Ksamilit.

Nga kqyrja, rezulton se ne heliken e skafit qe drejtohej pa liçense sherbimi nga shtetasi Ermal Fataj, i gjeten disa fije floku, te ngjashme per nga ngjyra me ato te viktimes 16-vjeçare. Jane pyetur disa persona, perfshire edhe personin e dyshuar. Ky i fundit deklaron se ka levizur me skaf ne oren qe ka ndodhur ngjarja, por mohon te jete pergjegjes per ngjarjen, duke u shprehur se, nese do te kishte goditur te ndjeren, do e kishte ndjere dhe do te merrte masa per t’i ardhur ne ndihme. Ne keto kushte, Prokuroria e Sarandes ka krijuar dyshime te arsyeshme se shtetasi Ermal Fataj mund te kete goditur turisten ruse.

Por, për të arritur në përfundime me te sakta nëse eshte pikerisht ky shtetas (Ermal Fataj) autor i vepres penale te parashikuar nga neni 85 i K.Penal, duhet të bëhet një vlerësim me i sakte vetëm pasi të kryhen aktet e ekspertimit mjeko/ligjor per te percaktuar kategorine e demtimeve dhe shkakun e vdekjes se viktimes, si dhe akti i ekspertimit biologjik I kampioneve dhe provave te tjera materiale te gjetura tek mjeti i tij lundrues dhe te sekuestruara prej policise gjyqesore, per te percaktuar ne menyre shkencore nese ato perputhen dhe i perkasin ose jo viktimes, pra per te percaktuar saktesisht nese eshte pikerisht ky shtetas (Ermal Fataj) subjekti i vepres penale me pasoje vdekjen e shtetases ruse. Vetem pas këtij momenti të procesit hetimor do të bëhet një vlerësim më i saktë i rrethanave të fakti. Per keto arsye, nga ana e Prokurorise se Sarandes eshte kerkuar caktimi i mases se sigurimit “arrest me burg” me afat, ne pritje te pergjigjeve shkencore.

 

July 23, 2017 14:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*