Vdekja e turistit rus, avokati i biznesmenit: Policia mori në pyetje djalin e Kuçit pa psikolog

August 9, 2016 20:51

Vdekja e turistit rus, avokati i biznesmenit: Policia mori në pyetje djalin e Kuçit pa psikolog

Avokati i biznesmenit Fatmir Kuçi, Alban Qafa ka kallëzuar penalisht oficerët e Policisë që kanë marrë në pyetje djalin e biznesmenit, i cili është vetëm 11-vjeçar.

Bëhet fjalë për aksidentin e rëndë të ndodhur në Himarë, ku një turist rus u aksidentua për vdekje nga një mjet lundrues.

Për këtë ngjarje është arrestuar biznesmeni Fatmir Kuçi, i cili pretendon se e ka gjetur të aksidentuar rusin dhe se e ka ndihmuar.

Megjithatë, sipas avokatit, Policia ka marrë në pyetje djalin 11-vjeçar të biznesmenit në kundërshtim me ligjin.

Avokati thotë për “News 24” se djali i biznesmenit është në gjendje të rëndë psikologjike dhe se marrja në pyetje është bërë pa praninë e psikologut.

Ai e cilëson arrestimin e klientit të tij si të paligjshëm, pasi nuk është kapur në kushtet e flagrancës.

August 9, 2016 20:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*