Vdekja heroike e Kristaq Capos

July 5, 2016 10:07 Updated

Vdekja heroike e Kristaq Capos

 

-Nga gjithë grupi i kapur nga fashistët, shpëtoi vetë Ramiz Alia (?!)-

 

Nga ANASTAS ARBRI

 

Kristaq Capo u lind në Kalanë e lashtë të Beratit në qershor të vitit 1911. I ati e la shumë të vogël, kështu që nënë e babë iu bë e ëma; Fotinia. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku mësues pat pasur Kostandin Llavdën. Mësimet e mëtejshme i nisi në Korfuz, por nuk arriti t’i vazhdonte. Një ftohje e rëndë që kishte marë në Berat i qe bërë shkak që t’i ndërpriste mësimet menjëherë mbas një viti.

Me shumë vështirësi, në përmbushje të një ëndërre të madhe, nënë Fotinia e rregjistroi në Shkollën Teknike të Harri Fullcit në Tiranë. Falë vullnetit që kishte dhe dëshirës për të fituar sa më shumë dije, Kristaq Capo e mbaroi këtë shkollë me nota shumë të mira. Mirëpo nuk i eci puna në jetë. Nuk mundi të zerë ndonjë punë. Për të fituar shanse të tjera, në vitin 1930 dha disa provime plotësuese në Normalen e Elbasanit. Këtu pati rast të njihej me Jordan Misjen, mes të cilëve do të krijiohej një miqësi me bazë idealet e përbashkëta. Ca më pas, së bashku do të ishin mësues në Përmet.

I dashuruar mbas profesionit të mësuesisë, Kristaq Capo do ta fillonte karrierën e tij në Pustec; në vitin 1932 – në fshatin Kuç – Belorta, ndërsa një vit më pas – në Pojan të rrethit të Korçës.

Rasti e solli që gjatë një viti (1934 – 1935) të mbaronte në Tiranë një kurs për oficer rezervë. Mbas këtij kursi do të emërohej mësues në zonën e Tomorricës, më vonë në Përmet, Tepelenë, Gjirokastër e Skrapar, ndërsa në vitin 1941 nisi t’u japë mësim fëmijëve të lagjes së vet, në Kala.

Më 7 prill të vitit 1939, sapo merr vesh orvajtjen e fashistëve për të zbritur në portet detare të Shqipërisë, së bashku me disa djem beratas, si Pilo Gërmaun, Zoi Shytin, Dhimitraq Bellon e të tjerë niset për në Vlorë, por … armët që iu dhanë ishin jashtë funksionimit!

Veprimtaria e mirëfilltë politike e Kristaq Capos filloi në vitin 1941, që me takimin e parë që pati me të deleguarin e Komitetit Qendror, Gjin Marku, ardhur në Berat nisur nga Tirana. Gjini ishte i shoqëruar nga Nasi Marjani.  Këta u pritën nga Kristaqi dhe u strehuan fillimisht në shtëpinë e këtij.

Më 4 shkurt 1942 në Mangalem u krijua e para celulë Partie për Qarkun e Beratit, në të cilën mernin pjesë Gjin Marku, Kristaq Capo, Kristo Isak, Nure Dobrusha e Xhoxhi Bojaxhi. Pak më vonë u kooptuan edhe Thoma Bello e Vasil Laçka. Kristaqi qe zgjedhur sekretar i kësaj celule. Dhe ishte kjo që frymëzoi e drejtoi LANÇ për një kohë në tërë Qarkun e Beratit.

Në “diplomimin” e Kristaqit si udhëheqës i ardhshëm i luftës kishin ndihmuar njohjet dhe lidhjet me Enver Hoxhën, Gogo Nushin, Mustafa Matohitin, Jordan Misjen, Memo Meton, Ali Demin, Alqi Kondin, Hajdar Dushin, Temo Vasin e të tjerë, me të cilët djaloshi nga Kalaja krijoi njohje personale.

I rrethuar nga militantë të sprovuar, si Kristo Isak, Iljaz Sevrani, Ramiz Aranitasi, Kareman Ylli, Pipi Bakalli, Zylyftar Veleshnja, Margarita e Kristaq Tutulani, Nikollaq Sallabanda, Koli Myzeqari, Ajet Xhindoli, Miti dhe Vasil Laçka, Thoma Bello, Luan Qafëzezi, Mahmut Pasmaçiu, Xhorxhi Robo, Mane Nishova, Nure Dobrusha, Sotir Manushi, Nustret e Muhamet Meqemeja, Argjiro Leka, Urani Mullisi e të tjerë, Kristaq Capo u bë deri edhe organizator i veprimeve të guximshme antifashiste. Natyrisht, së bashku me shokë ai organizoi djegien në mënyrë demonstrative të një banderoleje të madhe me përmbajtje fashiste, rrëmbimin e një shaptilografi në zyrën e Kuesturës italiane etj., etj.

Aftësitë e tij prej drejtuesi të talentuar spikatën edhe në Demonstratën e madhe të 28 Nëntorit të vitit 1942 në Berat, ku Kristaqi organizoi një masë të madhe njërëzish, duke marshuar drejt vendit ku mendohej të grisej flamuri fashist. Demonstrata qe aq e fuqishme, sa vetë hierarku i lartë fashist u detyrua që ta hiqte flamurin. Ky do t’i shkruante eprorit të vet në Vlorë, se e gjetëm më të udhës që ta hiqnim vet flamurin, se sa të na e grisnin demonstruesit!

Shtëpia e Kristaq Capos ka qenë seli e partisë në Berat. Ka qenë strehë për fshehjen dhe mbrojtjen e ilegalëve të lirisë. Ka qënë zyrë, ku bëheshin mbledhje dhe merreshin vendime të një rëndësie të veçantë. Ka qënë edhe  infermieri, ku mjekoheshin të plagosur e të sëmurë për shkak të marshimeve të gjata. Dhe në atë shtëpi shërbente me përkushtim të lartë nënë Fotinia, sikurse edhe bashkëshortja e Kristaqit, Zoica. Ca më tej, kontribut të veçantë jepte edhe vëllaj i Kristaqit, Llambi, që punonte berber.

Kristaq Capo u kap i tradhëtuar më 28 qershor 1943, teksa ishte së bashku me disa të tjerë rrugës për të dalë prej Beratit dhe për të mbrritur diku jashtë qytetit për një mbledhje. Ishin Muhamet Meqemeja, Andrea Vrusho, Argjiro Leka dhe dy studentë të ardhur nga Tirana, Qemal Mysliu e Vildan Luarasi. Të gjithë këta u kapën nga milicia fashiste! Shpëtoi vetëm Ramiz Alia!!! Këtë të fundit Kristaqi e pat dërguar që të nxitonte me biçikletë për te përgjegjësja e Gruas, Dituri Protopapa, që kjo të nisej sa më shpejtë për t’iu bashkuar shokëve e shoqeve që ishin në rrugë e sipër.

Pasi i kapën Kristaqin me shokë, që atë ditë të gjithë këta i dërguan në Kampin e Përqendrimit të Porto – Romanos. Djaloshin nga Kalaja e vendosën në një lokal të sigurisë së lartë! Dhe ia kishin nisur nga torturat! Pesë ditë qenë sjellë si bishë e tërbuar ndaj tij.

Dhe më 2 korrik 1943 Kristaqin e çojnë në Tepelenë dhe aty, së bashku me tre të tjerë, i ekzekutojnë!

Emri i Kristaq Capos do të ishte jo i plotë pa nderin dhe pa lavdinë e militantëve të shquar beratas, si të Kristina Marinit, Arsino Vrushos, Erifili Quranës, Thoma Arbrit, Koço Briskut, Thoma Shqinës, Zihni Toskës,  Xhezmi Saraçit, Jani Dodes, Josif Aleksit, Gaqi Gjikës, Osman Kokoshit,  Aleko Sallabandës, Stiliano Bandillit, Kosta Koxhakut, Hamdi Vrionit, Kici Thanasit, Jani Kostës, Jani Kules, Panajot Haxhimihalit, Ilmi Kafazit e të shumë e shumë të tjerëve.

Kristaq Capo ka pasur një rol dhe një kontribut të atillë gjatë LANÇ, sa që i kishte të gjitha motivet për ta shpallur me titullin më të lartë: Hero i Popullit, një titull që nuk iu dha kurrë.

July 5, 2016 10:07 Updated
Komento

15 Komente

  1. Mark uk July 5, 13:13

    Pune komunistash me nje fjal,pune .uti.

    Reply to this comment
    • SHUT UP MARKUKANIBALI ?! July 5, 13:49

      I Ndyreruar M.uk.

      je bere si komentues roje neper komente dhe sa here flitet per
      kamunizmin ti leshon ndonje kapsolle.

      nga menyra si shkruan dhe fjalori qe perdor aq me teper qe perdhos heronjte e Luftes NCL qe ishte peridha me e lavdishme pas Gjergj Kastriotit.

      Pra me nje fjale ti ja ben hallall Enverit qe te persekutoi dhe ju trajtoi si krimba se te tille ishit.

      Qe lexuesit te njohin se kujt hordhie i perket ndiqni cfare benin baballaret tuaj :

      Bandat e “Komitetit të Maleve” te MARK LESH UKEVE po na vrisnin shumë shokë. Ata kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt.

      Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore.
      Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë.
      Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Kemi raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan.
      Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. E sa e sa raste të tilla që dhe t’i përmendësh lodhesh e jo më t’i kujtosh e që të rrëqethin trupin.

      Reply to this comment
  2. aria libéra July 5, 13:25

    Josif Aleksi ka qene shoku me I ngushte i Memo Metos kryredaktor igazetes drita qe shtypej dhe ne bukuresht njeri shume I shkolluar dhe trim djale I nje familje fisnike

    Reply to this comment
  3. Guri Naimit D.. July 5, 14:21

    Kur heroizmi shkruet me Flijim ska nevojw pwr “DEKORIM”,Ajo wshte dekorata mw e lartw.
    Atw e ka vulosur me gjakun e tij, gjak qw e udhwhoqi nw gjithw veprimtarinw e tij atdhetare.
    Sa keni shkruajtur ju i nderuar Anastas Arbwr- keni plotwsuar atw mungesw…
    Fleminderit vecanwrisht Ju qw nw kwtw shkrim keni pasqyruar njw PLEJADW tw twrw atdhetarwsh luftwtarw tw beratit e mw tej. le ta lexojnw “halabakwt” qw llomotisin kunder luftws Partizane dhe bijve dhe bijave tw saj Pjesmarrws sa tw tillwve si Kristaq Capo; krnaria jo vetwm e Beratit.
    Pena tw tilla si kjo juaja i duhen atdheut nw ditwt qw pwrjetojmw.
    Nderime pasardhwsve tw atij fisi atdhetar.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  4. intelektuali July 5, 14:49

    AMANM KETO LLOGJE KOMUNISTESH!

    Po Hitleri i Gjermanise qendroi 2 a tre vjet ne Shqypni, nderkohe qe Hitleri i Shqypnise nga Gjyrokastra, Enver Hoxha qendroi afro gjysem shekulli dhe e beri Vatanin si nje CIFLIG feudal mesjetar, ashtu sic ka mbetur deri me sot pa kerkuar falje apo pendese per krimet monstruoze kunder njerezimit, perkundrazi duke vrare dhe masakruar te gjithe shoket e vet si nje perbindesh i vertete stalinist.

    PER CFARE LANC-I LEGJENDAR QE VRAU ANGLEZET NE KANALIN E KORFUZIT DHE PER CILET HERONJ BOLSHEVIKE FLISNI JU O GAZETA DITA QE JA KISHIN SHITUR SHQYPNINE MOSKES DHE BEOGRADIT?

    Reply to this comment
  5. intelektuali July 5, 14:49

    AMAN ME KETO LLOGJE KOMUNISTESH!

    Po Hitleri i Gjermanise qendroi 2 a tre vjet ne Shqypni, nderkohe qe Hitleri i Shqypnise nga Gjyrokastra, Enver Hoxha qendroi afro gjysem shekulli dhe e beri Vatanin si nje CIFLIG feudal mesjetar, ashtu sic ka mbetur deri me sot pa kerkuar falje apo pendese per krimet monstruoze kunder njerezimit, perkundrazi duke vrare dhe masakruar te gjithe shoket e vet si nje perbindesh i vertete stalinist.

    PER CFARE LANC-I LEGJENDAR QE VRAU ANGLEZET NE KANALIN E KORFUZIT DHE PER CILET HERONJ BOLSHEVIKE FLISNI JU O GAZETA DITA QE JA KISHIN SHITUR SHQYPNINE MOSKES DHE BEOGRADIT?

    Reply to this comment
    • arbereshi July 5, 16:47

      Intelektuali injorant thote: hitleri ( gjermanet ) qendruan dy tre vjet ne shqiperi. Cfare mund ti thuash ketij intelektuali me kater brire dy ne koke dhe dy ne sume baraz trongull malesie

      Reply to this comment
  6. ta rrasi tarasi o nastro July 5, 15:47

    dy fjale per nastradinin intelektuhalen.

    Qe te nxjerresh inatin me enverhoxhen ke ndjekur rruge te gabuar se me shume po ja rrit lavdine

    Te dhjefsha ato anglezet e 1944 qe e shiten shqiperine te stalini tito dhe rankoviqi se enverin nuk e pirthte kush ne ate kohe.

    Biles qelbesira Churchill ne ndarjen qe beri me Stalinin ne nje cope leter te ndyre as nuk e zinte ne goje shqiperine se Rudolfi biri i tij i atashuar ne shtabin e Titos kishn rene dakort per coptimin e shqiperise midis jugosllavise dhe greqise dhe te ngelej vetem shnje cope nga shqiperia e esat toptanit pinjoll i te cilit eshte dhe ku intelthaleja nastradin,se ne fakt enveristet nuk perbejne me shume se 0,1 e te popullsise dhe jane jo vetem absolutisht te parrezikshem por dhe jane te mjere..jane per meshire

    Kurse populli i thjeshte qe po provon THIKEN DERI NE KOCKE ne financa dhe moral perbejne mbi 80 perqind te popullsise…Pse te ndegjojme keto pordhe te paguara te fuckadarese…..pse nuk behet referendum dhe do jem i pare qe do ti kerkoj falje nqs del nen 70% ne favor te xhaxhit.

    Tre jane kategorite te cilat po bejne terrorizem mediatik dhe qe nuk kane te drejte te zene ne goje Enver Hoxhen
    _Asnje lloj qytetari amerikan qe nga presidenti dhe deri te pastruesi me I thjeshte nuk kane te drejte te denigrojne Enver Hoxhen se ishte Anglia &Amerika qe pruri ne pushtet ne 1944 dhe me vone Curcilli me Ruzveltin na shiti te Stalini dhe Tito…..Dhe nqs Enveri paska qene kaq I tmerrshem
    -Asnje lloj turbo komunisti te tipit Kadare-Berisha-Stefani dhe cdo lloj hajvani nuk kane te drejte morale ta shajne Enverhoxhen se jo vetem nuk jane te besueshem por eshte veprim kanibal nga nje boleferkues I tij te behet ne nekrofage per cerek shekulli…jane kthyer ne Drakula
    -Asnje lloj ish fashisti,ish zogisti,ish diversanti te tipt xhaferrdeva apo hamit matjani qe ne vend te dorezoheshin ne gjyq per krime lufte u aktivizuan ne akte terroriste…Ne kete maskarade futen dhe ato ARMIQ KLLASE si pellumb kulla qe ai xhaxhi I mbajti ne pellmbe te dores….Pa harruar ketu dhe ish te perndjekur qe u bene Spiuna te shokeve te tyre si Kasaruho apo artan hoxha ai presidenti 12 oresh…
    Te gjithe keto ndyresira qe permenda me lart pra kane konflikt interesi pasi jane pale kundershtare
    Pra duhet nje pale e trete asnjanjese qe nuk eshte pershire ne konflikt ose nuk eshte i paguar si ky Stefani qe vetem nje budalla nuk e kupton.
    Pra ndiqni albitrin e Enverit::
    Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen
    20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:
    1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
    2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
    3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
    4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
    5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
    6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
    7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
    8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
    9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
    10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
    11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
    12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
    13-në publik shfaqej rrallë
    14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
    15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
    16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
    17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
    18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
    19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
    20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
    ***
    Para disa javesh zoti Obama u pajtua dhe vizitoi Kuben dhe eshte poshtrues qendrimi qe po mbahet nga disa kapterra te dipllomacise amerikane qe merren me shqiperine.
    Fidel Kastro ne 1961 I drejtoi rraketat me mbushje berthamore per rrashimin e Washingtonit kurse Enver Hoxha si Garip perzuri flloten ruse qe eshte akti ndoshta me historic ne konfliktett boterore…
    Pra pse ky kanibalizem cerek shekullor me Enver Hoxhen..

    Reply to this comment
  7. Mark uk July 5, 19:30

    Shoku komunist i orve te para,po ta dinte populli se cfar mute rregjimi do siedhnit,jo do tu kishte perkrahur po do ju kishte djegur.Fatkeqsia ma e madhe e kti populli mbas pushtimit turk,ishte okupimi i Shqiperis nga ju.Ne luften e dyte nga dore e jote me shoke keni vrar ma shume shqiptar se te huaj.Aq i mire ishte rregjimi juaj sa vetem kantidat e antar te komitetit qendror dhe antar te byros politike vrat plot 73.Xhaxhi veteran shurrani vazhdon ala ky popull tu shoh sherrin edhe mbas 25 vitesh,kam frig se aq sa zgjati okupimi juaj aq do tu shoh sherrin ky popull.Kur do vij dita te mos u ndigjohet zani se boll e merzitet ket vend.Po sa vjec keni qen si thoni luftuam,se ka 72 vite qe gjermanet iken se per ju qe ishin ka u mytin morrat ala do ishin ktu.

    Reply to this comment
    • ai July 5, 23:56

      O MARKUKANIBAL.

      persa kohe qe nuk eshte shembur lapidari ne tirane i tradhetarit,hajdutit dhe kurvarit RRAHMET ZOOGOLLI

      persa kohe eshte jashte dyerve te burgut kryemostra Saleh berishaj qe ju markukuvajkat e prute ne pushtett me masakren e 2 prillit 1991 te kurdisur nga UDB ndonje elezbiber me azem hajdaret dhe markukmatherfuckerat.

      aq kohe populli i thjeshte do mendoje se enver hoxha beri mire qe i shkerdheu nenen jo vetem armiqve por dhe atyre te veteve nqs e dridhnin bishtin..Ka bere gabime dhe faje nuk diskutohet por eshte 1 miljon here me pak i keq se Zogu kurves me Korbin serberishe.

      Por monstrat me te medhenj qe shajne enverij jane pikerisht ato qe i lepinin bythen dje keshti si motra jote qe masterbohej keshtu per bacen enver

      Jam nji çikë nga Dragobija
      Hije m’ka sot çiftelia

      Vetë e gdhena me nji dru mali
      Dern’e shpellës bac’Bajramit

      Vetë e thura o kangen time
      Enver Hoxhës me gjith’ urime

      O vetim (vetetime) o qe shkrep n’mes reve
      Lavdi venit ku ti leve

      Pyet Evropa e pyet Bállkani
      Kush po i prin ktij karvani

      Nji parti trimneshe e rrallë e
      Enver Hoxha gjithmon n’ball e

      O vrulli ynë o nuk mund të nálet
      Sup me sup jem lidh si malet

      Per rrethimin n’katër anet
      Kemi zemrat bashë si t’parëve

      E leta dinë mirë tradhëtia
      O pushken top e ka Shqipnija.

      O-hej.

      Reply to this comment
  8. Shefqet Cela July 5, 23:05

    Figura e ndritur e Kristaq Capos si mesues intelektual i devotshem dhe mbi te gjitha si luftetar antifashist, eshte pershkruar gjeresisht ne librin kushtuar atj nga Jani.
    E pershendes qe pati miresine te ma beje te njohur jeten e ketij deshmori.
    Sa per lehjet e zagareve ballista e pinjolleve te tyre nuk ja vlen te harxhoj kohe.
    TUNG!

    Reply to this comment
  9. pse eshte nipi i gjeneralit serb kaq i fuqishem ?? July 6, 07:16

    Fjalia e pare mbasi lexon keto artikuj eshte ;

    “Lavdi heronjeve te kombit qe dhane jeten me apo pa dekorata nuk ka rendesi”

    Me gjithe respektin qe ka fituar gazeta Dita shpesh ben gafa te pafaleshme ne botimin e ketyre memorialeve te lavdishme ,te devijuara qellimisht per tu bere” te modes” per te erresuar periudhen 1945-1990 ku konkretisht behet fjale per presidentin e pare te periudhes demokracise Ramiz Aline.

    Duke lexuar me vemendje kete artikull bie ne sy nje fare “mish dhije” sepse gjasme nenkuptohet sikur Ramiz Alia atehere 17 vjec e 9 muaj ( pasi ka lindur ne 18 tetor 1925) paska shkuar me biciklete te fashistet dhe ka spiunuar shoket dhe paska shpetuar…

    Jam i bindur nese do cohej nga varri HEROI I PASHPALLUR KRISTAQ CAPO te parin qe do ti fuste nje gelbaze surratit do ishte ky zoteria me emrin anastas gjarperi nga Berati per kete artifice idiote qe Ramizi 17 vjecar paska qene agjenti 007…..

    Do isha dakort ta varnim ne kryq Ramiz Aline edhe t vdekur por kur shohim sot per shembull qe sali berisha,lulzim basha dhe flamur noka kane dokumente te mjaftueshme per ti quajtur emisare qe po vene ne jete nacertanien serbe dhe kane lidhje te dokumentura me sherbime jugo serbe dhe te ndonje lobi proserb & progrek ne amerike dhe BE nuk eshte e hijeshme te merremi me te vdekurit si vandale vampiroide.

    Per shembull;

    A eshte normale te emrohej nga saliserbi ministri i mbrendshem Flamut Noka qe eshte nipi i nje gjenerali te UDB nga me antishqiptaret ?

    A eshte normale qe dhe sot Flamut Noka eshte nenkryetari i sigurise kombetare me kryetar spartak BRAHO qe me shume eshte i semure se ne pune dhe ka lene te pare NIPIN E GJENERALIT myrteza zhvinki

    ————————

    Pra me qarte perse shoqeria civile ,mediat dhe gazeta Dita nuk i shkon deri ne fund spiunit Feim Murati ( Flamur Noka) qe eshte derivat i gupit kriminal bash berishe.

    Perse nuk kerkohet arrestimi ne flagarance i Flamur Nokes por jepen keto material te para 70 vjeteve ku ramiz alia me biciklete ne kalane e beratit qenjka bere James bondi i ketij anastagjarperit qe sic duket edhet njeri pa identitet kombetar.

    Kush eshte kryetari i sotem reali I sigurise kombetare te ligjevenesve se spartak brahos i ka rene DAMLLAJA ???

    Flamur Noka theu kufirin komunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.
    Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.
    Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.
    Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
    Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
    A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!
    A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
    Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!
    Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!

    Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.

    EPILOG

    Te nderuar moderatore dhe botues te Dites:

    merruni me spiunin e dokumentuar Flamur noka dhe harrojeni perkohesisht ramiz aline e vdekur se u bete kanibale profesioniste se per te mbuluar serbin noka na jepni te vdekurit qe nuk flasin…duke i perdhosur ato

    Reply to this comment
  10. Ilir Alilaj July 6, 10:27

    Respekte per te gjithe te renet e LANÇ-it e sa per Enverin me gjithe te metat qe ka pasur ky fakt mendoje se qendron ,sa ishte nuk ja hengri qeni shkopin. Bac Salihu kur e pa qe ndarja ne te kuq e blu nuk i piu uje per te ruajtur pushtetin e tije nxori tezen me anti shqiptare ate te ndarjes veri – jug teze qe dihet kujt i vjene per shtate e sa here ne biseda flitet miqesishte per dallime mes nesh pergjigja ime eshte nuk jemi shume me u nda .Lus Zotin per nje bashkim e me kosoven ton trime , dua ta besoje se shpirterishte e kemi aritur bashkimin e tashe ta arijme e fizikishte.Kush nuk punon per kete mu ata jane tralletoret.

    Reply to this comment
  11. Mark uk July 6, 19:44

    ai:Nuk me bahet vone se zagar si puna jote fyejn.Desha te mos replikoja te pakten me fyerje.Po nuk di se si ma merr.Te .. hkerdhesha cfar te permban pragu more turk muti.

    Reply to this comment
  12. 5 mij euro lopa marku ukit July 6, 20:45

    peshendetje mark uku

    jemi dakort me ty ne gop te s’ames turqit e mutit ketu jemi me nje mendje

    eshte e kohe te debatosh me ty…
    sepse rraca juaj e felliq nga nje ane shiteni te virgjer dhe shani enverin…………kurse nga ana tjeter i coni motrat dhe i shisni si lopet ne katundet e humbura te serbise dhe maqedonise ose i coni ne semaforet e italise
    “Çmimi” që duhet të pagujë një burrë mbi 35 vjeç nga Serbia për t’u martuar me një vajzë shqiptare arrin deri në pesë milionë dinarë (5 mijë euro).

    Një organizatë e ashtuquajtur humanitare “Stara Raška” nga Beogradi ka arritur që për një hark të shkurt kohor të gjejë mbi 1400 femra shqiptare të gatshme për t’u martuar në Serbi kryesisht nga Malsia e Madhe dhe zonat rurale te Shkodres,Pukes,Tropojes qe ose martohen ne Serbi ose shiten si skllave seksi ne Itali apo France

    Vajzat tona vazhdojnë të shiten paturpësisht tek ofruesi më i mirë, si të ishim në një ankand të madh dhe të shpifur nga ato që të kujtojnë ishujt e Afrikës së zezë, nga ku niseshin dikur zezakët për në Amerikë.
    Kështu trajtohen edhe vajzat krenare dhe të bukura të malësive tona, mungon t’u kontrollojnë largqoftë edhe dhëmbët si kuajve dhe zezakeve dikur para se t’i çonin të punonin plantacionet e pambukut në Amerikë dhe ato të kafesë në Brazil.

    Dhe ky biznes i jashtëligjshëm, anakronik dhe i neveritshëm, bëhet jo thjesht nga ndërmejtësit e shumtë, ata që rëndom i sheh në reportazhet e EuroNews- it, apo siç i kam parë edhe vetë në TV-të europjane, ndërsa hapur flasin për shkesitë që kryejnë në lokale buzë Bunës në Shkodër, për llogari të malokëve serbë që kanë mbetur pa grua, por për fat të keq kryesisht këtë gjë e bëjnë vetë prindërit e këtyre vajzave.
    Prandaj, meqë ky fenomen vështirë se ka të ndalur, po të ketë ligj, ai duhet të zbatohet patjetër.

    Ky prostitucion familjar, kjo tregti familjare e mishit të bardhë shqiptar, ky trafikim familjar njerëzor, duhet ndalur me çdo kusht një orë e më parë.
    Në fund, edhe sikur vendet e eksportit të vajzave tona, të ishin më të denja, sërish kjo do ishte siç edhe është një turp i madh për ato që e bëjnë këtë, por edhe për vendin në përgjithësi që s’e vë ujin në zjarr fare për këtë çështje.

    Por që ky prostitucion të kryhet në bashkëpunim me rrjepacukët dhe kokëpalarët e morracakët e katundeve fyrom- maqedonase, apo me fshatarët e pagdhendur sllavë të krishterë dhe myslimanë të Malit të Zi dhe deri tek malokët injorantë që s’mbajnë dot as pordhët e tyre, të Serbisë, atëherë ky është vërtetë kulmi o njerëz!

    o mark uk-it ti ulur rri
    se nje bejte po ta qes
    ba me I pas tre cope si ti
    nedy ve kambet e ne tjetrin dhjes

    Reply to this comment
  13. fshatari pafshat November 8, 14:35

    “Kristaq Capo u kap i tradhëtuar më 28 qershor 1943, teksa ishte së bashku me disa të tjerë rrugës për të dalë prej Beratit dhe për të mbrritur diku jashtë qytetit për një mbledhje. Ishin Muhamet Meqemeja, Andrea Vrusho, Argjiro Leka dhe dy studentë të ardhur nga Tirana, Qemal Mysliu e Vildan Luarasi. Të gjithë këta u kapën nga milicia fashiste! Shpëtoi vetëm Ramiz Alia ???!!!… ”
    Sa mesiper tingellon e vertete vetem per ata njerez te cilet kane degjuar per Ramiz Aline nga ish prefeketi apo zvprefekti i Beratit me mbiemer Alizoti. Ky Alizoti e dinte mire se kush dhe cfare qeni ishte Ramiz Alia. E dinin edhe ata njerez te tjere qe kane shkruar letra anonime per Ramizin, per spiunin Ramiz Alia, po qe nuk u moren parasysh pasi nuk vertetoheshin dot, dhe u konsideruan si provokime, shpifje te armikut te klases. Po qarkorin e partise komuniste te Durresit kush e spiuno, po ne vitin 1943?

    Djemte rrine maleve
    Qente rrine haleve.
    Djemte nuk jetojne
    Qente lart e me lart shkojne.

    Djemte dhe Qente
    Njelloj nuk jane
    Ne fund te fundit
    Popull ata jane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*