Vdekja misterioze e një 32-vjeçareje dhe zhdukja e 100 mijë eurove

August 2, 2015 08:21

Vdekja misterioze e një 32-vjeçareje dhe zhdukja e 100 mijë eurove

Në një aksident të ndodhur pak ditë më parë në Kavajë ka mbetur e vdekur një 32-vjeçare nga Llakatundi i Vlorës, Bujana Bushi.

Për aksidentin në fjalë policia nuk ka bërë asnjë komunikatë për shtyp. Në momentin e aksidentit, 32-vjeçarja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga R.A..

Familjarët kanë denoncuar në Policinë Rrugore për fshehjen e një aksidenti automobilistik të ndodhur katër ditë më parë në autostradën Kavajë­-Rrogozhinë, midis zonës së Gosës dhe të Lekajt.

Përveç kësaj, pjesëtarët e familjes Bushi dje deklaruan se janë zhdukur 100 mijë euro, që vajza e tyre (nënë e një fëmije 9 vjeç, e divorcuar) kishte në çantë. Para këto, me të cilat 32-vjeçarja do të blinte një shtëpi.

Aksidenti u raportua pa pasoja nga ana e policisë së Qarkullimit Rrugor të Kavajës, vetëm me një të plagosur lehtë dhe ky ishte drejtuesi i motoçikletës, raporton “Panorama”.

Pas aksidentit, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe krim fshehjen e ngjarjes. Ata ngrenë akuza ndaj rrugorëve të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që vajza kishte me vete.

Vëllai, xhaxhai dhe dajat e Bujana Bushit pohuan se “kemi tri ditë që po sorollatemi në Komisariatin e Policisë së Kavajës për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Po kërkojmë sendet personale, që sipas traditës vajza do t’i merrte me vete në arkivol, por nuk po gjejmë asgjë”. Ata u shprehën se dyshojnë se vajza mund të jetë grabitur dhe vrarë.

August 2, 2015 08:21
Komento

18 Komente

  1. Edi August 2, 09:10

    E kane grabitur maskarenjte dhe hajdutet nuk duhet tia hedhin pa u lagur.

    Reply to this comment
  2. tomsojeri August 2, 10:18

    Cfar do ndegjojm me or miq !!!!Nese esht e vertet kjo histori ,cfar te mendojm me ! Ku jetojm e cna pret akoma !!Kto jan pasojat e mos ndeshkimit dhe varferis qe po pllakos shqiptaret e lodhur, te mashtruar e te dhunuar !!!

    Reply to this comment
  3. Fieri August 2, 10:33

    E pakan vrare per ta grabitur kjo popull eshte Rilindja apo Rilindja e Sgtetit

    Reply to this comment
  4. Fieri August 2, 10:34

    E paskan vrare per ta grabitur kjo popull eshte Rilindja apo Rilindja e Shtetit

    Reply to this comment
  5. perkthyesi August 2, 11:02

    Veprime te tilla ne kohen e “Demokracise” shqiptare, po i bejne shume njerez nostalgjike te regjimit te Enver Hoxhes! Te pakten, mendojne ata, ne ate kohe nuk i a mbante kujt qe jo te vriste (raste jashtezakonisht te rralla), por as te te vidhte, se e shihje veten direkt ne biruce. A ka ardhur koha te reflektojme per kete situate absurde ku jemi? Gjithkush mund te jape konkluzionin e tij.

    Reply to this comment
    • Shahisti August 2, 13:27

      Ashtu eshte or mik, por ne ate kohe nuk kishte asnje katunar nga Llakatundi qe te bridhte me 100.000 euro ne cante, se 100.000 euro nuk bente i gjithe Llakatundi. Po qe per t’i thene keto gjera, le t’i themi te gjitha ashtu sic jane, jo vetem ato qe na pelqen e na vjen per mbare, apo jo? Nejse, ngushellime familjareve per humbjen, por edhe pak me shume kujdes duhet.

      Reply to this comment
  6. riti August 2, 11:28

    Ju familjare te nderuar ngushellime per vajzen tuaj , Bej pyetje ;psa pas kaq kohesh e beni publike ne tv, Nga kush kishit frike ? Pas kaq kohesh e veshtire te dale e verteta , U vra trebicka ,enigme ;u vra olldashi enigme ;vritet vajza juaj dhe zhduken leket qe kishte me vete enigme ,Ketu ne shqiperi fatkeqsisht punon vetem ligesia per mbylljen e te vertetes ,

    Reply to this comment
    • mirel August 2, 13:26

      Ata skane frike, po e thone te verteten pasi e kerkuan dite me rradhe dhe nuk e gjeten.
      Policia eshte e perfshire ne krim.
      Vajza eshte vrare dhe grabtur nga “drejtuesi” I mjetit dhe I motocikletes.
      Nuk ka mundesi te kete perplasje motor-makine dhe motociklisti del me plage te lehte nderkohe qe vdes pasagjeri.
      Kjo si puna e Olldashit.
      E paraportuar nga policia, dhe me aksident te sajuar.
      Akuza e familjareve drejtohet pikerisht ndaj strukturave te shtetit ne Kavaje
      Shteti eshte direct pergjegjes

      Reply to this comment
  7. Edi August 2, 12:09

    Po tani cfare do thuash minister leshi tahiri bravo cuna ..po turp nuk keni

    Reply to this comment
  8. Partizan Cene August 2, 12:18

    Kjo eshte e tmenrreshme . E kane grabitur dhe pastaj kane skenuar aksidentin . Dikush e dinte qe kishte kaq shume leke me vete !

    Reply to this comment
  9. Goni me August 2, 12:22

    Me vjen keq po ky eshte nje rast qe hap debate,ndoshta dhe te padrejta,pasi mungojne argumentet.Se pari ngushellojme familjen dhe te afermit per fatkeqesine.Se dyti desha te shtroj dy pyetje”-Cfare e kishte vajza djalin me motor me te cilin po udhetonte dhe u aksidentua ?Dhe si eshte e mundur qe nje vajze(grua) me 100 mije euro ne cante niset me motor per te blere shtepi,ndoshta me nje te panjohur a nuk e di cfare?Enigma te cilat duhet te sqarohen dhe pastaj te hidhet faji mbi policine.Artikullshkruesi duhet te jape informacion me tedetajuar nese ka,sepse nuk kuptohet a e kane gjetur trupin e saj afer motrit apo diku tjeter.?
    Me vjen keq per informacionet gjysmake qe botohen e hapin debate,e bejne akuza te pargumentuara.

    Reply to this comment
    • mirel August 2, 15:43

      problemi se pse vajza I kishte aq leke dhe si I kishte bere eshte teper ndryshe nga problemi konkret : Vrasja dhe grabitja.
      Pasi te jene zgjidhur keto mund ti kthehemi dhe origjines se nje sasie kaq te madhe lekesh,
      Dikush e ka prere kete vajze ne bese, e kane marre ne makine per ti cuar ato leke diku, mundet te kete qene dhe ndonje mareveshje shitje blerje per shtepi vertete dhe ajo e shkreta I ka marre te gjitha leket per te bere blerjen.
      E kane future ne gracke dhe e vrane.
      Kete ska te drejte ta bej askush,
      Nuk mundet te vesh te vrasesh dhe te grabitesh dike vetem se nuk I mbushet mendja dikujt qe kjo femer paska leke te ligjshme ne xhep.

      Reply to this comment
  10. sapa August 2, 12:59

    Neqoftese kjo eshte e vertete atehere deshiroj qe te afermit e kesaj gruaje te bejne listen e te gjithe hajduteve police te vendit te ngjarjes dhe ti djegin me gjithe familjet e tyre!Sepse te gjithe bashkepunojne me njeri tjetrin qofte edhe per 100 euro!Kur ska shtet behet vetegjygjesi.Vetem ne vendet primitive vidhet i vdekuri!Shqiperia eshte vend i tille!

    Reply to this comment
  11. saimir August 2, 15:53

    Lavatrice

    Reply to this comment
  12. Arben August 2, 16:13

    KETA NJEREZ DUHEN VARUR PREJ GJUHE DHE TE RRIPEN PREJ LEKURE, POR KUSH DO TA BEJE KETE THUAJ, ELVIS RROSHI???????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  13. Mark uk August 2, 17:04

    Ngushllime te aferve.Edhe per ket e ka fajin Saliu.

    Reply to this comment
  14. ligji August 2, 18:40

    Kjo esht. e vertet pasi edhe mua me ka ndodh nje rast i tille ne ate vendw dhe nuk i gjeta aparatin e portofolin mi kishin vjedh policet ..

    Reply to this comment
  15. independent August 2, 19:26

    kto lajme per fat te keq vetem ne shqiperi i degjon! jane bere njerzit si bisha qe duan te perfitojne nga cdo rast i mundshem . te mbash 100 mije euro kesh eshte e paligjshme pastaj shtepia nuk eshte nje kokerr veze qe e shkon ne pazar per ta blere !pse nuk thuhet se ku dhe cilen shtepi do blente viktima?po shoqeruesi i viktimes ku eshte ? pse nuk flet?
    te gjitha kto jane pacavure mediatike qe duan te bejne zhurme pa asgje te vertete turp

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*