Vdekja në maternitet, MSH: Keqardhje që PD po e përdor politikisht

September 16, 2016 20:51

Vdekja në maternitet, MSH: Keqardhje që PD po e përdor politikisht

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për vdekjen e dyfishtë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

MSH shpreh keqardhjen që PD po e përdor politikisht, sipas saj, këtë ngjarje të rëndë.

“Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur dhe foshnjes së saj, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të bëjë gjithçka është e mundur për të hedhur dritë mbi ngjarjen tragjike.Por, është për të ardhur keq që Partia Demokratike gjen kurajë për të përdorur për përfitime politike të ditës dhimbjen e natyrshme njerëzore të shkaktuar nga ngjarja e rëndë e humbjes së jetës së një nëne dhe foshnjes së saj”.

Ministria e Shëndetësisë thekson se ka informuar opinionin publik për të gjithë ecurinë e ofrimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor për pacienten A. Ç., qysh prej momentit të paraqitjes në shërbimin e urgjencës së SUOGJ “Koço Gliozheni” dhe deri në momentin e konsultës së fundit të mjekëve specialistë.

September 16, 2016 20:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*