Vdes 32 vjeçarja, mjekët i thanë se ishte shumë e re për të pasur kancer në zorrë

December 13, 2017 13:18

Vdes 32 vjeçarja, mjekët i thanë se ishte shumë e re për të pasur kancer në zorrë

Nëna e një gruaje 32-vjeçare, e cila vdiq nga kanceri i mëlçisë dhe zorrëve, ka folur për efektin shkatërrues që sëmundja kishte ndaj saj.

Nicole Yarran, nga Australia Perëndimore, u diagnostikua me dy forma kanceri, pasi i është bërë një analizë rutinë, ndërsa ishte shtatëzënë me fëmijën e saj të tretë. Nëna e tre vajzave për fat të keq ndërroi jetë, por dëshira e saj e fundit ishte të rriste ndërgjegjësimin e të rinjve rreth kancerit të mëlçisë dhe zorrëve.

Narrier nëna e Yarran, tha se e bija ishte ndier keq, kishte humbur shumë peshë dhe ishte vazhdimisht e fryrë, ndërkohë që kishte pasur edhe hemoragji.

Por kur ajo shkoi tek mjeku per t’u konsultuar për simptomat e saj, mjeku i përgjithshëm i tha se ishte “shumë e re” për te pasur kancer te zorrëve dhe Yarran sipas tij vuante nga një sëmundje e lehtë stomaku.

Yarran shkoi tek një mjek tjetër, gjate kohes qe ishte shtatzene me femijen e trete.

Pas analizave të shumta, mjekët pane se kanceri ne zorre kishte dhene metastaza dhe ne mëlçi tumori kishte arritur masën e një topi golfi.

Narrier shpreson se duke ndarë historinë e vajzës së saj, më shumë njerëz do të bejne më shumë analiza kur janë të shqetësuar për simptomat e tyre dhe se shumë mjekë do te behen me të ndërgjegjshëm për kujdesin ndaj pacientëve të tyre.

December 13, 2017 13:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*