Vdes aventurieri kinez që ngjitej në grataçiela, ra nga kati i 62-të (Video)

December 12, 2017 13:16

Vdes aventurieri kinez që ngjitej në grataçiela, ra nga kati i 62-të (Video)

Një aventurier kinez i cili ishte bëri i njohur nga videot në të cilat paraqitet duke u ngjitur nëpër rrokaqiej, Wu Yonging vdiq duke kryer një nga akrobacitë e tij të guximshme.

Ai ka tërhequr mijëra përcjellës në rrjetin Weibo, duke u ngjitur në rrokaqiej pa përdorur pajisje sigurie.

Fansat e tij ishin të shqetësuar kur ai ndaloi publikimin e videove në nëntor.

Pastaj u mësua se ai kishte vdekur pas rënies nga një ndërtesë prej 62 katesh në Changsha.

Mediat kineze raportuan se ai mori pjesë në sfidën ku çmimi ishte 100,000 jen. Sponsori i çmimit nuk ishte i njohur, e as natyra e garimit.

“Planifikonte të fejonte vajzën e tij një ditë pas sfidës. Paratë i nevojiteshin për martesën dhe shërimin e nënës”, tha xhaxhai i tij.

Ai ishte 26 vjeç. Vdiq më 8 nëntor dhe vdekja e tij u konfirmua nga vajza pas një muaji.

Ngjitja ekstreme në grataçiela pa pajisje sigurie është bërë e popullarizuar gjatë viteve të fundit në mbarë botën. Yonging i paralajmëronte fansat e tij në Wibou që të mos e imitonin, për shkak të rrezikut për jetën. Ai ushtronte artet marciale, dhe më parë kishte marrë pjesë në disa produksione televizive dhe filmike.

Ju paralajmërojmë se videoja ka një përmbajtje shqetësuese.

December 12, 2017 13:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*