Vdes Charles Manson. Kush ishte kreu i kultit famëkeq

November 20, 2017 15:00

Vdes Charles Manson. Kush ishte kreu i kultit famëkeq

Charles Manson, kreu i kultit famëkeq që i drejtoi ndjekësit e tij të kryenin një seri vrasjesh brutale dhe që u bë simbol i anës së errët të antikulturës së viteve ’60, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Manson u shtrua në spitalin “Bakersfield”, në Kaliforni, më herët këtë muaj, dhe vdiq për shkaqe natyrore.

Në vitin 1969, ndjekësit e tij, të njohur si familja “Manson”, vranë 7 persona.

Mes viktimave ishte edhe aktorja shtatzënë e “Hollywood”-it, Sharon Tate, gruaja e Roman Polanskit.

Aktorja amerikane Sharon Tate ishte tetë muajshe e gjysmë shtatzënë, kur u vra

Katër persona të tjerë në shtëpinë e saj po ashtu u therën për vdekje. Ditën në vijim, një çift i pasur në Los Angeles po ashtu u vra nga klani.

Manson ka qenë nën pranga prej më shumë se 40 vitesh.

Duke mbledhur ndjekës të rinj rreth vetes në fund të viteve ’60, Manson pretendonte se besonte në ardhjen e një lufte të re në Amerikë.

Ai planifikonte të dilte nga kjo luftë si udhëheqës i një rendi të ri social.

Prokurorët argumentuan se Manson shpresonte që amerikanët me ngjyrë do të fajësoheshin për vrasjet, duke ndezur tensionet raciale.

Manson bindi një numër pasuesish të tij se, ai ishte Jezu Krishti i rimishëruar, duke përdorur një kombinim mes drogave dhe karizmës së lindur për ta vendosur familjen, kryesisht të përbërë nga të rinj dhe gra të shtresës së mesme, nën kontrollin e tij.

Një prej ndjekëseve të tij

Ai personalisht nuk ka kryer ndonjë vrasje dhe nuk ka qenë as në vendngjarjen e ndonjërës prej tyre.

Manson, sidoqoftë, u dënua për vrasje pasi kishte orientuar ndjekësit e tij, e më pas u dënua me vdekje në vitin 1971.

Para se ekzekutimi të kryhej, Kalifornia e nxori jashtë ligjit dënimin me vdekje dhe dënimi i tij u reduktua në burgim të përjetshëm. Kur kanë kaluar më shumë se 4 dekada nga vrasjet brutale, veprimet e familjes Manson ritregohen përmes librave, filmave dhe muzikës, e vazhdojnë të përndjekin ndërgjegjet e amerikanëve.

November 20, 2017 15:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim