Vdes foshnja, procedim penal mjekut

October 3, 2016 09:40

Vdes foshnja, procedim penal mjekut

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht një mjek pediatër për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit  N.E, 52 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë mjek pediatër për fëmijët e porsalindur.

Blutë sqarojnë se procedimi ndaj tij filloi pasi, dje në Maternitetin e Pogradecit, ka ndërruar jetë një foshnjë dy ditëshe e gjinisë mashkull.

Babai i foshnjes, shtetasi A.H, 33 vjeç, banues në fshatin Buzaishte, pretendon se vdekja e tij, ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut.

Policia thotë se “nga kqyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë ditën e sotme, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore  Tiranë”. 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale  “Mjekimi i pakujdesshëm”.

October 3, 2016 09:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*