Vdes gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel për Arkitekturë

April 1, 2016 09:47

Vdes gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel për Arkitekturë

Arkitektja e shquar irakiano-britanike, Zaha Hadid, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

Dizajnet e saj moderne dhe futuriste përfshijnë qendrën ujore për Lojërat Olimpike në Londër më 2012.

Kompania e saj në Londër “Zaha Hadid Architects” ka bërë të ditur se ajo ka vdekur në një spital në Majami nga një infarkt.
Hadid ka dizajnuar ndërtesa në gjithë botën, përfshirë një objekt të BMW-së në Lajpcig të Gjermanisë, stacione trenash në Austri dhe Qendrën Heydar Aliyev në Baku të Azerbajxhanit.

Në vitin 2004, Hadid është bërë gruaja e parë që ka fituar çmimin Pritzker, i njohur si “çmimi Nobel për arkitekturë”.

Ajo ka lindur dhe është rritur në Bagdad, ndërsa ka studiuar në Berlin dhe Londër.

April 1, 2016 09:47
Komento

1 Koment

  1. anticensurë 25642654 April 1, 12:31

    shumë shpejt paska shkuar!!
    punimet e saj janë fantastike!!fatkeqsi për arkitekturën!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*