Vdes i burgosuri që i lutej gjykatës për liri

July 8, 2018 22:43

Vdes i burgosuri që i lutej gjykatës për liri

 

Një person i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë dje në spitalin e Krujës. Sipas policisë, bëhet fjalë për Shaban Alushllarin, 53 vjeç, banues në Pogradec.

Ky i fundit akuzohej për “tentativë vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”dhe po kryente dënimin në burgun e Zaharisë në Krujë.

Alushllari ishte dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Lartë, ndërsa ndodhej në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Nga ekspertiza e kryer, rezultoi se vdekja e tij ishte për shkaqe natyrale, shkruan Panorama.

Kujtojmë se Alushllari në janar të 2014, u përfshi në konflikt me fqinjët e tij. Këta të fundit po transportonin gurë nëpërmjet banesës së tij. Pas shkëmbimit të fjalëve fyese, 53 vjeçari ka qëlluar ndaj fqinjëve me kallashnikov por pa mundur ti plagosë ato.

Në vendimin e Gjykatës së lartë, Lalushllari kishte kërkuar zbutje të dënimit, pasi vuante nga zemra, reumatizma dhe kanceri në zorrën e trashë. Ai kishte sqaruar gjithashtu se kishte pasur si qëllim ti trembte fqinjët e jo t’i vriste.

l.h/ dita

July 8, 2018 22:43
Komento

3 Komente

  1. ??? July 8, 23:20

    Karma

    Reply to this comment
  2. KORÇARI July 9, 00:53

    Shtet miti, DREJTËSI E SHTREMBËR E SHPËRFYTYRUAR E KORRUPTUAR DERI NË PALCË, Dha dënim maksimal për tentativë vrasjeje , POR LA JASHTË TË LIRË DIKË QË PARA 3 VITESH EKZEKUTOI NJË NJERI, MË PAS BËRI TENTATIVË VRASJEJE DHE MË PAS VJEDHJE ME ARMË , I CILI QËLLOI NË DIKOTEKËN VERORE NË DHËRMI ME ARMË. KJO DREJTËSI E SHTREMBËR DUHET ZHDUKUR , GJYKATËSIT QË LENË JASHTË KRIMINELËT DUHET TU KONFISKOHET KOMPLET PASURIA DHE TË HYJNË NË BURG JO MË PAK SE 20 VITE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*