Vdes milioneri Thomas Gilbert, shoqërohet i biri si autor

January 6, 2015 06:53

Vdes milioneri Thomas Gilbert, shoqërohet i biri si autor

Jo më kot thonë se leku të verbon. Mediat amerikane shkruajë se themeluesi i kompanisë “Wainscott Capital Management”, Thomas Gilbert u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beekman Place në Manhatan para dy ditësh, ndërsa i dyshuari kryesor është djali i tij.

Policia ka shoqëruar të birin e 70 vjeçarit, Thomas Gilber Jr, 30 vjeç i cili është marrë në pyetje, pasi dyshohet se krimin mund ta ketë kryer ai për shkak të pasurisë.

30 vjeçari naten e krimit ka vizituar prindërit dhe i ka kërkuar të ëmës të shkojë të blejë ushqim jashtë. Gruaja ka dalë dhe kur është kthyer në shtëpi e ka gjetur bashkëshortin të pajetë. Ajo gjithashtu gjeti edhe pistoletën mbështetur në gjoksin e tij, të cilën e mbante me dorën e majtë. Policia dyshon se i biri e ka bërë që të duket si vetvrasje.

Gilbert themeloi “Wainscott Capital Management”, në vitin 2011, e cila ishte e fokusuar në investimet e kujdesit shëndetësor dhe biotekonologjia Thomas Gilbert ka shpenzuar dekada duke investuar në aksione, kapital privat, pasuri të patundshme para se të themelonte kompaninë e tij në vitin.

January 6, 2015 06:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*