Vdes në mënyrë misterioze truproja i Obamës

November 2, 2012 22:17

Vdes në mënyrë misterioze truproja i Obamës

Rafael Pieto, 48 vjeç, ishte caktuar si truprojë e Presidentit Obama. Agjenti i Shërbimeve Sekrete, i cili dyshohej se kishte një lidhje me një grua meksikane është gjendur i vdekur. Spekulohet për një vetëvrasje. Shërbimet sekrete konfirmuan se vdekja e Prietos që ndodhi të shtunën e kaluar, po hetohej nga Departamenti Metropolitan i Policisë i Washingtonit.

Sipas një zyrtari të rendit, Prietos i ishte pezulluar aksesi në qendrat e Shërbimit Sekret si pasojë e hetimeve që po ndërmerreshin ndaj tij, për shkak të një lidhjeje me një shtetase të huaj. Prieto mund të ketë shkelur protokollin e Shërbimeve Sekrete nëse ai nuk ka njoftuar eprorët e tij për lidhjen personale me një shtetase të huaj.

“Rafael Prieto ka pasur një karrierë 20-vjeçare me Shërbimet Sekrete dhe është shquar për arritjet, përkushtimin dhe miqësinë”, u shpreh zëdhenesi i Shërbimeve Sekrete Edwin Donovan.

November 2, 2012 22:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*