Vdes Shpëtim Karamuça, një prej të përndjekurve grevistë. Rama: Në grevë urie me kancerin në trup

Redaksia Online December 22, 2012 12:05

Vdes Shpëtim Karamuça, një prej të përndjekurve grevistë. Rama: Në grevë urie me kancerin në trup

Kryesocialisti Rama ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të ish-të përndjekurit politik Shpëtim Karamuça. Përmes një postimi në profilin e tij në Tuiter, Rama shprehet se është shumë i dhimbshëm lajmi për humbjen e Shpëtim Karamuçës, i cili pas 26 viteve burg në qelitë e sistemit komunist, jetonte në varfëri të skajshme e përballej me kancerin. “Vërtet i dhimbshëm lajmi i vdekjes së të burgosurit politik Shpëtim Karamuça, 26 vjet burg e së fundi një greve urie me kancerin në trup! RIP”, shkruan Rama.

Shpëtim Karamuça, 74 vjeç, ka ndërruar jetë sot në banesën e tij pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u konfirmua nga Instituti i të Përndjekurve Politikë.  Një prej miqve të ngushtë të Karamuçës, Gjergj Ndreca, tha për mediat se dhimbjen për vdekjen e Karamuçës e shton indiferenca e shtetit me të cilën kjo kategori përballet përditë.

Redaksia Online December 22, 2012 12:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*