Vdes papritur sulmuesi ekuadorian

July 30, 2013 12:59 Updated

Vdes papritur sulmuesi ekuadorian

Ka ndërruar jetë në mënyrë krejt të papritur, Christian Benitez, ish-sulmuesi ekuadorian i Birmingham-it dhe kombëtares së Ekuadorit. Benitez, i njohur ndryshe edhe si “Chucho” ndërroi jetë pas një ataku kardiak në Katar, ku ishte transferuar së fundmi për të luajtur me skuadrën El Jaish.

Ndeshjen e tij të parë me fanellën e re, ku ishte transferuar për 10 milion euro, sulmuesi ekuadorian e luajti ditën e dielë kundër Qatar Sports Club. Klubi El Jaish njoftoi se pas ndeshjes ai nuk pati asnjë shqetësim shëndetësor, ndërsa ditën e hënë ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta stomaku. Klubi arab shprehu ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e 27-vjeçarit duke e quajtur humbjen e parakohshme të tij si tepër të dhimbshme.

July 30, 2013 12:59 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*