Vdes vajza 5-vjeçare në një festë, mister shkaqet

April 9, 2018 18:11

Vdes vajza 5-vjeçare në një festë, mister shkaqet

Një vajzë 5 vjeçare me origjinë shqiptare ndërroi jetë në rrethana misterioze në Messina të Italisë.

E vogla, me baba shqiptar dhe nënë italiane, po luante me fëmijët e tjerë në momentin kur është ndjerë keq, dhe vetëm pak minuta më vonë ka ndërruar jetë, raportojnë mediet italiane.

5-vjeçarja, pavarësisht ndihmës së dhënë nga shërbimet e emergjencës, nuk mundi të mbijetonte.

Prokuroria e Messinës ka nisur hetimin për shkaqet që kanë çuar në vdekjen e së miturës, dhe  ndërkohë pritet që autoritetet italiane të kryejnë autopsinë.

s.a/dita

April 9, 2018 18:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*