Veliaj: Administrata e Sali Berishës dhe Petrit Vasilit vodhi lekët për kanalizimet në Kombinat

April 15, 2019 22:16

Veliaj: Administrata e Sali Berishës dhe Petrit Vasilit vodhi lekët për kanalizimet në Kombinat

Situata e krijuar në zonën e “Misto Mames” si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë, ka ardhur si pasojë e abuzimeve të bëra gjatë qeverisjes PD-LSI, ku fondet e marra nga kredia japoneze për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve te Tiranes se madhe u vodhën.

Duke folur në Channel One, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në këtë zonë ka pasur një projekt i të qeverisë shqiptare dhe asaj japoneze për rrjetin e kanalizimeve, por për shkak të abuzimit me fondet, ai nuk u realizua nga ata që sot janë në opozitë.

Aty ka pasur një projekt të kanalizimeve, që nuk është i Bashkisë së Tiranës. Sali Berisha dhe Petrit Vasili drejtonin projektin e kanalizmeve të qeverisë japoneze. Për sa kohë PD do ketë ideolog Sali Berishën dhe Petrit Vasilin te LSI, do shkojnë poshtë e më poshtë.

Petriti është ideologu i gjithë çmendurisë së LSI-së, ka qenë një parti normale para pak. Por, ata ishin të vetmit që reaguan dje. Të akuzuarit dhe të hetuarit për Fondin Japonez janë stafi i këtyre dy zotërinjve që u preokupuan dje. Këta mbretërit e prostatës dalin dhe japin mendim për çdo gjë para se të mbarojë. Në fakt bëjnë autogol sepse vodhën vete administratat e tyre”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se situata do të marrë zgjidhje pasi është arritur marrëveshja me qeverinë japoneze për të çuar përpara projektin e stopuar si pasojë e abuzimeve të qeverisë PD-LSI.

Është një projekt që është duke u zgjidhur. Qeveria japoneze ka rënë dakord që ta shtojë financimin. Po të shikosh ana nga po punohet nuk ka ujë fare, ana tjetër ku duhet të ishin bërë kanalizimet u vodhën paratë”, deklaroi Veliaj.

v.l/ Dita

April 15, 2019 22:16
Komento

4 Komente

  1. abuzime April 15, 22:31

    I ka vjedh Sala me Vasilin , a e ka marre kete ceshtje prokuroria per keta hajdute ordinere ?
    Po ti pse e fillove kete projekt, kur i dije problemet ?
    Mire keto kompani qe i shkerdhyen rruget e tiranes me punime pa cilesi, por ju ne bashki nuk keni nji arkitekt a ing te hajrit me kontrollu punimet ?
    Trafikndareset behen me hapesira nga poshte qe te qarkulloj uji o kryetar. Pusetat behen anash trotuarit ose anash trafikndareset o kryetar.
    Harxhoni leket kot dhe cdo gje jashte standartit behet, turp

    Reply to this comment
  2. shqiptari April 16, 09:41

    Po ca kryetari eshte ky hajdut ordiner i felliqur.Paguan nga buxheti i Bashkise me taksat tona 13 milione euro per te ruajtur arkat e UKT sikur te ishte thesari i shtetit.Domethene dyfishimin e tarifes se ujit ky spurdhjak i ndyre na e shiti si menyren e rregullimit te cilesise dhe sasise se ujit ne Tirane dhe ja ku shkojne taksat tona.Duhet REVOLUCION POPUULOR se perndryshe keshtu do vazhdojne te na rrjepin lekuren keta funderrina.Kater vjet ne pushtet dhe as gropat e rrugeve nuk mbush dot dhe jo me te shtroje rruge te reja.FUCK HIM.

    Reply to this comment
  3. jaho April 16, 11:54

    Pse nuk e denoncuar me pare, po hajdutlleqet i perdorni per lute politike, te gjithe plera jeni

    Reply to this comment
  4. Dulla April 16, 12:40

    Pse nuk i hidhni ne gjyq ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*