Veliaj: Aspirata jonë është që edhe të pasurit të hipin në autobus

April 19, 2016 12:20

Veliaj: Aspirata jonë është që edhe të pasurit të hipin në autobus

Sheshi “Skëndërbej” është pika e takimit për të gjithë shqiptarët ndaj duhet një shesh dinjitoz në funksion të njerëzve.

Është kjo deklarata që Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri gjatë diskutimit të projektit me banorët e njësisë nr.9, në ambjentet e Muzeut Kombëtar.

“Sheshi “Skënderbej” është pika e takimit e të gjithë shqiptarëve, prandaj duhet një shesh dinjitoz. Sheshi duhet të jetë në funskion të njerëzve dhe ky është propozimi ynë për komunitetin dhe sigurisht që përfshin pllaka dhe gjelbërim. Ky projekt është gjë e mirë edhe për punësimin. Për një vit do të punohen 1000 vetë dhe ky është lajm i mire”, tha Veliaj.

Po ashtu, kryebashkiaku foli edhe për transportin publik, për të cilën sipas tij bashkia po punon  për cilësinë e shërbimit për qytetarët.

“Aspirata jonë është që edhe të pasurit të hipin në autobus. Po punojmë që shërbimi public të jetë dinjitoz’, nënvizoi ai.

Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se paralelisht po punohet me projekte të tjera në tiranë, për më shumë hapësira nëpër lagje.

“ Po punojmë me projekte dhe për më shumë hapësira nëpër lagje. Po punohet kudo me një ritëm të jashtëzankoshmë. Ne ecim jashtëzakonisht  shpejt”, përfundoi ai.

April 19, 2016 12:20
Komento

1 Koment

  1. info analitike April 20, 08:09

    A ka hipiur ndonjehere Rama ne autobus linje? Jo per te bere fushate e propagande por per ta perdorur si gjithe qytetaret e tjere. Dikur shkrepi ato fototpropagandistike kur shkonte ne kembe ne pune nderkohe qe me luksin e makinave dhe te eskortes ia kaloi edhe Berishes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim