Veliaj: Bashkëfinancojmë tarracat e gjelbra të pallateve, administratorët të vijnë në Bashki

April 18, 2018 15:28

Veliaj: Bashkëfinancojmë tarracat e gjelbra të pallateve, administratorët të vijnë në Bashki

Pas projektit të parë të realizuar në tarracën e Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit i është shtuar një tjetër tarracë e gjelbër, ajo e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo ide do të zbatohet edhe në godina të tjera në kryeqytet.

“Shumë prej ndërtesave publike në Tiranë si ministritë, institucione varësie apo drejtori, mund të kenë një mikro-hapësirë, një lulishte në nivelin vertikal. Sot të gjithë po flasim për pyje orbitale dhe pyje vertikale, pra si mund të ndërtojmë një oaz gjelbërimi në tarracën e secilës prej ndërtesave publike.”

Për realizimin e këtij projekti që fut edhe një kulturë të re në mënyrën e projektimit të ndërtesave, Bashkia e Tiranës po shqyrton disa propozime.

“Propozimi i parë është të vijojmë me të gjithë ndërtesat publike, çka më pas të ndiqet nga ndërtesat private. Propozimi i dytë është që tarracat e gjelbra në ndërtesat private t’i bëjmë me bashkëfinacim. Sot fatmirësisht, GEF, Europol dhe Ekolëvizja kanë qenë bashkëfinancuesit e ndihmuesit e kësaj përpjekje, por në ndërtesat private këtë mund ta bëjmë fare mirë me fondin e komuniteteve, ku administratori i zgjedhur i pallatit vjen të aplikojë”, tha Veliaj.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që në bashkëpunim me administratorët e zgjedhur, të aplikojnë për projekte të tilla, të cilat jo vetëm do të përmirësojnë anën estetike të godinave, por njëkohësisht do të përmirësojnë eficencën e energjisë dhe cilësinë e ajrit.

“Tarracat janë pjesë e një bashkëpronësie. Koha kur i forti i pallatit që mendon se tarraca është e vetja dhe mund të shpojë një vrimë apo të zaptojë hapësirën, ka marrë fund. Sot ka ardhur koha që administratori, si zëdhënës i atij komuniteti, të vijë në Bashki, jo vetëm të marrë në zotërim tarracën, por edhe të zbatojë projekte të tilla”, tha ai teksa vlerësoi Fakultetin e Arkitekturës dhe të Urbanistikës që përqafuan këtë nismë.

Ndërsa rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe kompanitë private që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe shprehu bindjen se ky është vetëm fillimi.

“Ne kurorëzojmë me sukses një bashkëpunim shumë të rëndësishëm midis Universitetit Politeknik, Fakultetit të Arkitekturës dhe Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me kompanitë e njohura shqiptare, për të parë të realizuar sot këtë tarracë të gjelbëruar. Është një mundësi shumë e mirë që bashkia, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, të krijojë lidhje të ngushta, jo vetëm me stafin akademik, por edhe me studentët, për të gjetur këtu specialistët e ardhshëm të saj.”

Nga ana tjetër, dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Florian Nepravishta, u shpreh se projekti i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të jetë një nga udhërrëfyesit në të ardhmen edhe për projektimin e godinave të banimit.

s.a/dita

April 18, 2018 15:28
Komento

7 Komente

  1. enter"" April 18, 15:51

    Shikoj peme ulli ne tarraca.
    Eshte marre parasysh se nje peme e tille do rrenje qe te zhvillohet? Ku do ti hedhi rrenjet pema??????????????

    Reply to this comment
    • Malsori April 18, 23:32

      Ky eshte nje skandal i turpshem dhe i pa pare!
      Aq i eshte dhene pas reklamave ndaj vetes,sa i jane errur syte!
      Si mund te mbjellesh peme ne tarace,kur edhe pa ato kullojne shiun nen ate?
      Cfare taracash do gjelberosh o ditezi kur ti ke 90% te zonave te banuara te Tiranes pa asnje lulishte?
      A ka njeri qe e kontrollon kete delirant me keto cmendurite e tij antipopullore?
      Censuroje o moderator,se nuk e ndjen veten se jeni gazete e pavarur!

      Reply to this comment
  2. Fad April 18, 15:58

    Z. Veliaj te uroj te gjtha te mirat, jemi dhe do jemi votusi juaj. Te lutem shum bo xhiro neper lagjet e tiranes dhe kujtohu nje her per rrugen Ndre Medja, ke ca pallate qe von noi tull ne dit dhe nuk e di kur do mbarojn pasi dhe rruga do ket lidhje me kete qe nuk rregullohet. Do te vinte mir ju ne rast se do ishit banor i kesaj lagje dhe ti conit kepucet me balte ne shtepi apo plurin emadh qe e ka mbyt ket zon, tek ju i patem dhe i kemi shpresat, te lutem kujtohu se nuk esht von.flm.

    Reply to this comment
  3. demo April 18, 16:00

    Te mbushesh me dhe tarracat dhe te mbjellesh ullinj,dmth tja nxish jeten atij te katit poshte qe i kullon tavani.
    Veliaj,mundohu te gjelberosh parkun e lodrave 7 xhuxhat ne qender te Tiranes,,,,apo nuk existon.Mos e keni betonizuar?????Atehere me lind e drejta te te them se po mbulon mut.. me shurre,me keto gjelberimet.

    Reply to this comment
  4. Fad April 18, 16:02

    Kerkoj nha stafi i juaj i Dites qe mesazhin tim tja dergoni z. Veliaj, flm.

    Reply to this comment
  5. Arben April 18, 17:35

    Vetem lalit mos ti prishet qejfi, po as para

    as pune nuk duam.

    Reply to this comment
  6. shabani April 18, 21:17

    Po po mire beni,zhvilloni hapesira te gjerberta ne taraca dhe tokat qe Jane per lulishte bejini pallate hajde trap hajde

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*