Veliaj: Bashkëpunim me Gjermaninë për Policinë Bashkiake dhe Emergjencat Civile

April 24, 2016 17:06

Veliaj: Bashkëpunim me Gjermaninë për Policinë Bashkiake dhe Emergjencat Civile

Modeli dhe përvoja bavareze në administrimin e punëve të qyteteve do ti shërbejë edhe Bashkisë së Tiranës në reformimin dhe modernizimin e disa shërbimeve, siç janë Policia Bashkiake apo shërbimet e tjera të emergjencave.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga një grup drejtuesish të tjerë bashkiak, zhvilluan një vizitë dy ditore në Gjermani ku vizituan disa qytete të Rajonit të Bavarisë për të biseduar me kolegët gjermanë por edhe për të parë nga afër mënyrën e funksionimit të shërbimeve të emergjencave civile, siç janë zjarrfikëset, ambulancat, si dhe Policia Bashkiake. Në disa postime të tijat në twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se në bisedimet me zyrtarët gjerman është rënë dakord për të bashkëpunuar në menaxhimin e trafikut dhe territorit të Tiranë.

“Bashkëpunim me Gjermaninë për policinë bashkiake e menaxhimin e trafikut. Shumë i vendosur për modernizim në Tiranë”, shkroi Veliaj në twitter duke iu referuar pikërisht rezultateve të takimeve në Rajonin e Bavarisë. Gjithashtu ai thekson se një qytet i mirë është ai që është i përgatitur për çdo situatë, ndaj bënë të ditur se “Do fuqizojmë me kolegët gjermanë dhe emergjencat civile”.

Gjithashtu gjatë vizitës së tij në Gjermani, Veliaj zhvilloi një takim me ministrin e Financave të Landit të Bavarisë, Markus Soeder, si dhe me kolegun e tij të Nurembergut, Ulrich Maly. “Një ditë e shpejtë në Nuremberg me kolegun Ulrich Maly, bashkëpunim me më të mirët e Bavarisë për Tiranën moderne”, shkroi Veliaj në një tjetër postim.

gjermani 2 gjermani 3 gjermani 4 gjermani 5 gjermani

April 24, 2016 17:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*