Të ardhurat nga shitja e disqeve gjatë koncertit të tenorit Saimir Pirgu i dhurohen Pediatrisë

March 6, 2016 12:14

Të ardhurat nga shitja e disqeve gjatë koncertit të tenorit Saimir Pirgu i dhurohen Pediatrisë

Të ardhurat e grumbulluara nga shitja e disqeve gjatë koncertit të tenorit Saimir Pirgu mbremjen e se shtunes në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, i janë dhuruar Spitalit të Pediatrisë në ndihmë të fëmijëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me tenorin Pirgu, ishin mëngjesin e sotëm në ambientet e QSUT-së ku i dorëzuan drejtoreshës së këtij institucioni, Ogerta Manastirliu, çekun e të ardhurave.

Samiri këmbënguli që të gjitha të ardhurat që u mblodhën dje nga shitja e CD-ve t’i jepte si dhuratë pranë spitalit të fëmijëve.  Nëse ka një nevojë të cilën ne mund ta plotësojmë, mendoni një projekt, diçka që mund ta bëjë edhe më të lehtë punën tuaj për fëmijët.  Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të nderuar mikun tonë, si dhe për të respektuar dëshirën e tij, që këto të ardhura të shkojnë për një kauzë fisnike”, u shpreh Veliaj.

Tenori Pirgu vlerësoi rolin e mjekëve pediatër në trajtimin e rasteve të fëmijëve të sëmurë. “Buzëqeshjet tuaja çdo mëngjes, janë gjëja kryesore për fëmijët dhe për prindërit”, tha Pirgu.

Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ogerta Manastirliu, falenderoi per dhuratën.

“Dua të falenderoj, jo vetëm për kontributin financiar, por për aktin, i cili është shumë inkurajues, padyshim shumë i rëndësishëm për spitalin pediatrik”, tha ajo, duke theksuar se shumë shpejt do të ngrihet rrjeti i fëmijëve të spitalit pediatrik dhe ftoi tenorin Pirgu që të jetë pjesë e kësaj kauze.

Tenori Saimir Pirgu mbajti te shtunen nje koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Ky koncert është pjesë e turit botëror “Il mio canto” të Pirgut në Firenze, Vjenë, Paris, Berlin, Nju Jork, Moskë dhe Tokio.

March 6, 2016 12:14
Komento

1 Koment

  1. Lili March 6, 19:32

    Bravo per vjetin e tij edhe te qytetareve qe dhane le ket!
    Tash i mbetet spitalit te bejne nje transparence total per si perdoren keto pare e cka u ble e regulluar me ta,qe fisnikeria te shtohet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*