Veliaj: Buxheti 2016 parashikon më shumë investime dhe gjelbërim

January 11, 2016 22:02

Veliaj: Buxheti 2016 parashikon më shumë investime dhe gjelbërim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se buxheti i miratuar për vitin 2016 është më i madh se çdo vit tjetër dhe përfshin më shumë investime, shërbime, shtim të hapësirave të gjelbra dhe ulje të taksave. I ftuar në emisionin “Njerëz në Fokus” në televizionin “News 24”, kryebashkiaku komentoi miratimin e buxhetit në Këshillin Bashkiak, duke theksuar se pavarësisht debateve që shoqëruan mbledhjen e fundit, janë marrë vendimet e duhura për Tiranën.

 “Çdo gjë që ka bërë bashkia, ka hasur në shumë debate. Është gjëja më e lehtë. Ka disa forca politike që e bëjnë me zell të veçantë. Kjo do ishte ok. Unë kam marrë përsipër të marr vendime të vështira për Tiranën. Heqja e taksës për biznesin e vogël, ishte vendim i vështirë. Por argumenti ishte i thjeshtë, ajo që fiton bashkia kur këto biznese ecin mirë është shumë më e madhe se ajo nga taksa”,  tha Veliaj.

 Kryebashkiaku sqaroi se investimet më të mëdha do të jenë në infrastrukturë. “Në vitet e kaluara ose nuk është investuar fare ose është investuar në mënyrë mizerabël. Fokusin më të madh e kemi tek investimet. Në muajt e parë kur buxheti ka qenë trokë, janë bërë pak investimet. Unë e kuptoj padurimin e njerëzve por ka një listë prioritetesh. Në vendet më të rrahura ka ardhur më parë era e qytetërimit. Për vitin që sapo kemi hyrë, investimet më të mëdha në zonat periferike. Kemi një grafik pune për secilën njësi”, deklaroi Veliaj.

 Duke prekur pjesë e paketës fiskale për vitin 2015, kryebashkiaku sqaroi se shumica e taksave janë ulur ose janë hequr. “Është rritur vetëm një taksë, për ndërtuesit, kryesisht njerëz të pasur. Bëhet për të shmangur situata si ajo e Farkës. Duke rritur këtë taksë jo vetëm kompensojmë taksën e biznesit të vogël, pra 6 milionë dollarë që zerohet nga këto biznese, por marrim edhe diçka më shumë. Çdo njeri normal arrin të kuptojë se me 500 lekë taksë pastrimi nuk përballohet”, u shpreh Veliaj. Ai sqaroi se një tjetër taksë e ulur është ajo për hotelet, që këtë vit ato me 5 yje nga 10 euro do të paguajnë 2.5, ndërsa të tjerat vetëm 1 euro.  

January 11, 2016 22:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*