Nga borxhet te pastrimi dhe 7 vulat, Veliaj: Ja çfarë më ka lënë në zyrë Basha

August 13, 2015 11:29

Nga borxhet te pastrimi dhe 7 vulat, Veliaj: Ja çfarë më ka lënë në zyrë Basha

Bashkia e re e Tiranës ka trashëguar 30 milionë dollarë borxhe pa paguar për investimet publike, rrugore dhe ndërtimet e shkollave apo kopshteve.

Deklarata është bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në mbledhjen e Këshillit Bashkiak bëri ditur se shumë fatura janë pa paguar, duke sjellë në vëmendje se prej 8 muajsh kompanitë e pastrimit nuk marrin rrogat.

“Firmat e pastrimit kanë plot 4.6 milionë dollarë borxh, duhet të paguheshin çdo muaj. Nuk janë paguar. Kemi një borxh të mbartur që më kujton pak MMRS-së ku tipikisht në kohë fushatë bëheshin rrush e kumbulla paret për ndihmën ekonomike dhe PAK. 23 milionë dollarë borxhe vetëm në projekte në investime publike. 7.8 milionë dollarë borxhe në rikonstruksione dhe në investime rrugore dhe 4.5 milionë dollarë borxhe që lidhen me ndërtime dhe rikonstruksione në shkolla dhe kopshte”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se në situatën aktuale është trashëguar një buxhet katrahurë.

“Të jemi realist se në çfarë situate kemi qenë. Para se t’i themi Zall Bastarit të paguajë sa Tirana, të fillojë puna në Tiranë. Ti themi një njeriu që vjen me kaçile të paguajë në Tiranë, ndërkohë një person me Hummer nuk paguan.

30 milionë dollarë borxhe, janë fatura të prera. Ky buxhet është katrahurë, është buxheti i Lul Bashës. Na ka zhytur në borxhe, dhe ne nuk mbledhim dot taksat”, theksoi Veliaj.

Ndaj kryetari i bashkisë së Tiranës kërkoi nga anëtarët e këshillit demokrat që t’i jepet mundësia qytetit që të zhbllokojë buxhetin.

“T’i japim mundësi sot qytetit të paguajë ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë kufizuar, rrogat e atyre që punojnë në gusht, që të mos ndërpriten shërbimet, por e shoh shumë të vështirë si mund ta bëjmë këtë nëse merremi me sofizma”, tha Veliaj.

Ai tha se Tirana është në një situatë emergjente dhe nuk ka luks që të shtyjë vendimmarrjet.

“Kjo do të thotë që në qoftë se ju mendoni se ne duhet të ndalojmë dhënien e ndihmës ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, të gjithë kontraktorët që presin pa radhë që të mbyllin kopshte dhe çerdhe sepse do kthehet një nëpunëse nga pushimet dhe nuk është te një nga 7 firmat që Kryetari i Bashkisë i ka dalë zot, ky më duket një sofizëm dhe një lloj luksi që Tirana në një situate emergjente ku është nuk e ka mundësinë për këto lloj luksi”, theksoi Veliaj.

Gjatë fjalës së tij në hapje të mbledhjes kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, u shpreh i kënaqur që brenda një kohe kaq të shkurtër, u bë e mundur shpërndarja e banesave sociale që ishin bllokuar prej vitesh nga administrata e mëparshme.

“Ndoshta Vendimi më i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje, të paktën për sa i përket impaktit social, lidhet me shpërndarjen e banesave sociale. Është një situatë absurde kjo e banesave sociale, që bashkë me trajtimin imagjinar, shënjojnë më së miri qeverisjen 4 vjeçare të Lulzim Bashës. Këto banesa u ndërtuan nga Edi Rama dhe Bashës i mbeti vetëm që t’i shpërndante. Por në 4 vjet nuk shpërndahu as edhe një prej tyre. Sot jam shumë i lumtur që pavarësisht kohës së shkurtër, ne do të shpërndajmë 242 banesa sociale”, tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

 “Një kompani e pastrimit më tha që ne pastrimin nuk e bëjmë mirë në Tiranë  se kemi edhe 8 muaj pa paguar. Njëri prej tyre më tha kam marrë overdraft për të paguar tatimet sepse jam i falimentuar totalisht, pagova korrupsion kur mora atë kontratë nga Bashkia e Tiranës dhe tani s’marr as para. Unë si mund ti kërkoj atyre të pastrojnë kur kanë 8 muaj pa paguar?! Sepse ai thotë ma kërko por ke edhe një kontratë që duhet të më paguash çdo muaj…”.

Kryebashkiaku, Veliaj, ka lajmëruar gjithashtu edhe konkretizimin e propozimit të bërë në mbledhjen e mëparshme për të miratuar një fond ndihme për përmbytjet e ndodhura në Tetovë të Maqedonisë.

“Do t’ju lutesha që të shtojmë edhe një vendim tjetër në rendin e ditës. Bashkia e Tiranës i qëndron pranë Komunës së Tetovës në këto ditë të vështira dhe, pavarësisht gjendjes së vështirë financiare në të cilën ndodhemi, unë ju propozoj që t’i akordojmë një ndihmë financiare prej 10 mijë Eurosh kësaj Komune”, u shpreh Veliaj.

Pjesë e vendimmarrjes së mbledhjes së sotme të Këshillit ishin edhe disa masa që propozohen në mënyrë që zbatimi i reformës së territoriale të mos ketë ndikim në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Bëhet fjalë për vendimin për bashkimin e paketave fiskale të 13 komunave me paketën fiskale të Bashkisë Tiranë, si dhe bashkimin e buxheteve të 13 komunave me buxhetin e Bashkisë Tiranë për 6 mujorin e dytë të vitit 2015.

August 13, 2015 11:29
Komento

21 Komente

  1. zoti August 13, 11:38

    Na hera kete thoni ata ashtu ata keshtu po njeri sfusni ne burg pervec fukarenjve keshtu qe genjeni qe te vidhni per vete dhe tja lini fajin atyre. Hajt sikter palacora.

    Reply to this comment
    • tarrasi August 13, 15:30

      Perse nuk denonconi rryshfetin qe u dha dhe fusni ne burg personin qe mori rryshfetin???

      Cfare lloj teatri me ngjyra.

      Nuk kemi besim as tek ju se ashtu si basha qe ishte hajdut ju jeni diletant dhe jo largpames. Eshte vertet qe ka shume rendesi se si do ta lini bashkine. Po ju cfare planesh afat shkurter apo afat gjate keni??? Cfare do beni per Tiranen apo per tiranasit??? Do krijoni nje sistem qe eshte i “gjalle” dhe eshte ne gjndje ti rezistoje korrupsionit te mbledhi taksat dhe ti perdori ne te miren e Tiranasve? Do keni plane kapitale te medha qe te aprovohen dhe pelqehen nga te gjithe???

      Reply to this comment
    • korrupsioni August 13, 20:50

      Erion qe ata kane vjedhur jemi 1000 mije per qind te sigurt por qe ju nuk do te beni asgje qe ata te ndeshkohen jemi po aq te sigurte. Per me teper qe ju do te vidhni edhe me shume jemi akoma me te sigurte. Nuk ka mundesi qe ju te jeni ndryshe sepse ju jeni biri i vogel i kesaj Kurve te madhe politike qe kemi ketu ne vendin tone te dashur por fatkeqesisht te perdhunuar rendshme nga ajo. Ju skeni asnje shans per te vepruar ndryshe dhe mos tentoni nese keni ndonje grimce mendje per ta ndryshuar se do tua futin keq.

      Reply to this comment
  2. shqiptar August 13, 11:45

    e varja car u ba?
    ky eshte rekordmen per shume gjera te tjera me te medha.
    ky nuk eshte fare nje lajm. lajm i them kur do kthehet drejtesia ne vend o palle.

    Reply to this comment
  3. niki August 13, 12:31

    P o u vazhdua me prokurorin Llalla ,dhe me kete drejtesi nuk do te kete ndryshime.

    Reply to this comment
  4. Dori August 13, 12:38

    Luli keshtu? Ua cfare po thua, po Luli e lulezoj Tiranen, e do lulezoj dhe PD-ne. Ti thua na la borxhe e s’beri asnje pune te hajrit. Larg qofte!

    Reply to this comment
  5. [email protected] August 13, 13:06

    votoni PDistet ,se ja u rregullojne ata mire ‘cemerte’….
    vodhi fondin e rruges se kombit…..200 000 milione euro…..nuk i hyri akoma gje ne kembe ,sepse e dijne se gjykatesit jane veglat qorre te tyre …

    tani…per 23 000 milion euro…..beni keshtu ju more Erion !?

    nji kafe e kishte Basha !

    Po si do te bente pune udbasha ?????po ai i kishte borxh …Ristanit.,,,….8 ….prokuroret e shantazhuar ne vjedhjen e votave te bashkise,moren nga ……..2 000 000 euro !=16 000 000 euro……ku ti gjejne hajdutet leket per te punuar per popullin….?

    mire ja bejne disave qe i votojne,por c’kusure kane pjesa tjeter e popullit ,qe duan qeverisje te paster !

    Reply to this comment
  6. Mark uk August 13, 13:17

    Ne ndermarrje ne kohen e monizmit sic ndodhte ne pjesen ma te madhe te tyre nuk ecte puna.Komiteti i partis ndrronte drejtort gadi per cdo vite.Nje here drejtori ne ikje i len drejtorit te ri tre zarfa te mbyllur,dhe e porosit qe zarfin me numer nje dota hapish kur te kesh bere nje vite pune.Kur beri vitin e hapi zerfin e pare ku thuhej: Lerjani fajin drejtorit qe ky zevendsoj.Beri c beri dhe e mbylli edhe te dytin,hapi zarfin numer dy:Bej autokritik si dhe merr zotime.Ne zarfin e tret thuhej: Jep dorheqje se edhe po nuk dhe do te heqin.Edhe ky tepk sic thon korcart si Edver Rama na la borxh kudo Berisha.Hajt Veliaj se parat e verdha e shalet e bardha ja prishin mendjen gjithkujt.

    Reply to this comment
    • [email protected] August 13, 14:17

      aaaaaaaaaaaaa….mooore Uk !

      ti ngaterron ////…..kekun me byrekun….!

      tjeter ne ate kohe….qe nuk vidhej …..1 lek….!

      tjeter tani ku miku yt..UDBasha……vjedh pa hesap,kudo qe te shkel !

      mesoj gjerat se si funksionojne,,,,nuk shkon fare paralelizimi qe i ben shkrimit.

      por ,mvaret se sa te kap …antena !

      Reply to this comment
  7. dajti August 13, 13:22

    Ky ndyresira Basha, eshte hajdut me cizme, kudo ku shkon vetem vjedh, nuk ben asnje pune dhe le borxhe. Turp, qelbaniku, si gjithe PD- e cila u krijua nga sigurimsat, spiunet dhe hajdutet.

    Reply to this comment
  8. mali me bore August 13, 13:27

    Ja edhe i zgjuari mark…..Sa here e lexoj komentin e tij ai me gudulis majen e lapsit…….

    Reply to this comment
  9. Sab August 13, 14:30

    Veliaj duhet ta coje para drejtesise Bashen, nuk shtyhet me keshtu hidh e prit vetem me fjale, e pastaj paguan populli me taksat e ngritura. Cdomethene kjo Basha asnjehere nuk punon, por vetem riciklohet ne politike dhe me vone ta kemi dhe kryeminister, qe te na marri ne qafe mire e mire. Velia te lutem mos e toleroni te keqen, sepse nje dite do te na mbuloje te gjitheve.

    Reply to this comment
  10. redon August 13, 15:19

    E vetmja gje e Bashes eshte vjedhja, mashtrimi, lyerja lepirja flokeve megjithese ka fillu ti dali tulla

    Reply to this comment
  11. Kris 1 August 13, 16:36

    Llafe,llafe,…
    Po ku I gjeti paret trimi I fiqeve qe rimodeloi zyren?

    Reply to this comment
  12. Dardhari August 13, 17:17

    Ne qofte se kini per te bere vetem denoncime dhe askush nuk pergjigjet per pergjegjesine qe ka me mire mos na thoni fare se nuk na interesojne
    Gjeni shkelje denoni shkaktarin se kush do ta denoje ju e dini

    Reply to this comment
  13. futjakot August 13, 17:32

    Ky eshte ai surrat bytha ai Bozdoja qe deklaroi qe bashkia ska asnje borxh dhe ka lene 500 milion leke ne arke,Nenat e motrat ku ti kete ai qe genjen.

    Reply to this comment
  14. perkthyesi August 13, 17:54

    Urgjentisht Basha para drejtesise! Dhe jo vetem ky! Deri tani vetem fjale po degjojme! Sa kohe do presim te flase drejtesia, apo i eshte marre zeri, dhe dobesuar forca? Turp e faqe e zeze!

    Reply to this comment
  15. Mark uk August 13, 19:07

    Meqense tu ka mbrehur lapsi,coje anej nga ke ardhe ne jete.

    Reply to this comment
  16. parazita August 13, 23:48

    O MARK UK,,,,,,COP MUT,,,,,, JE,,,

    Reply to this comment
  17. mali me bore August 14, 01:06

    Meqe e pashe shume vone mesazhin qe me solle po te pergjigjem:
    Sa here qe mendoj se mark uk do te kete shkruar dicka, menjehere me shkon mendja tek ajo qe solli ne jete nje monster te tille , te mbushur gjithe mllef per shqiptaret dhe them qe tja peshtyj dhe menderos mitren qe te polli ty!
    Lapsin e mpreh per te tjerat qe ke prane! Te befte mire !

    Reply to this comment
  18. Mark uk August 14, 07:21

    Vertet keni bere gabim ne emertimin e nickut qe e keni mal me bore.Mal me mute e meritoni plotsisht.E di se nuk keni kohe se detyra e pare ashte te ruani dhite atje ne mal nga te ka lind deshira te marresh edhe emertimin.Ma mire ajo qe ju lindi te kishe bere nje.ute se do kishte pleheruar dy tre bime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim