Veliaj: Çdo mbifaturim do të anulohet dhe çdo fajtor do të mbajë përgjegjësi

February 20, 2016 19:53

Veliaj: Çdo mbifaturim do të anulohet dhe çdo fajtor do të mbajë përgjegjësi

Pas shqetësimit të ngritur nga banorët e kryeqytetit lidhur me mbifaturimin, ka reaguar edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Përmes një deklarate për mediat, Veliaj sqaron se ka  ngritur prej disa ditësh një grup verifikimesh për të katër zonat ku janë hasur problemet, ndërsa siguron se asnjë rast i verifikuar mbifaturimi nuk do të mbetet pa u anuluar dhe asnjë familje e Tiranës nuk do të paguajë padrejtësisht asnjë qindarkë.

Ujësjellësin e kemi gjetur në kushtet e një rrjeti të amortizuar nëntokë, por më keq akoma, të një rrjeti hajdutërie të pashembullt mbi tokë të pasurisë sonë të përbashkët. Ndaj dhe vendosja e rendit ligjor në shfrytëzimin e ujit të pijshëm është një domosdoshmëri jetike.

Por, emergjenca e imponuar nga e shkuara, nuk mund të jetë kurrsesi justifikim për të mbifaturuar familjet tona. Kjo është e papranueshme dhe unë nuk do ta toleroj në asnjë mënyrë. Çdo mbifaturim do të anulohet dhe çdo fajtor do të mbajë përgjegjësi. Ndjesë kujtdo që i është shkaktuar ky shqetësim“, thekson Veliaj.

UKT është një ndërmarrje aksionere mes Bashkive Tiranë, Vorë, Kamëz si dhe të ish Komunave. Bashkia e Tiranës ka shumicën e aksioneve të kompanisë, ndaj dhe pritet që kryebashkiaku Veliaj t’i komunikojë vendimin e Bashkisë Tiranë si aksioner i shumicës, asamblesë, në fillim të javës që vjen.

February 20, 2016 19:53
Komento

3 Komente

  1. Haaaaa February 20, 23:25

    Zoti krye bashkiak!
    A e dini ju qe problemi me KRIMINAL i ndermarjes tuaj te Ujesjelles-Kanalizimeve eshte se UJIN NA E FATURON PER TE PIJSHEM,ndersa na e bie per UJE TE PA PIJSHEM!
    Ketu nuk eshte vetem VJEDHJA ne cmim,por me ate uje ne bejme DUSH,lajme ENET E KUZHINES,lajme dhembet etj,qe behen shkak per SEMUNDJE TE SHUMTA E TE RREZIKESHME duke na kushtuar miliona leke shpenzime ne vit!
    E mendoni ju se duhet te HESHTNI para ketij KRIMI?

    Reply to this comment
  2. info analitike February 21, 10:33

    Ah jo lali Eri, ti duhesh futur ne burg bashke me drejtuesit e UKT-se per kete abuzim, ashtu sic u futen ata qe nuk pagonin dritat, sepse rritja e faturave eshte paralajmeruar me kohe neper media ndersa ti nuk e prishe terezine. Perse policia nuk po tregohet kaq e ashper me keta te partise???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*