Veliaj dhe aktorët, ose prova se dialogu funksionon si instrument

June 27, 2018 19:55

Veliaj dhe aktorët, ose prova se dialogu funksionon si instrument

 

Nga Armando Meta

Erion Veliaj ka arritur pas shumë përpjekjesh që të bëjë bashkë në një qëllim të vetëm aktorë, artdashës, arkitektë etj., mbi nevojën e ndërtimit të një teatri të ri, i cili të jetë pasqyrë e rrugës së re të modernizimit që aspiron Shqipëria. Nuk ka qenë aspak e lehtë për kryebashkiakun që të bëjë në një mëndje botën e artistëve, të cilët shpesh në qëndrimet e tyre shpërfaqin edhe elementë emocional dhe sentimental, të cilët nganjëherë zbehin anën racionale të tyre. Natyrisht që jo gjithçka është mbyllur pasi tani palët e përfshira në këtë proces kanë një rrugë të gjatë për të bërë deri në bërjen e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë me një Teatër të Ri Kombëtar, i cili do të përfaqësojë në vetvete edhe të ardhmen e vendit.

E vërteta është se arritja e kompromisit mes botës së artistëve të skenës dhe teatrit nga njëra anë dhe pushtetit lokal nga ana tjetër, do të kishte qenë më e lehtë nëse politika do të kishte respektuar distancën e saj në këtë ballafaqim. Skenat në Kryesinë e Kuvendit nga ana e deputetëve të PD në emër të Teatrit do të regjistrohen gjatë në memorien kombëtare si skenat më të pakulturuara që mund të bëjnë ligjvënësit.

Por kompromentimi kaq rëndë i kauzës së aktorëve në banalitete politike të deputetëve, gjykojmë se ka qenë edhe një nga shtysat vendimtare që kanë çuar në arritjen e një marrëveshje mes komunitetit të aktorëve dhe kryebashkiakut Veliaj për të mos e lënë nevojën jetike për një imazh modern të Teatrit të kanalizohet në banalitetin e pakulturuar të politikës.

Disa projekte në Tiranë, të cilat sot mund të artikulohen pa frikë se kanë transformuar rrënjësisht kryeqytetin krahasuar deri me 3 vite më parë, kanë kaluar dhe janë përballur me vulgaritetin dhe mungesën e vizionit nga ana e opozitës. Përpjekjet për të fituar kredo politike duke shkuar deri dhe me pisqolla në protestat e dhunshme kundër një sërë projektesh në Tiranë, e kanë zbehur tërësisht opozitën në sytë e kryeqytetit, duke e parë atë si fuqi regresi dhe jo progresi.

Nga ana tjetër, arritja e marrëveshjes mes Veliajt dhe komunitetit të aktorëve ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë që pushteti përpara se të ndërmarrë nisma kaq të mëdha dhe të rëndësishme të hapë dialog konkret me grupet e interesit, pasi kryetarët e bashkive vijnë dhe ikin, pas mbetet ajo që ata lenë si trashëgimi për Tiranën.

Erion Veliaj pati rasti të provojë se është një negociator i mirë në përpjekjet për të përafruar sentimentet e grupeve të interesit dhe nevojës së uritur të qytetarëve për ndryshime dhe transformime në Tiranë. Ai pati rastin të provojë se dialogu është një instrument që funksionon dhe jep zgjidhje të qëndrueshme sidomos kur çështjet lidhen me interesin qytetarë. Individët politik që duan ta lenë Tiranën si “një thumb i ngulur ndër trutë e njerëzisë’, thjeshtë po përjetojnë agoninë e tyre politike pas një gjumi të gjatë rraskapitës.

l.h/ dita

June 27, 2018 19:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*