FOTO: 60 shtëpi për romët, Veliaj dhe Lu e mbyllin 2017-n bashkë

December 31, 2017 13:13

FOTO: 60 shtëpi për romët, Veliaj dhe Lu e mbyllin 2017-n bashkë

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ambasadori amerikan, Donald Lu, e kanë mbyllur vitin së bashku në Lanabregas, aty ku Bashkia e Tiranës ka ndërtuar 60 banesa të reja për 60 familjet rome, që u prekën nga projekti i rehabilitimit të Lumit Tirana.

Banesat e reja erdhën si një dhuratë për këto familje, të cilat mbrëmjen e Vitit të Ri do mund ta kalojnë në një shtëpi të re.

60 banesat u ndërtuan pranë ish-repartit ushtarak në Lanabregas me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe UNDP-së.

Veç kryebashkiakut dhe ambasadorit, të pranishëm ishin edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që ky projekt përfundoi brenda një kohe të shkurtër:

“Jam shumë i lumtur sot, që pas një pune të gjatë dhe fantastike nga të gjithë kolegët, kemi bërë zhvendosjen e komunitetit rom nga situata e vështirë te Bregu i Lumit, në një banesë shumë dinjitoze në Lanabregas”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ndërtimi i këtyre shtëpive është një premtim i mbajtur, e shtoi se ajo që mbetet sfidë për të gjitha institucionet është integrimi i tyre.

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e përfshira në projekt:

“Komuniteti nga Bregu i Lumit ka pasur kushtet më të vështira të jetesës në Shqipëri. Ata kanë bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur në këto shtëpi. Shprehim lëvdatat tona për Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financës, OSSHE, komunitetin e Lanabregasit dhe Shkozës, veçanërisht për imamin, kryeplakun, OKB, BE-në, OSBE-në, OJQ-të rome, por mbi të gjitha për këtë komunitet të guximshëm rom. Urime për shtëpitë tuaj të reja”, u shpreh ai.

Shtëpitë janë ndërtuar në sipërfaqe totale prej 11.699 m2 dhe janë organizuar në 15 godina të veçanta, nga të cilat 11 janë godina të reja dhe 4 të tjera janë rikonstruksion.

 

 

 

 

 

December 31, 2017 13:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*