Veliaj dhe fëmijët e “Zyber Hallullit” mundin 8 me 2 median

December 31, 2014 18:28

Veliaj dhe fëmijët e “Zyber Hallullit” mundin 8 me 2 median

Ministri Veliaj ka uruar sot të gjithë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”, për festat e fundvitit, ku inauguroi edhe një fushë kalçeto.

“Vjet për Vit të Ri mbaj mend që kërkesa për kte vit ishte që të kishim një fushë futbolli, fushë kalceto, kshu që më vjen mire që ekipi i cunave super të talentuar “Messi-t dhe Ronaldo-t” që ne kemi këtu sot kanë sot fushen e tyre dhe më vjen mire që jo vetëm fusha palestra po i gjithë kompleksi i Shtëpisë së Fëmijës Tiranë të jetë një qendër komunitare që të ndihmojë edhe për fëmijët e tjerë të zonës duke ditur që Tirana ka shumë pak hapësira të tilla sidomos hapësira të tilla të mbrojtura për fëmijët dhe me vjen mirë që kjo hapësirë këtu ësht jo vetëm në dobi të gjithë fëmijëve që kemi në shtepinë e fëmijëve po është në dobinë për gjithë komunitetin këtu në rrugën e Elbasanit.” tha Veliaj.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj zhvilloi edhe një ndeshje futbolli me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”. Ndeshja u zhvillua mes dy skuadrave , njera perfaqësonte fëmijët e “Zyber Hallullit” së bashku me ministrin, ndërsa skuadra kundërshtare ishte ajo e medias.

Në fund të ndeshjes rezultati ishte 8 me 2 për fëmijët e Zyber Hallullit të cilëve në fund ju dhurua edhe kupa e kampionëve.

December 31, 2014 18:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*