Veliaj dhe Kumbaro takohen me 4 ekselentët e Maturës

October 8, 2013 16:27

Veliaj dhe Kumbaro takohen me 4 ekselentët e Maturës

Shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë që t’i kthejë sytë ndaj modeleve më pozitive të saj. Ky ka qenë mesazhi që Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka ndarë me katër maturantet që përfunduan me nota të shkëlqyera Maturën Shtetërore, të cilat sot përfaqësojnë modelin e të riut që përpiqet, punon fort dhe shkëlqen me aftësitë e veta. Në takim ishte e pranishme edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ndau të njëjtin mesazh, atë të futjes së një kulture të re në shoqërinë shqiptare.

“Ka ardhur koha të fusim një tjetër sistem të ri vlerash në shoqërinë tonë; sistemin e vlerave të atyre që shkëlqejnë, që janë të talentuar, që mësojnë fort dhe që punojnë në mënyrë të ndershme”, tha Ministri Veliaj. Iris Qamo nga Kavaja, Silvana Rusi nga Korça, Aurela Kullolli nga Elbasani dhe Zamira Hoxha nga Tirana janë vetëm katër nga studentet e reja në të gjithë Shqipërinë që kanë përfunduar Maturën Shtetërore me mesatare dhjetë absolute, e që meritojnë të marrin të gjithë vëmendjen e shoqërisë si shembuj konkretë se përpjekja duhet t’u shpërblehet.

“Ai që punon, studion dhe është i talentuar është vlerë e shoqërisë tonë, ndaj duhet t’u japim më shumë hapësirë. Ky aktivitet ishte një mënyrë për të thënë se kush janë më të mirët”, shtoi Veliaj. Nga ana e saj, Kumbaro vuri në dukje se këto vajza janë model për të gjithë studentët e rinj dhe se këta të rinj duhen nxjerrë vazhdimisht në plan të parë për përpjekjet e tyre për të qenë më të mirët.

Në fund të takimit, ministrat Veliaj dhe Kumbaro u dhuruan nga një Ipad katër vajzave të cilat sapo kanë nisur studimet në degën e mjekësisë dhe jurisprudencës.

October 8, 2013 16:27
Komento

9 Komente

  1. gjinua October 8, 17:44

    ORE ME FAL JU JENI MINISTRA APO SOCIOLOG? SHKONI ORE BENI PUNET TUAJA, BOLL DHATE MEND SIKUR JENI FILOZOFA

    Reply to this comment
  2. Andrea October 8, 18:39

    Ishte v.2006 kur ne krye te MASh ishte G.Pollo, Vajza meritoi Medaljen e Arte ne maturen e atij viti. Kerkova qe mundi i 4 vjeteve te shperblehej me burse shteti ne njerin nga Universitetet cilesore qe MASh kishte marreveshje, por me kot. Te tilla studime i kane gezuar dhe i gezojne edhe sot jo me te miret, por femijte e politikanve, shtetarve te larte, farefis apo miqve te tyre, dhe ne fund ndonje me para te madhe.
    Le te kontrollohen te pakten kete vit universitar: -Kush ka fituar burse shteti per studime dhe specializime te larta jashte shteti, me kontributin direkt te shtetit shqiptar?
    E verteta, qe pas v.1992 e ne vazhdim, eshte brengosese dhe irrituese njekohesisht per te gjithe ekselentet e cdo viti. Te shikojme ne se rregullohet me akt ligjor apo normativ ky veprim i Qeverise Shqiptare, per te shperblyer me te drejte nxenesit teper te talentuar, teper puntore: Fitues ne Olimpiadat Kombetare dhe Nderkombetare., studentet ekselente: per te studjuar ne Universitetet cilesore te Botes.

    Reply to this comment
  3. lili October 8, 18:48

    Transparence eshte edhe publikimi i emerave te atyreve qe fitojne bursa,qe ajo qe tregonte Andréa mos te perseritet.

    Reply to this comment
  4. jani October 8, 18:48

    o ministra nuk beme fushate per femijet e demokrateve, ky eshte nje turp, te dy keta ministra skane lidhje me PS, kujdes z. Rama dhe Sajmir shikoni femijet qe punuan per rilindje sepse ka shume me10.

    Reply to this comment
    • llazi October 8, 18:52

      jani ke shume te drejte, ky veliaj ka marre shume demokrate dhe gazetar te klanit, bravo i qofte se punuan socialistet qe u be minister, senatoret e Ps duhet reagojne karshi emerimeve ne ministri.

      Reply to this comment
  5. Gjergji October 8, 19:19

    Keshtu ndodh kur ne krye vihen njerez qe nuk kane haber nga punet dhe respekt per brezat e meparshem.

    Sa per socialist, ke te drejte o Jani, Veliaj nuk ka lidhje me socialistet e vertete. Per maturen shteterore duhet te konsultohet me drejtuesit e universitetve perpara se te shprehet.

    Reply to this comment
  6. arsimdashesi October 8, 21:01

    Urime Ministrave te Rilindjes per nismen ne perkrahjen e nxenesve ekselence.
    Mu kujtua se ne daten 8 dhjetor 2011, ne sallen e qytetit te studentit,u organizua DITA E EKSELENCES 2011, nga Ministria e Arsimit dhe Shkences,Bashkia e Tiranes dhe Rektorati i Universitetit te Tiranes, mernin pjese Ministri z.Tafaj,L.Basha e Dh.KULE e dekanatet nga te gjtha fakultetet, cilet shperndane per 84 te diplomuar ekselence,per te dy ciklet Bachelor e Master,ne periudhen 2006-2009.2009-2011.
    Nje mbremje e bukure me njeres krenare per vendin .
    Por a u mbajt fjala qe keta do te jene pedagoget e ardhshem ne fakultetet e per angazhimin ne programe pune te Bashkise ?
    U harruan, mbas showt
    Qeveria duhet ti thithe keta burime njerezore krenare te vendit,e jo te shikoje vetem nga ata te diplomuar jashte.
    Ne nje kohe qe administratat jane mbushur me militante,duhet qe keta kuadro ekselence te jene pjese ne konkurime, e ministrite te evidentojne sipas fushave,pasi shteti qe u largua beri vetem demagogji,show tv.
    As fondi i ekselences nuk i mbeshteti,se u perdor …………………………………………..

    Reply to this comment
  7. Dita October 8, 21:37

    Nuk e kuptoj c’domethenie ka ky lajm.Nese kane dale mire me mesime bravo u kjofte, e ce pastaj? Pastaj keto punet e takimeve dhe vleresimeve i ka per detyre Bashkia.C’kane keta qe fusin hundet?A po duan te marrin meritat.Megjithate vlersime te tilla nuk duhet te behen.Femijet vene ne shkolle per te nxene dhe kjo eshte e detyrueshme dhe mbi te gjitha vleresimet jane relative dhe subjektive jo absolute.Niveli i te nxenit nga femija eshte nje tregues i punes se mesuesit dhe jo i absolutisht i aftesise se femijes.Te gjithe femijet jane te afte si sfungjer te thithin njohurine por dikush ka indeks te larte te thithjes dikush te ulet por kapacitetin e kane te njejte.Eshte detyre e trajnuesit te gjeje metodat e duhura qe femija te dale i mirenxene nga arsimi baze i detyrueshem pasi ky arsim eshte faktori kyc i formimit botekuptimor te femijes ne mjedisin rrethues.

    PS:Ketij Erjonit i duket vetja si Obama.Uli menget Erjon se do ftohesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*