Veliaj dhe miqësia me Elidonin e vogël: Kush çirret se njerëzit duhen lënë në rrugë, s’e ka njohur varfërinë

August 15, 2018 19:30

Veliaj dhe miqësia me Elidonin e vogël: Kush çirret se njerëzit duhen lënë në rrugë, s’e ka njohur varfërinë

 

Në kampin veror të ngritur nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Liqenit Artificial, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj takoi sot edhe një mik të hershëm, Elidonin, djalin rom që pesë vite më parë, kur sapo kishte marrë detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e shoqëroi në spital për të mjekuar këmbën.

Tani Elidoni është rritur dhe ka nisur shkollën.

 

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj shkruan se ndryshe nga koha kur Bashkia që drejtohej nga Basha e kishte lënë Elidonin dhe familjen e tij në rrugë, tashmë djali i vogël rom jo vetëm që ka një banesë të re, por ndjek edhe shkollën duke nisur një jetë të re. “Me Elidonin n’kamp, 5 vjet shokë. E takova ditën 1 në Ministri kur Bashkia 2013 i kish lënë në rrugë te P.Shigjeta! Pastaj ditën 1 në banesën e re, diten 1 që mesuam biccikletën, e ditën 1 t’shkolles. Kush cirret se njerëzit duhen lënë në rrugë, as e ka njohur, as di ta luftojë varfërinë”, shkruan Veliaj.

Edhe pse në atë kohë Veliaj u sulmua për show nga Partia Demokratike, kreu i Bashkisë e ka ndjekur me vëmendje rastin e djalit të vogël 5-vjeçar dhe të familjes së tij duke i ndryshuar jetën.

e.k/dita

August 15, 2018 19:30
Komento

4 Komente

  1. Linda August 15, 22:20

    Nuk ka burr me te poshter dhe te ndyre se erjon veliaj aktor i peshtire une nuk jam me asnje parti dhe as qe dua tja di per politiken por ai njeri me ngjall vetem neveri

    Reply to this comment
  2. e verteta August 16, 00:06

    Pse moj Linda e urren kaq shume? Ne mos pac gje personale , si puna e dhelpres me rrushte. Per mua lum Tirana, Shqiperia, Ballkani dhe Europa qe e ka: punetor dhe vizionar. flet vete puna e tij. Ti dhe te tjeret si ty, Linda, vec lehin e vjellin., se ju vret syte e mira.

    Reply to this comment
    • info analitike August 16, 20:17

      ti duhet te jesh nga stafi i bashkise. Nese do te degjosh cfare mendojne ne te vertete per lali Dhjerin shko bej nje xhiro ne zyrat e UKT-se ose fol me fshataret e tregjeve te Tiranes se si po i vjen hakut ish shitesi i fiqve pa kupon tatimor.

      Reply to this comment
  3. Mika August 16, 09:01

    Shpjegohu qe te besh me vete gjithe votuesit.
    Je ne kontradikte te madhe me sa po shpreh.
    Ti o ke te drejte o ke shume probleme me perceptimin e individit punetor perballe individit mashtrues.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*