Veliaj: Dhuna nuk do t’i imponohet ideve për transformimin e qytetit

February 23, 2016 16:58

Veliaj: Dhuna nuk do t’i imponohet ideve për transformimin e qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka siguruar sot se për ndërtimin e këndit të lojërave te parku i Liqenit Artificial nuk do të pritet asnjë pemë dhe s’do të ketë asnjë ndërtim tjetër. Gjatë prezantimit të vizionit për Planin Urbanistik të Tiranës, Veliaj theksoi se në projektin i cili është prezantuar në të gjitha dëgjesat publike nuk do të ketë ndërtime të tjera, por vetëm kënd lojërash për fëmijë.

 “Dhuna nuk është argument. Sa të drejtoj unë qytetin e Tiranës dhuna nuk do t’i imponohet ideve për transformimin e qytetit. Unë do të jap dorëheqjen nëse më datë 1 qershor kur të inaugurohet këndi i lojërave do të ketë ndërtesa apo kafene”, tha Veliaj.

 Duke iu referuar protestave të zhvilluar nga Partia Demokratike, kryebashkiaku theksoi se u panë vizitorë të dhunshëm që erdhën nga rrethet dhe pyesnin njerëzit nga i bien liqeni.

 “Vizitorët erdhën në Tiranë pyetën njerëzit ku është Liqeni, dhe më pas pyetën ku është targeti dhe u drejtuan nga deputetët. Më pas ata dëmtuan godinën e Bashkisë së Tiranës, por ajo nuk është e kryetarit të bashkisë, është e të gjithë qytetit. Ne do të vazhdojmë me Parkun e  Liqenit për fëmijët. Unë besoj që ky qytet është i të gjithë, edhe i të rriturve, por edhe i të vegjëlve”, tha Veliaj.

 Për sa i përket protestës së organizuar për çështjen e taksës për zënien e hapësirës publike, kryetari i Bashkisë së Tiranës, tha se një biznes i madh nëse nuk përballon 50 lekë për tavolinë ccdo ditë, atëherë ta lirojë hapësirën për qytetarët.

 “Vetëm për biznesin e madh që vendos dhjetëra tavolina merret 50 lekë për tavolinë që ka zënë trotuarin, ku kalon një grua me karrocë. 50 lekë për një tavolinë që ka bllokuar një vend ku një i moshuar do të eci. Në Tiranë ka sot të regjistruar 10 mijë kafene. Hapësira publike është pronë e qytetit.  Tarifa që përmendet është në bllok, për zonën A. Një koktejl në Bllok është 8 mijë lekë. Nëse tavolina jote nuk i nxjerr ato lekë, liroje”, theksoi Veliaj.

February 23, 2016 16:58
Komento

4 Komente

  1. Mehmet Metaj February 23, 17:58

    Shume zhurme per asgje-tha Shekspiri
    Zhurma e radhes ne Parkun e Tiranes, se po/do ndertohet nje kend-lojnash per femije. Kjo s’eshte pare e s’eshte degjuar kund ne asnje vend te bote, parqet e qyteteve jane apo kan qellim-destinacion per argetimin e qytetareve te vete por dhe per edukimin e tyre me nocionet mjedisore dhe per te kultivuar-ndertuar aleanca me natyren dhe/apo mjedisin natyror.
    Edhe ky Park Qyteti (jo-kombetar sic e quajne disa punonjes Bashkie qe s’dine se c’jane parqet dhe jane bere dhe drejtore parku?!) ka nje nje Plan Menaxhimi ne kuadrin Planit Integral te Zhvillimit Urban te Qytetit/Kryeqytetit te Tiranes, ku jane ideuar dhe reflektuar ne projekt dhe “ndertimet” e disa objekteve-funksionale te domnosdioshme per njerezit qe e frekuentojne ate, ku jane marre-terhequr dhe mendimet e qytetareve-publikut. Nuk e kuptoij se si mund te behet kjo rremuje dhe ushtrohet dhune nga nje grup shrlatanesh apo profantesh qe gjoja ne mer te mbrojtjes se parkut dhe (mos)prerjes se drureve dekorative te tij, dhe gjoja mbrojtjes se parkut dhe (mos)marrjes se mkendimit (profant) te tyre marrin guximin dhe shkaterrojne parkun dhe ju prishin gjakun njerezve dhe bejne “kasaphane” ne syte e me te rinjeve dhe femijeve.Mendoj se reagime te tilla me spunto batakcijsh he mendesi profantesh apo me keq me mbeshtetje-pas-perdesh partiake u ka ikur koha, por bashkia duhet te flas me kompetence dhe jo me nje gjuhe per te zbutur “protestuesit” e rruges qe s’dine asgje per parqet vetem duan te bejne opozite dhe te shfryjne inate apo japin mesazhe-te-porositura partike.
    Rendeisi ka te behen dhe zbatohen projekete te qarta dhe me perspektive edhe per parkun e Tiranes.

    Reply to this comment
  2. Ligor Luarasi February 23, 18:03

    FEMIJET E KRIPETHATEVE DHE KRIPENJOMURVE.

    z. Veliaj, sa here shqiptaret perdorin dhunen ne tranzicion, nuk eshte vetem faji i tyre.Dihet, faji u be “qyrk” dhe nuk e vesh njeri,thote populli. Ne shqipot ne 25 vite apo 45 vite komunizem,kemi vuajtur shume nga fakti se fajin, nuk e mabn edhe mekatari.
    Ne rastin konkret me parkun e liqenit, ne se je vertet Kryetar Bashkije per Tiranen, kjo pune do shume shume,ekuiliber nga ju.
    P.sh. pse nuk sqarove qe me pare si,pse,kur,kush do ndertoje park femijesh afer liqenit artificial?
    Pse nuk bere trasparence per kete pike nevralgjike.
    Pse nuk degjove qytetaret?, sa bukur i degjoje pare se te merje kolltukun e Bashkise?

    “Dhuna nuk do t’i imponohet ideve për transformimin e qytetit”. Po eshte e drejte,
    POR edhe metodat nen rogos te tranzicionisteve tani shqiptatret,shoqeria civile nuk i duron dot. Shqiptaret s’jane ata qe ishin ne kohen e qoftelargut, kane perparuar,kurse ka politikane qe jane ala “ke ura”, ala me taktikat e kalbura komuniste,me pune nen rogos.
    Tirana ka shume me emergjenca ndertimesh se sa parku i femijeve, ka rruge si ne kohen e turqise,me blate dhe gropa. Parqe femijesh duhen ne gjithe drejtimet e Tiranes me pare se sa ne liqeni artificial.Femijet e “kripe thateve” jetojne shume me mire se femijet e “kripe njomurve”, ndaj keta femije mjerane duhen ngrohur me pare me parqe, se ata femije te “kripe thateve”. C’kam gabim ne kete shkrim z. Valiaj?

    Reply to this comment
  3. Pensionisti. February 24, 00:47

    Velo, shume shpejt i harove premtimet,pse s’ lajmeron qytetaret c’ke nderment te besh me pronat e tyre?

    Parku i liqenit s’eshte prona jote.Cili politikan te koruptoi per kend lodrash? Pse nuk nderton kend per femije jashte liqenit,neper gjithTiranen? Velo e dhjeve.

    Reply to this comment
  4. intelektuali February 24, 09:11

    DHUNA E RILINDJES NDAJ QYTETAREVE ESHTE ME E MADHE SE DHUNA E QYTETAREVE NDAJ NDERTIMEVE NE TERRIN E NATES

    prandaj:

    o fadromisti pa shkolle i Edvinit edhe ky pa shkolle i Rilindjes socialiste mos u mundo ta mbulosh MUTIN me TORTE demagogjike me frazeollogji enveriste, sepse askujt nuk i plas per Parkun e Lodrave te Shen Prokopi ne Tirane, por te gjithe e kane mendjen te LEKAT qe do te fusin ne xhep nga nje ndertim dallkauk ne Kohen e Koleres.

    prandaj:

    perpara se te flasesh brockulla per ARMIQTE e Partise dhe Kllases hyp me mire tek Kulla e Vodafonit dhe shikoje si e ka bere Tiranen per ibret BOSI yt Edi Rama qe tani pasi iku me vrap sapo morri pushtetin ne rreze te Dajtit me Linden dhe Zahon e tij e ka marre malli dhe mallengjimi per femijet e miletit dru me pre se nuk kane se ku te luajne dhe argetohen dhe leshon ne media video, njesoj si videot e Enverit ne Kohen e Qepes te Partise se Punes shoqeruar me muzike me Liljana Kondakci.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*