Veliaj: Do të bëjmë dhe 11 kënde të tjera lojërash

July 4, 2017 12:00

Veliaj: Do të bëjmë dhe 11 kënde të tjera lojërash

Janë edhe 11 kënde të tjera lojërash që do të ndërtohen nga bashkia e Tiranës. Kështu tha kryebashkiaku Erion Veliaj para banorëve dhe fëmijëve të njësisë nr.5 ku ka përuruar këndin e radhës.

“Sapo hapëm këndin e 18-të të lodrave në Tiranë. Një vit më parë, kur bëhej gjithë ajo histeri dhe ai sherr për këndin e lojërave te Liqeni, premtuam se do të bënim 11 në secilën prej njësive urbane të Tiranës, por sot kemi kapur numrin 18. Jam shumë i lumtur sepse kur fokusohemi te puna, kur merremi me gjëra konkrete, kur nuk merremi me llafe, stërkëmbësha e ulërima, mund të bëjmë punë të mrekullueshme në Shqipëri dhe në Tiranën tonë”, theksoi Veliaj.

Veliaj u ndal dhe te çështja e furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit në këto ditë të nxehta dhe të një thatësire të zgjatur që ka prekur shumë vende të Europës. Kryebashkiaku u kërkoi qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e ujit të pijshëm në këtë situatë jo të lehtë.

“Kemi kaluar një situatë jo të lehtë në Tiranë sa i përket çështjes së ujit të pijshëm. Dua të ftoj të gjithë qytetarët për pak solidaritet. Kjo do të thotë se fati i dikujt tek Astiri që s’ka ujë është i lidhur me fatin e dikujt në Kinostudio që po vadit bahçen; fati i dikujt në Tiranën e Re që s’ka ujë është i lidhur me fatin e dikujt në Shkozë i cili po lan lokalin. Do të thotë që në këtë qytet, vërtet jemi 1 milionë banorë, por fatet i kemi të lidhura bashkë, ndaj është shumë e rëndësishme që të tregojmë solidaritet”, tha ai.

Kreu i Bashkisë tha se qytetarët duhet të shmangin shfrytëzimin e ujit të pijshëm për ujitje apo për larjen e automjeteve, si një mundësi për të shfrytëzuar maksimalisht rezervat hidrike. 

July 4, 2017 12:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin