Veliaj: Dyshoj që PD të jetë forcë e dytë. Më mirë koalicion me LSI se me PD

June 21, 2017 10:28

Veliaj: Dyshoj që PD të jetë forcë e dytë. Më mirë koalicion me LSI se me PD

Pavarësisht tensioneve dhe akuzave në distancë në këtë fushatë elektorale mes PS e LSI, nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur vjen puna tek Bashkia e Tiranës dhe puna e këtij institucioni.

Kështu është shprehur Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një intervistë ndryshe të tij në “Top Story”, me studion e zhvendosur në sheshin “Skënderbej”.

Veliaj theksoi se sa i përket punës, projekteve dhe bashkëpunimit mes tij dhe këshilltarëve të partive të vogla të koalicionit, nuk reflektohet trysnia dhe akuzat që shohim në këtë fushatë elektorale.Përkundrazi ai tha se marrëdhëniet e tij me LSI-në dhe më konkretisht me Ilir Metën janë shumë të mira. Madje ai shton se pavarësisht rezultatit që do të dalë më 25 Qershor, nuk sheh që ky raport i tij me partitë e vogla të ndryshojë.

“Kam pasur bashkëpunim fantastik me LSI-në dhe Ilir Metën. Edhe me PDIU e FRD kam pasur bashkëpunim të mirë. Në arenën time, mision kryesor është mbarëvajtja e punëve të qytetit. I jam mirënjohës patjetër LSI-së sepse besoj se kemi marrë vendime në dobi të qytetit. Fushata zgjon një lloj pasioni, nis një garë sprinti në 30 ditët e fushatës, ku të gjithë duan të dalin të parët. Besoj se është legjitime që PS-ja ka synim mbi 71 mandate, ndërsa LSI-ja të thotë që janë parti e parë dhe e paparë. Këtë gjë do të bëja edhe unë po të isha kryetar partie. E shikoj mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët pas zgjedhjeve. Gjithmonë do të ketë mundësi për bashkëpunim, në një mënyrë apo në një tjetër”. tha Veliaj

Duke u ndalur më tepër në situatën aktuale politike, Veliaj jep edhe opinionin e tij se nëse PS nuk merr 71 mandate, me kë duhet të bëjë koalicion, me PD apo LSI.

“Realisht, dyshoj që PD të jetë forcë e dytë. Jam në fushatë në Tiranë dhe nuk shoh aktivitet të PD-së në shumë zona. Të kesh kandidatë që prishin kënde lodrash me pistoletë dhe kapele kaubojsi… Nëse do të ishte absolutisht e nevojshme, patjetër LSI-në përpara PD-së. Nuk i besoj dot një njeriu që nuk nguli një gozhdë në Tiranë”, tha Veliaj.

Ndërsa në fund edhe një opinion i kryebashkiakut për marrëveshjen Rama-Basha dhe ndikimi i këtij pakti mbi Tiranën.

“Për të mirën e qytetit, them se marrëveshja ka ulur tensionin. Janë rikthyer autobusët me turistë dhe për këtë them që ia kam parë hajrin kësaj marrëveshjeje. Në ditët e çadrës kishte 100-200 turistë në ditë, sot kemi 2000. Ishin 100 milionë euro biznes që i munguan Tiranës gjatë periudhës së çadrës. Edhe shitblerja e pronës u pengua. Politikisht, i fituar ishte Edi Rama. Zgjedhjet u shtynë vetëm me një javë. Edi u tregua gjenial me këtë lëvizje. Besoj që për PS-në kjo ishte win-win”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

June 21, 2017 10:28
Komento

6 Komente

  1. anticensurë25642654 June 21, 11:06

    dhe unë po ashtu si ti dyshoj o ti që shisje fiq e përuron segmente bulevardesh!!
    dhe unë dyshoj se si ti dhe ai palloshi që të quan “lali eri”merrni urdhëra nga erdogani!!
    bile dhe ata të kresho spahiut morën urdhër për tiu bashkuar mikut të familjes së erdoganit!!ish ateistit,ish ortodoksit dhe për momentin katolikut edi rama,ose i njohur ndryshe “çuni i tironës”!!

    Reply to this comment
  2. spat June 21, 11:30

    Eshte llogjike ne se elektorati i LSI kupton ato cfare ndodhen per 2 jave mes tyre .Kreret nuk kane qasje mbasi hiqen si burra kombi .Do ti shohim kur te filloje zbatimi i Vettingut .

    Reply to this comment
  3. Jetimet e 21 Janarit June 21, 13:52

    Si kryeKar bashkije duhet te meret ne ndjekje penale qe ben fushate ne orar te punes.Si drejtues i PS duhet te shkarkohet nga asambleja kombetare si kryebashkiak dfuhet ti hiqet votebersimi po qe se tere elektorati shqipetar qe i ka dhene voten nuk pranon te quhet ‘Koke palare’ dhe te vuaje nga ‘SINDROMA E STOKOLMIT’ te pranoje koalicion me simbolin e hajduterise Like shtangist Florise

    Reply to this comment
  4. Xha Braho June 21, 15:27

    Komentet e Veliajt te sakta. Po te ulet sadopak “koeficienti i terbimit” qe ka mberthyer Partine meme dhe ate bije dalim ne nje arsyetim racional. E keqja e se majtes eshte lufta brenda llojit. E majta duhet te kishte mbi 84 deputete ne keto zgjedhje

    Reply to this comment
  5. Lili June 21, 20:58

    Ah ah ah…Erioni paska marr resultatet e sondazheve pak ma te besueshme se ato qe publikohen neper portalet shqiptar …edhe tash po punon per bythen e vete se e di fort mire se pa LSI ne nuk ka shans me u ba kryetar i Tiranes edhe nje here!
    Shpejt e harron edhe Ramen ne qofte se PSje humb votuesit e vete ne keto zgedhje…

    Reply to this comment
  6. turp kush shan lali erin June 22, 02:35

    Imagjino kur shani dhe erjonin,po si nuk ju vjen turp nga vetja ! Eshte cun puntor I ka dale zot tiranes ,pa mbushur dy vjet ka bere mbrekullira. Kush eshte me I mire se eri???? Luli,likja sala kush pra ? Ah skeni faj jeni mesuar me asistenca she me plehra pa rruge pa kapak pusetash pa kende lojrash pa rregull etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*