Veliaj e nis ditën me një kafe me banorët te “Astiri”: Konsensus që projekti i Unazës do të bëhet

December 6, 2018 11:12

Veliaj e nis ditën me një kafe me banorët te “Astiri”: Konsensus që projekti i Unazës do të bëhet

Dita e punës sot ka nisur ndryshe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ai zgjodhi që kafen e mëngjesit ta pijë me banorë të zonës së Astirit, të cilët kanë filluar tashmë që të lirojnë vetë ndertesat e tyre pa leje dhe t’i hapin rrugë projektit të zhvillimit të Unazës së Madhe. “Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”.

Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë  e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, tha Veliaj.

Teksa falenderoi banorët që janë distancuar nga politika dhe kanë filluar që të zbrazin vullnetarisht objektet që janë në gjurmën e Unazës së Madhe, Veliaj theksoi se ky projekt nuk do të ndalet.

Dua t’i falenderoj për bashkëpunimin. Shumica prej tyre kanë zbrazur vetë vullnetarisht të gjithë asetet  që kanë, dyqanet apo shtëpitë që do preken nga projekti. Dua të falënderoj masivisht banorët e “Astirit” që janë distancuar nga politika. Secili po shikon hallin e vet, të familjes së vet, që të zgjidhë punët e veta. Politika i ka zgjidhur punët e veta, ndaj jam shumë i kënaqur sot për këtë bashkëpunim. Unë besoj që para Vitit të Ri kjo punë do të ketë marrë fund dhe për të gjithë ata që besojnë që mund ta pengojnë qytetin ose mund t’i përdorin protestat si “mish për top“ për interesat e tyre politike e kanë davanë e humbur”, u shpreh Veliaj.

o.j/dita

December 6, 2018 11:12
Komento

2 Komente

  1. Janulles me sqepar kokes December 6, 11:39

    Na çate karin me Veliajn. Zgjedhjet lokake po afrojne, merreni Veliajn dhe futeni ne bythe. Ju te Dites si edhe ata te Mero gelbazes.

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA December 6, 12:26

    Ec perpara Uragani i Tiranes dhe i Shqiperise!
    Ti je fytyra e re , Fytyra e se Ardhmes se Politikes shqiptare!
    Ndjehemi krenar me ty qe po i jep Metropolit shqiptar , Zemres se Shqiperise pamjen e nje qyteti te vertete shqiptar europian!
    Sa here vij ne Tirane shikoj ndryshime mbreselense!
    Por dhe ne shqiptaret jemi nje popull shume vital, sapo duket nje gje e re, ajo ka ardhur me nje shpejtesi rrufe edhe ne Tirane!
    Ti Erion do mbetesh ne histori si Kryebashkiaku i Punes, qe na nderon te gjithe ne shqiptareve!
    Shume shpejt do te binden edhe ata qe i vene gure nen rrota Lokomotives shqiptare, Tiranes sone !
    E paste fatin e Tiranes edhe mbare Shqiperia!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*