Veliaj: Fëmijët kanë nevojë për parkun

February 22, 2016 09:21

Veliaj: Fëmijët kanë nevojë për parkun

Bashkia nuk do të tërhiqet nga projekti i parkut të fëmijëve pranë Liqenit artificial.

Nga Londra, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për Top Channel duke krahasuar protestën e mbështetur nga PD të dielën me shijet e Partisë së Punës në kohën e komunizmit.

Çfarë do të ishte në rrezik nëse ju do të tërhiqeshit nga ndërtimi i këndit të lojërave, supozojmë?

Nëse do të tërhiqesha do ishte në rrezik i gjithë transformimi i Tiranës, sepse do tregonte që jemi kthyer në kohën e komunizmit ku shijet arkitekturore u vendosën nga partia dhe jo ekspertët. Ne kemi patur disa ekspertë, nga një kompani gjermane, e cila është nga më të mirat për arkitekturën. Arkitektët kanë menduar se ai është vendi ideal, duke qenë se ka hije dhe se është në hyrje të parkut, dhe se prindërit janë afër për të ndjekur aktivitetin e fëmijëve. Do të jetë një park shumë i ngjashëm me parqet që kemi parë edhe këtu në Londër. Kështu që histeria e tyre që në katër vitet e fundit apo gjatë viteve ‘90 po në Tiranë, lejuan që i gjithë Kampusi i liqenit, të rrethohej nga ndërtesa banale, me funksion të vetëm, kafet dhe betonin. Unë besoj se nuk kanë argument. Nëse do ishin kaq të shqetësuar, ja ku i kanë të legalizuara dhe hipotekuara mbi 30 kafene në buzë të liqenit dhe pallate pa fund edhe te Liqeni i Tiranës edhe te Liqeni i Thatë, ngjitur. Ndaj kush ka nevojë të protestojë e ka ‘targetin’ e betonit. Por, të kërkosh që fëmijëve të Tiranës t’ju mohohet një hapësirë, unë besoj se është fyerje për inteligjencën, ose nuk kanë fëmijë ose nuk kanë mend.

Një tjetër protestë është zhvilluar në Tiranë për çështjen e mbifaturimeve të Ujësjellësit, në të cilën ka marrë pjesë edhe zoti Tahiri. A ka mundësi të na shpjegosh se si qëndron e vërteta?

Kam ngritur një grup auditi prej 10 ditësh, i cili të hënën do më dorëzojë një raport që konfirmon dhe detajon se ku janë bërë këto mbifaturime. Ajo që dua t’i garantoj qytetarët është se asnjë qindarkë nuk do paguhet mbi atë që është shpenzuar. Jo vetëm kaq, por edhe personat që kanë dhënë urdhra të tilla në dëm të qytetarëve do të mbajnë përgjegjësi. Ashtu siç e kërkon ligji vendimet do t’i marrim në Bordin e aksionarëve që do të mbledhim javën e ardhshme. Unë ju garantoj që jo vetëm qytetarët nuk do të dëmtohen, por do të penalizohen ata që kanë shkaktuar këtë dëm./TCH

February 22, 2016 09:21
Komento

6 Komente

  1. illi February 22, 09:40

    Nuk ka asnje dyshim, qe femijeve u duhet nje park lodrash, apo qe edhe parku i liqenit e ka nje nevoje te tille per tu bere me atraktiv per te gjitha grupmoshat. Po ashtu eshte e vertete qe shume prej grupeve protestues nuk kane ndonje argument bindes kunder parkut dhe duket qe jane te motivuar politikisht. Megjithate ne kete histori ka nje sere pikepyetjesh: a eshte aprovuar projekti ne keshillin bashkiak para se te fillonin punimet? (Apo eshte filluar me moton: fillojme njehere, letrat i kopsisim me pas?!); a eshte marre leja e ndertimit dhe a eshte vendosur ajo ne zonen e preojektit para se te fillonin punimet? KM ne mbeshtetje te projektit ka hedhur ne qarkullim nje vidio se si do te jete parku. A eshte kjo nje vidio e pergatitur pas sherreve, apo ka qene e bashkangjitur me dokumentacionin e projektit qe ne kohen e miratimit te tij? Nese eshte e re, nuk i sjell asnje lloj mbeshtetje diskutimit, nese ekzistonte qe prej fillimit, perse nuk eshte hedhur ne rrjet per t’ju bere e njohur publikut?! Besoj se keto jane pergjigjet qe Veliaj ja u ka borxh qytetareve te Tiranes. Tung

    Reply to this comment
  2. demo February 22, 10:00

    Na duhet edhe nje shkurre.Nuk do hame projekte,nuk duam beton,”ne emer te femijeve tane”!

    Reply to this comment
  3. intelektuali February 22, 10:00

    PROJEKTI I PARKUT TE FEMIJEVE SI “KARAMELET” ME ARMET KIMIKE TE ASADIT

    O fadromisti pa shkolle Veliaj po nuk gjen dot nje vend tjeter ti more i paudhe qe te ndertosh me beton dhe hekur Parkun e Femijeve, por kerkon te shkulesh edhe ato pak fije bari qe kane mbetur pas BUNKEREVE prej betoni qe lejoi Edi Rama ne Tirane?

    O fadromisti pa shkolle Veliaj po ku i gjeni keto mashtrime te sofistikuara bolshevike o enverista te lindur me gjenin e Partise se Punes, ne nje kohe qe po te hypesh ne Kullen e Vodafonit Tirana te duket si Kandahari i Afganistanit, bile me keq akoma?

    O fadromisti pa shkolle Veliaj po edhe kalamajte e rruges e dine fare mire qe Rilindjes Socialiste te Edvin Artistit dhe Like Ryshfetit nuk i plas fare per femijet e Tiranes dhe as per Parqet e Femijeve, por e kane mendjen te LEKAT qe do te fitojne nga hekuri dhe betoni pas tyre i kamufluar me djallezi nga propaganda komuniste, njesoj sic bete edhe me LHL-te e Asadit do kohe me pare, por qe shoqeria civile ju zbathi breket dhe ju nxorri lakuriq bythejashte si rezili ne syte e Botes.

    O fadromisti pa shkolle Veliaj po pse nuk e shpallet me pare projektin dhe nuk e bete transparent per publikun, por vepruat njesoj si Sali Berisha dhe Enveri para tij, si nje Mafie Lakmitare me pushtet, kur i shitet Vatanin ne mareveshje ne terrin e nates dallkaukut egoist dhe te paafte, John Kerry per dy aspra

    Reply to this comment
  4. dinjiteti February 22, 13:37

    ne ate vend mblodhe qytetaret para zgjedhjesh si kryetar,
    beje parkun poshte diges te konpleksi dinamo, ku jane lodrat.
    rregullo amfiteatrin, rruget qe vazhdojne nga te bardha me sere te zeze.
    amfiteatri nuk eshte llozh per veglat e ndermarjes gjelberimit, ku dalinfshesat ne mengjes.
    kafe kamerino ka qene ndermarja rajonale e gjelberimit.
    tregou me i sinqerte per te bere gjerat qe lane paraardhesit tu, rruget,ndricimi, pyllezimi i parkut, kopshtin zoo e botanik,ku njerezit te shlodhen.
    kendi i lojnave te presidenca jashte perdorimit, stolat te tajvani jashte perdorimit,te huxhat u pergjysmua parking.
    bej identitet, mos prish gjelberimin

    Reply to this comment
  5. emer February 22, 19:33

    Ne gjithe kete Tirane me lloj lloj vendesh u dashka te prishet parku per te ndertuar lodrat e kalamajve. Nese Veliaj kujton se po na kenaq me nje pete cemcakiz e ka gabim. Te gjithe banoret e ndershem te Tiranes dhe ata qe kane dy pare mend ne koke e duan parkun e Tiranes te paprishur. Pse nuk i nderton gjetke lodrat Veliaj po prish pemet per te vene dy kova me rere per kalamjte. Femijet kane nevoje per ajer te paster dhe per peme. Lodrat mundet dhe duhen ndertuar kudo neper Tirane po ne te vetmin vend te Tiranes ku kane mbetur dy peme.

    Reply to this comment
  6. Altini February 23, 09:41

    Shikojeni kete video te arkitektitte huaj o ju kokbosha qe merrni rrogen te shqupi dhe vini komentoni ketu.

    https://www.youtube.com/watch?v=cc5Nsf5UihQ

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*