Veliaj flet për emrin e djalit që vjen në jetë së shpejti

September 15, 2018 19:45

Veliaj flet për emrin e djalit që vjen në jetë së shpejti

Kryebashkiaku i Tiranës ka qenë i ftuar këtë të shtunën në në rubrikën “Një ditë me Dojnën”,në Top Channel.

Në këtë takim Veliaj zbuloi pak edhe rreth emrit të të birit që vjen në jetë së shpejti.

Ai tha se zgjedhjen ja ka lënë tërësisht në dorë Ajolës për të vendosur emrin, por që nuk mungojnë konsultimet.

“Për emrin e djalit do të vendosë Ajola dhe me shumë kënaqësi ia lashë këtë përgjegjësi. Sigurisht që konsultohem, por kur e shoh se sa e ndjeshme është, mendoj se është më mirë të zgjedhë ajo”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ndau edhe një episod kur i kishte thënë bashkëshortes e tij: “Po sikur djalin ta quajmë Trim?”, e ndërsa Ajola reagon: “Po sikur mos të dojë të jetë trim? Pse ta mbajë këtë emër gjithë jetën? Po sikur të dojë të jetë poet?”.

I thumbuar nëse u lumturua që do të bëhej baba i një djali si një mashkull tipik shqiptar, Lali Eri shtoi: “Thonë që çunat lidhen me nënat, mesa duket vitin tjetër do të jetë vajzë”.

l.h/ dita

September 15, 2018 19:45
Komento

1 Koment

  1. O sa turp me pasë emër shqiptar! September 16, 12:40

    Veç emër shqip mos i vëni. ËSHTË TURP.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim