Veliaj flet për rikthimin e shkollës së Njësisë 8: Ja si u sabotua

September 27, 2018 17:52

Veliaj flet për rikthimin e shkollës së Njësisë 8: Ja si u sabotua

Opozita braktisi mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku pritej të miratoheshin disa projektvendime të rëndësishme për qytetarët e Tiranës, mes tyre edhe vendimi që rihap një shkollë në Njësinë 8,

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i zhgënjyer që këshilltarët e opozitës e braktisën mbledhjen, pikërisht duke mos votuar as për kthimin e kësaj shkollë për fëmijët.

Administrata e kaluar e Bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku, të dy banorë të kësaj njësie, i kishte ndryshuar destinacionin, duke e kthyer në zyra për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve.

“Njësia 8 i ka dhënë mandatin e kaluar edhe për kryetar, edhe për nënkryetar të Bashkisë, Lulit dhe Joridës. Por, prona te Medreseja, ku sot ka zyrat UKT-ja, në fakt në versionin e vet origjinal ka qenë shkollë. Saliu, ngaqë i falimentoi të gjitha kompanitë, filloi t’i degdiste nëpër bashki dhe Bashkia i çoi zyrat e UKT-së në një shkollë, te Medreseja për njësinë 8. Ne sot duam të marrim vendimin për ta çuar UKT-në te inkubatori i biznesit dhe të lirojmë një shkollë për Njësinë 8. Kush është oligark, kalamajtë e Njësisë 8? Si do shkojë Luli dhe Jorida te Njësia 8 e t’u thonë banorëve: Mirë, kur ishim kryetar dhe nënkryetar të bashkisë s’bëmë asnjë punë, por tani s’duam ta votojmë këtë vendim, që t’u kthejmë shkollën fëmijëve tuaj? Unë ju garantoj për një gjë: Në qershor, jo vetëm do fitojmë bindshëm bashkinë, por do kemi shumicë absolute për të vendosur për qytetin e Tiranës sepse njerëzit i panë kush janë këta. Për një çikë “show” janë gati të përshtyjnë gjithçka”, tha Veliaj.

Teksa shprehu bindjen për një fitore absolute në Tiranë qershorin e ardhshëm, Veliaj nënvizoi se Basha dhe Tabaku u mohuan për shumë vite fëmijëve të Njësisë 8 që të studionin në një shkollë ku bëhet mësim me një turn.

V.L/ Dita

September 27, 2018 17:52
Komento

2 Komente

  1. MH September 27, 20:36

    Ne cdo mandat te fituar duhet te punohet per te fituar mandatin tjeter mbas 4 vitesh.Kjo duhet te jete moto e cdo politikanit qe mendon seriozisht jo per karrieren se sa per ti sherbyer popullit.Kur i sherbehet popullit me ciltersi dhe arritje karriera ngulet goshte e nuk shkulet nga posti dhe drejtimi i cdo individit ne postin e zgjedhur me voten e sovranit.Kjo asht politika dhe praktika e rrealitetit dhe e fitoreve te popullit per popullin.

    Reply to this comment
  2. Adih September 27, 22:19

    Te lutem o tradhetari i Mjaftit ,paj zotin, mos na dil me ne resme ,se na trembe kalamajte ..Mjaft me, se je bere bajat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim