Veliaj i dorëzon tenorit Saimir Pirgu “Çelësin e Qytetit”

March 4, 2016 12:24

Veliaj i dorëzon tenorit Saimir Pirgu “Çelësin e Qytetit”

Tenori me famë botërore, Saimir Pirgu, është nderuar sot nga Bashkia e Tiranës me simbolin “Çelësi i Qytetit”. Ai është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili i ka dorëzuar edhe simbolin e qytetit, në shenjë mirënjohje për kontributin që artisti me famë botërore ka dhënë në promovimin e vlerave tona kombëtare dhe në mënyrë të veçantë për përzgjedhjen e Tiranës si një nga stacionet e turit të tij botëror, i cili kalon përmes qyteteve më të mëdha të artit dhe kulturës në botë: Tokio, Firence, Moskë, Vienë, Berlin, Paris dhe Nju Jork. Ai shoqërohej në këtë takim edhe nga drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni.

Gjatë ceremonisë kryebashkiaku Veliaj falenderoi artistin për  koncertin e shumëpritur që do të mbaj ditën e shtunë në Tiranë, pas suksesit në kryeqytetet e kulturës botërore, me albumin “Il mio Canto”, ndërsa theksoi se Pirgu është kthyer në krenari për kombin shqiptar.

“Nuk besoj se ka kompliment më të madh apo Çelës Qyteti që kompenson aspiratën e një fëmije që shikon një histori suksesi të realizuar me shumë punë, pa njohje, farefis, politikë, por me zërin dhe përkushtimin maksimal”, tha Veliaj.

March 4, 2016 12:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*