Veliaj: I jepet fund problemit të strehimit për 177 familje në nevojë

July 6, 2016 18:47

Veliaj: I jepet fund problemit të strehimit për 177 familje në nevojë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar pozitiv për qytetin vitin e parë të qeverisjes  nga administrata e re e bashkisë. Duke folur sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Veliaj theksoi se Bashkia dhe e gjithë Tirana është kthyer në punë, ndërsa qytetarët po shohin frytet e para të punes së përditshme.

“Për pak ditë mbushet një vit nga koha kur u betuam në këtë sallë që do e çonim Tiranën në drejtimin e duhur dhe besoj se ka një refren në këtë administratë që ka qenë puna dhe kthimi i Tiranës në punë. Ka qenë një vit fantastik dhe dua t’ju falenderoj të gjithëve”, tha Veliaj.

Duke evidentuar në mënyrë të veçantë punën e kryer në drejtim të pastrimit dhe gjelbërimit të Tiranës, Veliaj ka theksuar se prioritetet e punës së bashkisë kanë qenë fëmijët.

“Besoj se edhe më skeptiku është i ndërgjegjshëm se Tirana sot është më e pastër se një vit më parë, por ende larg ambicies sonë si administatë; është më e gjelbëruar se më parë, por prapë larg ambicies sonë edhe pse po mbjellim nga një mijë pemë në muaj. Ka një siguri rrugore të shtuar ndjeshem, vijat e reja të bardha nuk i merr shiu i parë që bie, po ashtu edhe sinjalistika në semaforë, tabela në parkime etj”, shtoi kryebashkiaku Veliaj.

Gjithashtu, ai është ndalur edhe në vendimarrjen e sotme të Këshillit Bashkiak që ka të bëje kryesisht me strehimin. Sipas tij, nëpërmjet vendimeve që i janë propozuar sot Këshillit Bashkiak arrihet t’i jepet fund problemit të strehimit për 177 familje të tjera në nevojë që jetojnë në territorin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa 48 familje të tjera arrijnë të përfitojnë bonuse për pagimin e kredisë për shtëpi.

July 6, 2016 18:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*