Veliaj “i pamëshirshëm”, 3 qytetarë gjobiten për urinim në publik (FOTO)

August 27, 2015 14:08

Veliaj “i pamëshirshëm”, 3 qytetarë gjobiten për urinim në publik (FOTO)

Bashkia e Tiranës e ka seriozisht! Pas publikimit të shtatë masave për një qytet të pastër, Policia Bashkiake ka gjobitur sot paradite tre qytetarë, të cilët zgjodhën sërish urat e Lanës në bulevard për të urinuar.

Me sa duket, ata nuk kanë marrë seriozisht paralajmërimin e kryebashkiakut Veliaj për gjobitjen e atyre që vandalizojnë hapësirat publike dhe janë kapur nga punonjësit e policisë bashkiake.

Mbi shtetasit A.P, F.M. dhe B.P. u aplikua gjoba prej 50 mijë lekësh.

Vetëm dy ditë pas daljes së masave të Bashkisë së Tiranës, duket se po jepen edhe efektet e para te qytetarët për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Ndërkohë, në vendin që u kapën këta qytetarë duke urinuar, vetëm disa metra larg, Bashkia e Tiranës kishte vendosur banjo të lëvizshme, për kryerjen e nevojave personale.

Madje, njëri nga qytetarët u kap duke urinuar në urën pranë Parkut Rinia, vetëm 50 metra larg banjos publike të vendosur nga Bashkia e Tiranës.

Gjobat per vandalizuesit e hapesirave publike (2) Gjobat per vandalizuesit e hapesirave publike (3) Gjobat per vandalizuesit e hapesirave publike (1)

August 27, 2015 14:08
Komento

24 Komente

  1. titi August 27, 14:28

    Po fotografite e di bashkia qe jane ne kundwrshtim me ligjin!?

    Reply to this comment
  2. al August 27, 14:33

    Keshtu e do ky milet, qe te nxere mend.
    Ku ta besh?
    Mendo para se te nisesh!

    Reply to this comment
  3. Ndeshkuesi August 27, 14:39

    Flamuri paska gjetur pune te mire, rri gjithe diten te rruga e elbasanit me bllok ne dore dhe i bon nja 200.000 leke te reja. Bravo

    Reply to this comment
  4. Edi August 27, 14:42

    Po fotot pse duhet t’i nxirrnit?!

    Reply to this comment
    • aty August 27, 22:38

      Qe keta te mos shurrojne me atje dhe familja ti denoje.Here tjeter ata te shkojne ne nje bar te marrin nje kafe 50lek dhe te shurrojne o te dhjesin rehat.

      Reply to this comment
  5. Benardi August 27, 14:50

    Bk

    Reply to this comment
  6. Splitter August 27, 14:58

    Jan barbona se po te jene njerez, i marrin 5 fishin per demtim imazhi erjonkes dhe analfabeteve te tij qe nuk dine te shkruajne as Shqip …

    Reply to this comment
    • LOVE August 27, 20:17

      Splitter
      lajmero ata te shtepise te kene kujdes ,ruaju dhe vete
      leri analfabetet e Erionit ,se po te ishin njerez nuk duheshin as keto masa
      dhe mos fol me per demtim imazhi sepse do i shkruaj Erionit te hapi
      kopshtin zoologjik 😛

      Reply to this comment
  7. Hyqmet Hasko. August 27, 14:59

    Mendoj se eshte nje nisme e mire ,,Kultura shqiptare nuk mund te pranoj disa persona qe uronojne apo ndotin vendin me veprimet e tyre te pa hijshme.Nisje e bukur nga Bashkia e Tiranes.Uroj qe te punohet vazhdimishte dhe jo me fushata

    Reply to this comment
  8. Arben August 27, 15:00

    FOTO INTERESANTE PER FACEBOOK.

    Reply to this comment
  9. Asnjeanesi August 27, 15:19

    Kam pare qe edhe turqit , keshtu urinojne poshte urave e mbrapa pemeve . Apo jo , ARBENI DRU ME PRE ? Shkruaj me germa te vogla , more allahu ekber , te shpelafte mortja !

    Reply to this comment
  10. redon August 27, 17:41

    Me ne fund fatmir morina ta marre vesht se ka ardhe ne kryeqytet evropian dhe duhet te sillet me respekt , jo qelbesire ku te gjeje

    Reply to this comment
  11. spartaku August 27, 18:25

    Mire ua bene qe i gjobit.Ky popull keshtu e do,nuk mere vesh me te mire.Ne duam nje qytet te paster dhe jo te piste.Ata qe nuk pranojne keto masa,do jene edhe ne familjete tyre pisa.

    Reply to this comment
  12. emigranti August 27, 18:43

    Veliaj para se te gjobisi qytetaret per nevojat personale duhet si fillim ti krijoje kushte atyre sepse atehere keto gjoba do te kene efekt. Del pyetja behet per te edukuar njerzit apo per te mbledhur leke qe bashkia i ka me se te nevojshme.

    Reply to this comment
    • LOVE August 27, 20:20

      e lexove artikullin ti emigranti ???
      50 mt me tutje ka vendosur banjen ,dhe ata urinojne ashtu si jane mesuar
      cfare te bej me Erioni ,te veje tu shkundi ….
      hajt pra me shume llogjike ,eshte buxhet dreqi e mori , lere kulturen se
      e keni ngrene me buke

      Reply to this comment
  13. skacteduhet August 27, 20:14

    “veliaj i pameshirshem” … lol … keshtu do thoshin kafeshet pyllit qe jane mesuar pa rregulla e ligje. bravo publikuesit dhe atij qe ka vene titullin… sapo e fituat statusin …dhe sa per veliaj-n = “kamarier” po ben cti thone//ashtu si luli vocerr
    Dhe ai qe ka postuar dhe vene titullin ketij shkrimi .. shko provo te besh urinen ne publik ne france angli zvicer apo ku ta di une dhe pastaj cuditu me gjobat e vena ne tirane …

    Reply to this comment
  14. Henri August 27, 20:44

    I kenaqur me aksionin e gjobitjeve, por teresisht kunder postimit publik te fotografive te personave: Bie ndesh me ligjin dhe mbi te gjitha me etiken e respektimit te sferes private te individit — cfare do lloj krimi qofte bere por sidomos per te tilla vepra te vogla penale. Dhe n.q.s. nuk e zoteron policia kete etike, te pakten ju si gazete!

    Reply to this comment
  15. lejleku August 27, 21:01

    Po lumit te Lanes qe i vjen era e qelbur e mbetjeve njerezore dite e nate si do i behet?????
    mbi ure tek EIFEL lokali nuk mund te qendrosh dot as 5 min…te mbyt acidi me grahme te llaftarisur….

    Reply to this comment
  16. Shahisti August 28, 08:10

    Bravo Erion, problemi i shurres po zgjidhet, tani te ka ngelur ajo puna e mutit dhe pastaj perpara me luge ne dore.

    Reply to this comment
  17. caku August 28, 10:30

    po pse ia nxirni fytyren! ata pagojne gjoben dhe jeta vazhdon. jeni gazetare skandaloze.

    Reply to this comment
  18. Tomorri August 28, 11:09

    Ne fotografi i kane nxjerre se jane kandidate per misa,dhe si te tille u duhet publikuare fotografia.
    Me mire beni nje kend fotografishe ne Tirane dhe populli ti shikoje me nge pa u nxituare.

    Reply to this comment
  19. Liverpool August 28, 11:21

    Te gjithe njerezit kudo ne bote jane njelloj.Para shume dekadave edhe ne vendet qe sot kane nje qyteterim te admirueshem e per tu patur zili ka patur probleme te sjelljes qytetare ten gjashte me ato tonat,por venia e rregullave te rrepta e sanksioneve teper te rrepta bene qe njerezit e ketyre vendeve te ndryshojne sjelljen e tyre e tashme zbatimi i rregullave te shkruara e te pa shkruara eshte bere nje edukate e perditeshme.Qe te ndryshojme ne shqiptaret,duhet shume kohe,lexoj komentet dhe ve re se ato jane plot banalitete,kundervenie per arsye te preferencave politike etj.Une Erionin nuk e njoh dhe as kam interes ta njoh e ta perkrah pasi tani jetoj jashte ku jam bere edhe qytetar I ketij vendi,por te gjitha nismat e tij jane pozitive e tregojne deshire per dryshim.Neqoftese duam te jemi qytetare te Europes duhet te ndryshojme e jo ti kundervihemi njeri tjetrit.Te lumte Erion,por duhet te te ndjekin edhe koleget e tu tjere,pasi I Vetem nuk ja del dot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*