Veliaj i përgjigjet akuzave të PD:  Luli planifikonte, Dhëndri vlerësonte, Saliu firmoste, Kunati arkëtonte

July 4, 2017 22:18

Veliaj i përgjigjet akuzave të PD:  Luli planifikonte, Dhëndri vlerësonte, Saliu firmoste, Kunati arkëtonte

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sqaruar çështjen e zhvillimit të zonës pranë Policisë Bashkiake në rrugën e Kavajës, ku ka zbardhur edhe skemën klienteliste që ka funksionuar në kohën që Tirana drejtohej nga  Lulzim Basha.   I ftuar në “News 24”, Veliaj deklaroi se dhëndri i Berishës, Jamarber Malltezi është hartuesi i Vlerësimit Mjedisor të Planit të Bashës, i cili parashikonte ndërtime për shërbime dhe banesa nga 8-11 kate.  Kryebashkiaku sqaroi se plani u hartua nga arkitektët e Bashës dhe i shkoi për firmë Berishës jo për lulishte, por për pronën private të familjes Nela për ndërtim, ndërsa kunati i Bashës kërkonte “haraçin” si shkëmbim.  Në këtë situatë kur toka objekt diskutimi është pronë private e familjes Nela, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka bërë gjithçka për të maksimalizuar përfitimin në interes të qytetarëve. Veliaj tha se ndryshe nga administrata e mëparshme kur taksat shkonin “bakshish” për kunatin e Bashës, tashmë ato shkojnë për buxhetin e bashkisë për më shumë investime për qytetarët.

Sqarimi i Veliajt:

Së pari besoj që kemi ndërtuar një CV të këtyre dy viteve të fundit, të dy viteve të fundit ku kur vjen puna te këndi i lodrave, sot hapëm këndin e lodrave të 18. Ndaj realisht nuk ngjit ti thuash kryetarit të bashkisë dhe kësaj bashkie që ka ndërtuar 18 kënde lodrash që është kundër këndit të lodrave, e para kjo. E dyta, Bashkia e Tiranës funksionon në një bashkësi rregullash dhe ligjesh që nuk i kam caktuar unë, i ka caktuar republika e Shqipërisë. Ka pasur plane vendore mbi të cilat funksion ky qytet dhe dua të sqaroj vetëm disa gjëra për këtë temë dhe arsyeja pse vij këtu është se s’kam asgjë për të fshehur dhe jam gati të përgjigjem çdo pyetje.

Kjo është ish-uzina Enver në vitin 2014, pra përpara se Luilzim Basha ta shiste sikur po bënte një lulishte. Kjo ishte një tokë private komplet e degraduar. Shikoni dhe një foto tjetër, murin e Policisë bashkiake. Tani cila është historia e ngjarjes.

Kryetari i bashkisë në atë kohë kalon një plan urbanistik të vitit 2013 ku siç e shikoni këtu, njësia nënstrukturore 7,8 është një zonë e vendosur për ndërtim, është ekzaktësisht kjo zonë, pronë e familjes Nela e cila ishte vendosur këtu për zhvillim.

Ky plan urbanistik, pra plani hartohet nga zoti Basha i shkon zotit Berisha për t’u firmosur. Zoti Berisha bashkë me zotin Basha firmosin planin urbanistik, jo lulishte, pronën private të familjes Nela për ndërtim. Përpara se të firmoset dhëndri i zotit Berisha harton vlerësimin e këtij plani.

Pra të bëjmë një kronologji. Basha e harton, dhëndri e vlerëson bashkë me kandidatin tjetër të PD-së, Sazan Gurin në Berat, pra këta të dy e vlerësojnë, vjehrri e firmos dhe siç u tha dhe nga kompania dje, kunati arkëton.

Kjo është deklarata e kompanisë që ka bërë dje ku kunati i Lulzim Bashës kërkonte siç dihej në Bashkinë e Tiranës për çdo leje ndërtimi, haraçin e vet. Pra këto janë faktet. Pra fakt që Lulzim basha harton këtë plan, fakt që dhëndri i Saliut e vlerëson pozitivisht këtë plan, pra planin që në këtë tokë të familjes Nela do të kishte këtë ndërtim, zoti Berisha e noterizon, e firmos dhe siç thotë kompania, kunati shkon të arkëtojë paratë e korrupsionin si pjesë e këtij ndërtimi.

Këto janë faktet. Në momentin që bashkia ka pasur këtë plan në fuqi, pra ky është plani zhvillimor, plani ndërtimor që jep bashkia e Tiranës ka të bëjë kryesisht me pagesën e taksave. Pagesa e taksave ka qenë 1/10 e taksave që është sot në Bashkinë e Tiranës. I gjendur përpara këtij fakti dhe para faktit që ligji kërkon që brenda 60 ditëve nga aplikimi, nëse çdo gjë është në rregull, pra nëse hipoteka është në rregull, nëse projekti është në rregull, nëse janë respektuar standardet dhe është paguar taksa, brenda 60 ditësh leja kalon në heshtje. Nëse bashkia nuk përgjigjet atëherë sigurisht që punonjësit e bashkisë shkojnë për procedim penal që do të thotë se ka një arsye ekstraligjore pse e pengojnë. E vetmja që që mund të bënte kryetari i bashkisë me një plan të miratuar, edhe njëherë e hartoi Lulzim Basha, e vlerësoi Jamarbër Malltezi, dhëndri, e firmos vjehrri, e arkëton kunati.

Pra kjo është edhe një mënyrë se si funksion Partia Demokratike sot ndaj thashë është biznes familjar.

Lulzim basha pasi nuk mori pjesën e vet ku çoi kunatin, sipas kompanisë, në atë ndërtim, e ktheu lulishte mu përpara zgjedhjeve se tha për sa kohë që nuk e futa unë në xhep në djall të vejë, ta bëj lulishte që t’ia bëj ferrë atij tjetrit që vjen mbrapa.

July 4, 2017 22:18
Komento

1 Koment

  1. Adriatik July 4, 23:32

    Beni shpronesimin dhe kthejuni lulishten qytetareve, se te fshiheni pas fjaleve eshte njesoj sikur te perpiqeni te fshiheni pas gishtit te mesit.

    Eshte nje tjeter rast ky qe verteton fare qarte qe te gjithe jeni te korruptuar, te majte dhe te djathte, boll na u hoqet secila palë plotesisht e ndershme dhe tjetra komplet e piset sepse edhe logjika më e thjeshte thote se asnje arsye nuk mund te ekzistoje qe njera pale mund te jete më e paster ose më e piset se tjetra, njesoj jeni !
    I gjori lul, kur filloi si kryetar bashkie nuk kishte pothuaj asnje shesh ne Tirane per ndertime te reja, qe ia kerkonte posti, sepse i kishte zene pothuaj te gjithe sheshet edi gjate kryetarllekut ne bashki. Aq i dhene ishte edi pas ndertimeve ne sheshe sa edhe para Muzeut Kombetar donte te bente ndertese 3 kateshe por ia hoqi thelen nga goja Nano, atehere kryeminister.
    I gjori lul s’dinte cte bente, u detyrua te iniconte shpernguljen e organizmave ushtarake te Shkolles se Bashkuar ne Zall Herr që aty te ngriheshin pallate, por si i paafte per cdo gje dhe me formim perendimor (por me gen shqiptar) nuk arriti ti jepte dum.

    Nje shprehje e popullit thote Ha dhe Hesht,

    Kshu dhe puna juaj, mbushni xhepat meqe u ra bixha por mos na beni më te zgjuarin se të zgjuarët, se as per te qeshur nuk beni më njeri

    Te kthesh nje truall ne lulishte kerkon vetem pak deshire te mire, e pajustifikueshme pse ajo toke aty mbeti per dekada pa u kthyer ne Lul Ishte, por nje tjeter tregues teper domethenes ky per papergjegjshmerine e drejtuesve qe prodhojme ne si popull. Sigurisht cudia më e madhe eshte si shpetoi ky truall aty pa u pallatizuar por edhe kur më në fund u kthye ne lulishte qe qendroi e tille vetem pak kohe, perseri, te gjithe ne bllok te majte dhe te djathte, vendoset t’i hiqni Tiranes edhe nje nga te fundit vende te gjelberuara per shplodhje.
    Fantastikë jeni…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*