Veliaj: Investimet e bashkisë rrisin vlerën e pronave

June 26, 2016 11:47

Veliaj: Investimet e bashkisë rrisin vlerën e pronave

Një rrugë e re i shtohet infrastrukturës së Tiranës. Mbi 4 mijë banorë që përdorin çdo ditë rrugën “Isuf Balta” në njësinë 9, nga sot mund të lëvizin më lirshëm, qoftë si këmbësorë apo drejtues mjetesh. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, tha se ky investim i rrit vlerën kësaj zone.

“Kjo ka qenë një zonë e pastabilizuar nga ana urbane. Kemi qenë edhe në fushatë këtu, banorët ankoheshin për mungesë investimesh”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai falënderoi qytetarët që kanë bashkëpunuar dhe kanë tërhequr murin për të krijuar një trotuar, ndërsa shtoi se “pas ndërhyrjes së bërë jo vetëm në rrugë, por edhe në ndërtimin e mureve të reja rrethuese më të ulëta, këto shtëpi janë kthyer në vila, duke e bërë rrugën një zonë rezidenciale”.

Kryebashkiaku tha se në një vit, sipas llogaritjeve të tregut imobiliar vlera e pronës në Tiranë është rritur mesatarisht 15%. “Kjo do të thotë se për një qytetar, i cili para se kjo administratë të fillonte punë, kishte një shtëpi që mund të vlente 100 milionë lekë, sot ajo shtëpi vlen 115 milionë lekë. Besoj se është një lajm i mirë që me investimet që ka bërë Bashkia e Tiranës, me pastrimin, me përmirësimin e infrastrukturës, prona e çdo qytetari të Tiranës mesatarisht është rritur me 15%”, sqaroi Veliaj.

Ai theksoi se rritja e vlerës së pronës është ajo që i mban qytetet në zhvillim. “Për sa kohë që prona e qytetarëve të Tiranës vazhdon e rritet, do të thotë që Tirana mbetet qyteti më atraktiv sot për të investuar”, shtoi ai.

Rruga “Isuf Balta” kufizohet me rrugën “Jordan Misja” dhe “Vangjel Gjikondi”, dhe ndodhet në Njësinë Administrative Nr.9. Ajo ndihmon në lehtësimin e lëvizjes së mjeteve dhe të rreth 4.000 banorëve të zonës. Krahas shtrimit të rrugës dhe tubacioneve, projekti parashikoi edhe ndërtimin e 450 metra linear mure rrethues të rinj

June 26, 2016 11:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim