Veliaj ironizon aleatët e PD: Lul Basha po na ofron për deputetë “memet” e rrjeteve sociale dhe i quan shpresa e re

January 15, 2021 15:31

Veliaj ironizon aleatët e PD: Lul Basha po na ofron për deputetë “memet” e rrjeteve sociale dhe i quan shpresa e re

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, tha sot se oferta e Lulzim Bashës dhe e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit janë kandidatët që njihen si “meme” në rrjetet sociale. Gjatë një bashkëbisedimi me një grup të rinjsh në 29-vjetorin e FRESSH, Veliaj ironizoi edhe aleatët e Bashës, duke filluar nga Fatmir Mediu, si ish-ministër i Mbrojtjes në tragjedinë e Gërdecit, tek Nard Ndoka ish ministër Shëndetësie.

“Imagjinoni pak sikur në krye të vendit, kur ra tërmeti në 3:54 të mëngjesit, të ishte një nga këto memet. Imagjinoni që pandemia të na kishte kapur me Nard Ndokën si ministër të Shëndetësisë. Tani qeshim se shyqyr nuk është e vërtetë. Po Fatmir Mediu ishte ministër i Mbrojtjes kur shpërtheu Gërdeci. Memet po na bëhen kandidatë për deputetë, ndaj është mision i brezit tuaj që të jeni më seriozë sepse të rriturit po bëhen karagjozë duke na ofruar meme për deputetë. Kur bie tërmeti dhe pandemia, ti si qytetar do të doje njerëz seriozë në krye të shtetit, që nuk pushojnë së punuari për të ndërtuar shtëpitë”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se një parti nuk mund të ketë të ardhme kur kandidatët e saj për deputetë janë Fatmir Mediu, Dash Shehi dhe Nard Ndoka. “Një parti politikë nuk mund të ketë të ardhme kur thotë – “duam ndryshim, jemi shpresë e re dhe kandidatët tanë për deputetë janë Fatmir Mediu, Dash Shehi dhe Nard Ndoka”. Sepse duket sikur të gjithë memet po bëhen deputetë. Këta njerëz janë deputetë që kur unë kam qenë 11 vjeç. Sot jam 41 dhe ata janë ende shpresa e re e së djathtës! E kuptoni se çfarë diference masive kemi ne me ata që kemi përballë”, tha Veliaj.

January 15, 2021 15:31
Komento

9 Komente

  1. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” January 15, 15:52

    Kur erdhi ne krye te Bashkise ,Veliaj deklaroi:“Më duket e paarsyeshme se si ujësjellës-kanalizmet e Tiranës kanë më shumë veta staf se cdo ndërmarrje tjetër në Shqipëri rreth 1800 vetë, ndërkohë që policia e qarkut të Tiranës ka më pak policë, ushtria për qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit ka më pak ushtarë, më duket e paarsyeshme se si të gjithë ministritë bashkë në nivel qendror kanë më pak staf se sa ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Pra këtu kemi të bëjmë dhe me një mungesë totale eficence dhe përdorimin e Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës si një hapësirë për të parkuar militantët sa kohë ke probleme me punësimin e tyre dhe të duhen për mitingje. Ky është një nonsens, trajtimi i ndërmarrjeve në këtë farë feje”Erjon Veliaj,intervistë për Zërin e Amerikës, 17 Qershor 2015.Dhe per kete,Veliaj kishte te drejte,sepse rendohej buxheti,interesi publik.Por çfar ndodhi me pas?Sapo u zgjodh kryetar Bashkie, në Ujësjellës nisën largimet,ku u larguan 1 mijë punonjës,duke mbetur vetëm 845 persona.Nje bravo te madhe per Veliajn,qe vuri interesin publik mbi ate privat dhe partiak.Por,nuk kaloi shumë koh,pikerisht në vitin 2016,numri i punonjësve(militanteve) arriti në 1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.Në vitin 2017, u shtuan edhe 475 punonjës(militante) të tjerë, një shifër që e rikthen numrin e punonjësve sërish në nivelet ku e gjeti Veliaj,para se të niste reformat e tij radikale.
    Mos harrojm,se Veliaj qe shpresa per Tiranen,ai qe premtoi se do te ndalte betonizimin,por e rriti 6 here me shume se paraardhesi i tij,mos
    harrojm,se Veliaj premtoi per territore te gjelberta,por betonizoi edhe parqet e vetme publike qe kishinm mbetur,mos harrojm,se Veliaj qe ve “interesin publik mbi interesin privat” ,paguan 25 veta nga buxheti i Bashkise per te rreklamuar mrekullite e tij,25 veta!!! Gazetarja Tota, u shkarkua nga puna, në muajin gusht të vitit 2016, pasi po investigonte ngjarjen tragjike të humbjes së jetës, së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës. Gazetarja Tota pretendoi se vendimi për ndëprerjen e marrëdhënieve të saj të punës është marrë pas presioneve të ushtruara nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe e fiti gjyqin ndaj tij dhe pronarit te Gazetes.

    Reply to this comment
  2. Hamshori January 15, 15:53

    Nazisti i bashkise se Tiranes po behet alkapone po perpiqet dhe ky njeri me dy fytyra me bandit punon per ta pare populli dhe Edi Rama dhe nga ana tjeter nuk po le gje te pa ligjshme pa bere per interesin e tij personal .ky eshte ruspija e tiranes.

    Reply to this comment
  3. Labi January 15, 15:54

    O sharlatan ti do jesh arsyja e pare nese PS humb zgjedhjet,nxjerr xhandaret ne Tirane te friksojne fshataret per nje kokerr qep,dhe vete jep leje ndertimi lart e posht,ke bo nomin te tregu elektrik,ku ben sikur punon dhe ke dhene leje per pallate,nuk ka me vend as per rruge mes pallateve,kane ndertuar dyqane e kane zene rrugen spiunet e bashkise,i kerkoj gazetes dita te dergoj gazetare per verifikim,perballe pasticeri lej&laj te shkolla baletit do behet pallati,e ky mashtrus flet per kunatin e Lulit,ne rruge po aty sapo jane ndertuar dy dyqane poshte pallatit,dhe me nderhyrje ne bazament e duke zvogeluar rrugen,e ke tipi genjen hapur,te pakten per ketu ne lagje mos te shpresojne per vote se eshte pakenawesi e madhe,edhe pse historikisht eshte e majte.Edhe pse eshte nje respekt per Vasilika Hysin po me ato qe ky ka bere ka demtuar te majten,edhe pse Pullazi shkrete mundohet po ky eshte i forte,i kane leshuar militantet po aha urrejtja qe eshte krijuar nga lali Eri eshte e madhe,godet njerezit e thjeshte dhe livadhisin milioneret.Edhe sot i kishte leshuar xhandaret per gjoba.

    Reply to this comment
  4. Nik January 15, 16:08

    Kush ta ka shkruar këtë daci bao ty o gurZi, se ti nuk e di se ç’janë shenjat e pikësimit.

    Reply to this comment
  5. mirel January 16, 10:53

    Qente shqupisa le te lehin, Luli shkon ne shtepi ne 26 Prill.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim