Veliaj, ja një zgjidhje e thjeshtë

Dërguar me Email August 27, 2016 10:19

Veliaj, ja një zgjidhje e thjeshtë

Desha të jap një mendim për transportin urban në qytetin e Tiranës. Gjykoj për atë që kam parë. Gjendja e përgjithshme më duket e pranueshme. Nuk shoh dyndje në dyert e tyre e as brenda. Diku mungon kondicioneri e diku jo. Pra ka të meta. Problemi që ngre unë më duket akoma më i lehtë për t’u ndrequr. Në linjën Sharrë-Uzina Dinamo zbritën 3-4 vetë që ngatërronin stacionet. Fatorinoja lajmëronte, por aty ka zhurmë, pasi ne jemi pak zhurmaxhij e nuk dëgjohej mirë. Zgjidhjen e pashë në linjën e Laprakës. Një planimetri apo dy të tilla brenda autobusit e zgjidh më së miri “dialogun e zhurmshëm” udhëtar-fatorino. Aty ishin shënuar me ngjyrë, bile edhe një manografi me emrin e një objekti karakteristik në ndalesat e stacioneve. Ato planimetri kushtojnë pak dhe bëjnë punë shumë, sidomos për ata që nuk përdorin shpesh autobusin. Është eksperiencë e lehtë për t’u marrë e po aq e lehtë për t’u zbatuar. Bile mund të jetë pjesë e kontratave me shoqëritë urbane e bile interurbane të udhëtimit. Nuk po them elektronike, por së paku në letër të thjeshtë. Shpresoj ta dëgjojë ndokush nga të Bashkisë. Profeti

Dërguar me Email August 27, 2016 10:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*