Veliaj jep lajmin e mirë, ja në cilat zona do të ndërtohen 17 shkollat e reja në 2018-n

December 21, 2017 12:15

Veliaj jep lajmin e mirë, ja në cilat zona do të ndërtohen 17 shkollat e reja në 2018-n

Viti 2018 do të shënojë dhe zgjidhjen e problemit të mungesës së infrastrukturës arsimore në zona të ndryshme të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka hartuar një plan ambicioz i cili synon ndërtimin e 20 shkollave të reja, në tre prej të cilave po punohet me intensitet të lartë.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se për vitin 2018 do të nisë ndërtimi edhe i 17 shkollave të reja.

Në Bashkinë Tiranës gjenden gjithsej 191 shkolla publike. 61 shkolla kanë më shumë nxënës se sa kapaciteti i tyre maksimal dhe 57 shkolla e zhvillojnë mësimin me dy turne. Për t’u dhënë një zgjidhje përfundimtare këtyre tre problemeve, duhet të ndërtohen 17 shkolla të reja, nga të cilat 10 shkolla të ciklit 9-vjeçar, të cilat do të përfshijnë edhe ambiente për kopshte brenda tyre, dhe 7 shkolla të ciklit të mesëm të lartë”, tha Veliaj, ndërsa renditi shkollat e reja në kryeqytet .

o Në NJA2 do të ndërtohen 3 shkolla të reja, dy 9 vjeçare dhe një e mesme

o Në NJA5 do të ndërtohet një shkollë 9 vjeçare;

o Në NJA7 do të ndërtohet një shkollë e mesme;

o Në NJA8 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme;

o Në NJA9 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një e mesme;

o Në NJA11 do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme;

o Në NJA Dajt do ndërtohet një shkollë e mesme;

o Në NJA Farkë do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare;

o Në NJA Kashar do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme.

Të gjitha shkollat 9 vjeçare do të kenë edhe kopsht të integruar.

December 21, 2017 12:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim