Veliaj: Ky është një moment i shkëlqyer që qyteti të mos shkojë më në kundravajtje

May 8, 2015 19:15

Veliaj: Ky është një moment i shkëlqyer që qyteti të mos shkojë më në kundravajtje

Pasditen e sotme, kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, vijoi turin e dëgjesave publike me banorët e Njësisë nr. 6, nga ku shprehu nevojën për kthimin e qytetit në drejtimin e duhur. I shoqëruar nga kryetari i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri dhe kryetari i njësisë nr.6, Krenar Cenollari, Veliaj vlerësoi se jemi në një moment fantastik që Tirana jonë të mbajë hapin e qeverisë dhe të ecë shpejt në drejtimin e duhur.

“Ky është një moment i shkëlqyer që qyteti të mos shkojë më në kundravajtje. Në këto 4 vjet bashkia e Tiranës ka marrë gjobë nga të gjithë qytetarët sepse ka ecur në kundravajtje, prandaj ka ardhur momenti që të ecim në drejtimin e duhur dhe të mos gjobitet më nga qytetarët”, deklaroi Veliaj. Sipas tij, është koha të kemi një kryetar bashkie që punon për qytetarët e Tiranës, jo një bashki që merret me partinë. Ai tha se këto 45 ditët e mbetura para 21 qershorit, duhet të bëjmë maksimumin që ashtu si në 2013, Aleanca për Shqipërinë Europiane të marrë një fitore spektakolare për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur”, tha ai.

Veliaj u ndal dhe në zonën e Ndroqit, e cila me ndarjen e re administrative do të jenë pjesë e bashkisë së re të Tiranës. Ai u shpreh se shitja në rrugë nuk është zgjidhje, prandaj Tirana ka nevojë për tregje të reja, edhe për faktin pse ka zona që kanë më shumë tregje seç duhet dhe ka zona që nuk kanë treg fare.

May 8, 2015 19:15
Komento

7 Komente

  1. besi May 9, 09:34

    Ju jeni po e coni Shqiperine ne Humnere dhe flisni per kundravajtje!

    Reply to this comment
    • Objektivi May 9, 15:34

      Tirana ka kater vite pa kryebashkiak. Kryeqyteti eshte lene ne harrese, asnje investim nuk eshte kryer. U premtua shume mirpo nuk eshte realizuar asgje. Shpresojme qe z.Veliaj te drejtoje ne menyren me te mie qytetin.

      Reply to this comment
  2. Gjergji May 9, 09:39

    Me Viliajn ne krye te Bashkise qyteti jo vetem qe do te shkoje ne kundravajtje por dhe ne rruge pa krye.

    Reply to this comment
  3. elsa May 9, 09:40

    Ky eshte moment i shkelqyr qe Tirana t’i thote jo mashtruesti Erion Velise

    Reply to this comment
  4. lori May 9, 10:51

    Se cfare e ka gjetur Edin(Enverin) dhe Erion(Ramizin) qe e kane kapur fushaten me shembuj nga trafikur rrugor; drejtimi i duhur, kundravajtje etj. kur s’dine as ti japin makine po vetem gojes

    Reply to this comment
  5. info analitike May 9, 11:11

    veliaj ka arritur aty ku eshte pikerisht se ka ecur “kundravajtje”. Ai eshte shembulli me i keq ne kete drejtim.

    Reply to this comment
  6. Elsi May 9, 17:36

    Kundravajtja e vetme ne kete vend do te jeni ju z. Eri Rondelja dhe zogu i Rames per Tiranen nese do te viheni ne Krye te Bashkise Tiranes. Rilindja juaj aktualisht ka ne dore pushtetin dhe ja cpo ju ben shqiptareve . Po i detyron te ikin dhe te kerkojne azil politik drejt vendeve te BE-se . Gjithashtu po shkaterojni edhe vendin per shkak te rritjes se cmimeve ne cdo gje dhe papunesia ne shifra maramendese .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*