Veliaj: Lejet e ndërtimit në përputhje me zhvillimin demgrafik, Basha ka dhënë 650 mijë m2 leje

March 25, 2019 17:14

Veliaj: Lejet e ndërtimit në përputhje me zhvillimin demgrafik, Basha ka dhënë 650 mijë m2 leje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se lejet e ndërtimit në Tiranë janë dhënë në përputhje me rritjen demografike të popullsisë dhe për të mos lejuar rritjen e çmimeve të apartamenteve.

Duke folur në emisionin “Real Story” ai ka theksuar se sot Tirana është vendi më i kërkuar për të jetuar nga shqiptarët, ndaj dhe zhvillimi I qytetit duhet të jetë në përputhje me kërkesat dhe përqendrimin e popullsisë. “Sa i takon ekofrymës nuk besoj se Tirana ka patur ndonjëherë më shumë korsi biçikletash. Apo janë mbjellë më shumë pemë. Sot Sharra është komplet e rehabilituar.

Ekofryma sot është shumë herë më e pranishme. Një kryetar bashkia duhet të mendojë jo vetëm për ata që mbërritën të parët. Kush jam unë që t’i them, a tani u mbush, nuk keni më vend në Tiranë? Nëse sot 9 në 10 studentë thotë dua të jetojmë në Tiranë, atëherë çfarë mund të bëjë një kryetar bashkie. Nëse nuk jepen leje për ndërtimin e pallateve të reja, atëherë çmimi i apartamenteve do të rritet ndjeshëm”, tha Veliaj.

Ai shtoi se fakti që çmimi e apartamenteve në Tiranë rritet ende, tregon se raporti i lejeve të dhëna me nevojat që kanë qytetarët është negativ. Kryetari i Bashkisë së Tiranës hodhi poshtë edhe akuzat e opozitës, duke theksuar se në kohën e Bashës është dhënë një volum më i madh lejesh për ndërtim, dhe ajo që është edhe më negative janë dhënë në mënyrë të pa studiuar.

“Në vitin 2014 ai ka dhënë 650 mijë m2 ndërtim, kurse ne më pak se 500 mijë m2 ndërtim, nga të cilat vetëm kompleske masive, se aty futen të gjitha si stadium si kullat e larta, se aty futen të gjitha pavarësisht se zënë më pak territor, janë shumica e këtyre m2, ndërkohë në kohën e Bashës, po të shihni nëpër Tiranë se ku janë ndërtuar pallatet, janë pafundësisht ndërtim stoku masiv.

Se ndërtim quhet edhe Bulevardi i Ri, edhe shkollat ndërtim quhen, ndërtim edhe stadium i ri”, tha Veliaj.

March 25, 2019 17:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*