Veliaj: Mandatin tjetër, udhëtimi i parë me tren elektrik nga Tirana në Rinas

July 23, 2018 14:37

Veliaj: Mandatin tjetër, udhëtimi i parë me tren elektrik nga Tirana në Rinas

 

Treni do të vijë shpejt në Tiranë, por kësaj here do të jetë elektrik.

Stacioni i ri do të jetë thuajse në të njëjtin vend si stacioni i vjetër, aty ku tashmë është vendosur në shenjë simbolike instalacioni i një lokomotive me avull, për të kujtuar të vjetrën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se shpejt qytetarët e Tiranës do të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit me tren elektrik, lajm të cilin e dha në ceremoninë e vendosjes së instalacionit të lokomotivës me avull në hyrje të Bulevardit të Ri, si bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë dhe “Hemingway Fan Club Albania”.

“Treni i ri elektrik do të kalojë në anën tjetër, kjo është arsyeja pse e vendosim lokomotivën në këtë anë. Me këto mundësi, besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik, pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës. Do të kemi mundësi të shikojmë, ku ishim, ku jemi dhe ku duam të shkojmë në të ardhmen”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se instalacioni i ri i lokomotivës me avull, shërben jo vetëm si një kujtesë fizike.

“Kjo lokomotivë është prodhuar në vitin 1951. Kjo përkon me vitin kur u krijua konsorciumi i parë që i parapriu BE-së, që ishte unioni i çelikut dhe i qymyrit. Në fakt, avulloret e para në Europë ishin për të mundësuar tregtinë e çelikut dhe të qymyrit. Nga marrëveshja e vitit ’51 lindi ajo që sot quhet Bashkimi Europian, negociatat me të cilin do t’i hapim vitin tjetër. Kështu që, kjo është edhe një kujtesë jo vetëm fizike, por edhe politike, edhe e njerëzimit, edhe e faktit si ka zhvilluar jo vetëm shkenca, por edhe marrëdhëniet mes popujve, që nisën si marrëdhënie tregtare dhe sot janë marrëdhënie shumëpalëshe në atë që e quajmë familja evropiane”, tha ai.

Veliaj theksoi se e ardhmja e Tiranës nuk është një qytet ku punët i bën vetëm bashkia, po ku djem dhe vajza fantastikë adoptojnë një pjesë të qytetit për ta zbukuruar. “Në shumicën e vendeve të botës, një park, një lulishte, një instalacion, një statujë, në fakt nuk janë prodhime të bashkisë, por i djemve dhe vajzave të atij qyteti, komune apo lagjeje, që bëhen bashkë për të krijuar një mikrohapësirë, të cilën e adoptojnë. E ardhmja e Tiranës nuk është një qytet ku punët i bën vetëm bashkia, po ku djem dhe vajza fantastikë adoptojnë një copë të qytetit për ta zbukuruar, ashtu si është sot vend më i bukur Bulevardi i Ri me këtë instilacion fantastik pas nesh”, deklaroi ai, teksa falenderoi të gjithë ata të rinj dhe të reja që u morën me vendosjen e këtij instalacioni në kryeqytet.

Lokomotiva e vendosur në Bulevardin e Ri u prodhua ne vitin 1951 në Poloni dhe përfundoi misionin e saj në vitin 1986, në Shqipëri.

Fillimisht u shërbeu udhëtarëve e më pas trenave te mallrave, ndërsa tashmë do të na kujtojë stacionet hekurudhore që ngjajnë me stacionet e jetës, me historitë dhe emocionet, dashurisë që mbajti gjallë familjet e largësitë që kjo lokomotivë i shkurtoi.

Më shume se një relike e fillimit hekurudhor shqiptar, lokomotiva me avull shërben edhe simbol i rrugëtimit të pandalshëm i zhvillimit të Tiranës.

Instalacioni i lokomotivës, i titulluar “Avullorja 02”, është ideuar dhe restauruar nga Hemingway Fan Club  Albania.

a.s/dita

July 23, 2018 14:37
Komento

5 Komente

  1. 44444 July 23, 15:24

    Cfare hallesh ka populli e me cfar merret ky adoleshent i pa afte dhe mashtrues!

    Reply to this comment
    • GR July 23, 15:41

      O idiot, mire ke qene? Ky adoleshenti qe thua ti po ben ate qe shpellaret e tu dhe ti bashke mezi cprisni ta shkaterroni. Por jo, ju ka ardh fundi shpellareve tashme, do ktheheni brenda shpellave nga keni dale…

      Reply to this comment
  2. uskania July 23, 16:19

    Një punë me shumë kulturë. Tirana po ecën në shinat e qyteteve më të mira në botë dhe kjo gjë vjen falë kulturës, vizionit dhe energjive krijuese e zbatuese të Erion Velisë.

    Reply to this comment
    • Doni apo nuku doni ju o mije kenetash e mizakali dje e sot,Drejtesia do te BEHET. July 24, 09:35

      Tirana me dyshen ramavic e veliajvic e berishavicet nen hije e shoqeri,ja ka humbur indentitetin,gje qe ne perendim ruhet me fanatizem.Mjaft me,me lavde e hymnizime ndaj ujqerve e cakejve qe nuku kane te ndalur ne grabitje e tjetersim te pasurise kombetare e private nga fuqia e ligesise se te tre pushteteve.Prisni se nuku keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’ju mbetet nje ender dhe e nesemja nga bange e Drejtesise ne burgun e Recit ne nje fund te turpshem e pa kthim.Besoni,binduni e ndaluni ne pangopesi dhe rrefehuni,qe Populli,USA,BE e Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne…….

      Reply to this comment
    • Doni apo nuku doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET. July 24, 12:35

      Per cfare kulture veliajvicjane na derdellis ti o mizekali,per ate te shkaterrimit te indentitetit te Tiranes se kuqe,qe lau me gjak patriotesh e luftetaresh te lirise e demokracise kalldreme,rruge e bulevarde,apo nje luge supe e prishur ngrene nga jashteqitja shqiptare ne politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot,te ben per te vjelle.Mjaft eshte MJAFT.Vettingu do t’i zbuloje petet ketije lakrori te felliqur te gatuar nga bijte e eterve te diktatures komuniste e mostrat e saje,qe nuku kane te ndalur ne ligesi me fuqine e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te medjas qe si lavatrice vazhdon tuj pastruar leket e piset.Prisni, se nuku keni pare gje akoma, kure e djeshmja dhe e sotmja veliajvicerve,ramavicerve,metavicerve,berishavicerve e bashavicerve me shoke e shoqe t’ju mbetet nje ender,dhe e nesermja e afert nga bange e Drejtesise ne burgun e Recit,ne nje fund te turpshem e pakthim.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza si dhe mijra femije te mbetur jetim,pa harruar njepasuri kombetare e private te grabitur e te tjetersuar nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne date e vite qe kerkon Drejtesi,aqe sa detyroje qe Populli,USA,e BE-ja te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi e ligjin e Dekriminalizimit.Ne kete konteks ne moralin tuaj o mije kenetash e mizakali,eshte te ndalni ligesite e pangopesite dhe t’i thoni NDAL shkallmimit te indetitetit te Tiranes e te gjithe Shqiperise,pastaj te zbrazni xhepat e mbushura me leke te piset e te largoheni nje here e mire nga politika,se ate qe e vonon njerezia,do ta beje Perendia shume shpejt.Besoni,binduni e thoni NDAL ligesive tuaja dhe rrefehuni,qe Populli,USA,BE e Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne.Rruge te mesme per ju o mije kenetash e mizakali nuku ka,sado leke te piset e pushtete qe te keni,nuke do ti shpetoni Drejtesise.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*